Lajmet

​Aprovohet plani për punësimin e të rinjve

Skema ka për qëllim zvogëlimin e numrit të të rinjve që nuk janë në punësim, shkollim apo trajnim.

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se pas përfundimit të analizës së detajuar mbi numrin dhe karakteristikat demografike të të rinjve që nuk janë në shkollë, punë apo trajnim, Qeveria e Republikës së Kosovës ka parë nevojën për ndërhyrje të menjëhershme institucionale.

Sipas MFPT-së, si rezultat, në takimin e dytë ministror është aprovuar plani i zbatimit për skemën e garantuar për të rinj, që ka për qëllim zvogëlimin e numrit të të rinjve që nuk janë në punësim, shkollim apo trajnim, si dhe sigurimin e një ofertë për punësim për të gjithë personat (15-29 vjeç), brenda katër muajve që deklarohen si punëkërkues.

“Si hap fillestar, plani parasheh përmirësimin e cilësisë së edukimit profesional, rritjen e numrit të profileve të ofruara nga Qendrat për Edukim Profesional si dhe akreditimin e tyre, zgjerimin e mundësive të të mësuarit nga praktika, ofrimin e edukimit profesional për të rritur si dhe njohjen e mësimit paraprak. Në këtë linjë, paralelisht me ndërhyrjet në sistemin e edukimit profesional, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të bëjë zgjerimin e kapaciteteve të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe rritjen e efektivitetit të shërbimeve të ofruara nga kjo Agjenci, duke inkuadruar edhe shërbime të reja si psh. orientimi në karrierë. Pas kësaj, MFPT do të ridizajnojë Masat Aktive të Tregut të Punës për të siguruar mbulueshmëri të një numri më të madh veçanërisht të personave jo-aktivë dhe atyre të dekurajuar. Në fund të takimit, të gjithë pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë që të vazhdojnë punën me hapa konkretë për realizimin e qëllimit të Skemës”, thuhet në komunikatë.

Vendi

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Vendi

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara