Vendi

​Aparatura e Radioterapisë në QKUK, jashtë funksionit

Të gjithë pacientë e planifkuar për radioterapi janë njoftuar përmes telefonit në lidhje me situatën.

Published

on

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se për shkak të reshjeve të shumta atmosferike, ka ardhur deri te depërtimi i ujit në bodrumin e Klinikës së Onkologjisë, ku ndodhet aparatura e Radioterapisë.

Ekipet e Klinikës së Onkologjisë, bashkë me sektorin teknik dhe atë të paisjve mjekësore të QKUK-së, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme duke ç’kyçur nga puna aparaturën e radioterapisë, me qëllim të parandalimit të pasojave të pa paparashikueshme.

Në ndihmë kanë ardhur edhe ekipi zjarrëfikësve dhe shërbimve komunale të cilët kanë asistuar gjatë gjithë kohës. Apratura e Radioterapisë për momentin është jashtë funksionit, kurse shërbimet e tjera në Klinikën e Onkologjisë po ofrohen normalisht.

Ekipi i kontraktuar për mirëmbajtje të aparaturës mjekësore është duke analizuar situatën e aparaturës së radioterapisë dhe bazuar në vlerësimin final dhe testimet e nevojshme, Kolegjiumi i Klinikës së Onkologjisë do të dalë me rekomandime, se si do vperohet më tutje me trajtimin e rasteve në radioterapi.

Të gjithë pacientë e planifkuar për radioterapi janë njoftuar përmes telefonit në lidhje me situatën e krijuar dhe do të mbahen të informuar.

Lajmet

Albin Kurti do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit

Published

on

Kryeministri në detyrë, njëherësh i mandatuari tanimë për qeverinë e re, Albin Kurti do të udhëtojë për në Londër ku do të përfaqësojë Kosovën në samitin e Procesit të Berlinit që zhvillohet më 22 tetor.

Procesi i Berlinit synon të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE) përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes politike, ekonomike dhe teknike nga vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Gjermania.

Ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar mandatin përmes së cilit ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Sipas presidentes ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të mandative në Kuvend nga rezultat e zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti.

“Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e qeverisë për miratim”, thuhet në njoftimin e Presidentes. Mandatimi i Kurtit për formimin e qeverisë së re u mundësua vetëm një ditë pas Parlamenti i Kosovës përfundoi një proces të stërzgjatur të konstituimit me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit Nenad Rashiq nga radhët e komunitetit serb. Rashiq nuk është nga lista Srpska, ndonëse kjo e fundit pretendon që nënkryetari i kuvendit u zgjodh jashtëligjshëm dhe se i takon asaj ky post, sepse është grupi  më i madh parlamentar  me nëntë deputetë nga radhët e komunitetit serb.”

Pavarësisht se kanë kaluar shumë muaj Kosova vazhdon të jetë me qeveri në detyrë.

Kuvendi i Kosovës u konstituua me shumë vështirësi, derisa Lista Serbe çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të komunitetit serb e çoi edhe një herë në Kushtetuese.

Kjo u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese të cilët thanë se kanë pranuar tanimë ankesën e Listës Serbe e cila do të trajtohet në vazhdim. Kurse ditë më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur mbi krijimin e qeverisë së re.

Në konferencën për media, ai tha se dita e fundit për ta prezantuar kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Tërhiqet trupi i pajetë afër Liqenit të Jezhnicës-Shtërpcë

Published

on

Një trup i pajetë është tërhequr afër Liqenit të Jshnizcës-Shtërpcë, ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës.

FSK ka njoftuar se trupi i është dërguar autoriteteve për procedura të mëtejme.

“Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas marrjes së informacioneve nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka angazhuar togun e Kërkim Shpëtimit Malor në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale, ku me sukses ka përfunduar misionin sfidues tërheqjen e trupit të pajetë të një personi, afër Liqenit të Jezhnicës- Shterpcë, trupi i pajetë është dorëzuar autoriteteve për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e FSK-së./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Rasti Banjska: Dëshmia e dëshmitarit anonim A2 po dëgjohet pa praninë e mediave

Published

on

E përditësuar:

10:40

Me kërkesë të prokurorisë dëgjimi i dëshmitarit anonim A2 në rastin “Banjska” po vazhdon të dëgjohet pa praninë e mediave.

Prokurori i rasti, Naim Abazi ka kërkuar që seanca e sotme në rastin për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit të vazhdoi e mbyllur për publikun. Sipas tij nëse kjo seancë mbahet e hapur rrezikohet edhe i akuzuari dhe procesi gjyësor.

Ai tha se dëshmitari i sotëm ka statusin anonim.

Kundër kësaj kërkese ishte avokati, Blagoje Spasojeviq, Lubomir Pantoviq.

Sipas tij Prokuroria nuk ka dhënë arsyet konkrete për të kërkuar mbyllje të seancës.

Më pas kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti aprovoi kërkesen e prokurorisë.

“Aprovohet propozimi i pokurorisë që seanca të kaloj në seancë të mbyllur gjatë dëgjimit të dëhsmitarit A2 me qëllim të mbrojtjes së dëshmitarëve”, tha ai./S.K/KP/

10:30

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor në rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Të pandehurit ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe shpëlarja e parave.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radoiçiq i cili e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë aktualisht në arrati./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

EMSC: Tërmet në Jug të Shqipërisë

Published

on

Pak pas mesnatës, dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter, janë regjistruar në Jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.

Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara