Lajmet

​Ambasadori zviceran për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi: Kërkohet guxim

Kolly tha se Zvicra është duke kontribuar maksimalisht që të gjendet një ujdi në dialog me njohje të ndërsjellë.

Published

on

Ambasadori zviceran në vendin tonë, Thomas Kolly, shpreson që dialogu mes Kosovës dhe Derbisë të ketë një “përfundim të mirë”. Ai tha se për të arritur deri të një përfundim i mirë kërkohet guxim dhe ambicie.

Kolly tha se Zvicra është duke kontribuar maksimalisht që të gjendet një ujdi në dialog me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve.

“Sigurisht, ne kemi shumë shpresë se dialogu do të çojë në një rezultat pozitiv. Zvicra në kuadrin e përpjekjeve të BE-së, që BE-ja po i zhvillon, ne gjithashtu po ofrojmë ndihmën tonë. Ne jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë këtu në Prishtinë, siç jemi edhe në kontakt të ngushtë me qeverinë e Beogradit, dhe sigurisht, shpresojmë që më në fund ky dialog të ketë një përfundim të mirë”, theksoi Kolly.

I pyetur nëse mund të ketë një marrëveshje përfundimtare mes të dy vendeve brenda këtij viti, ambasadori Kolly u shpreh se ka shpresë por kërkohet guxim dhe ambicie.

“Siç më tha një miku im i mirë, le të jemi të guximshëm. Pra, le të jemi ambicioz dhe të guximshëm. Pra, shpresojmë që po (të ketë një marrëveshje finale brenda vitit), ta përfundojmë dialogun në kushte shumë të mira”, tha Kolly.

Thomas Kolly është ambasador i një vendi mik të Kosovës dhe i cili kontribuon në vazhdimësi në fusha të ndryshme.

Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim Ruth Huber, foli për investimet e Zvicrës gjatë 20 viteve të fundit në Kosovë.

Sipas Huber, Zvicra deri më tani ka investuar mbi 400 milionë euro në Kosovë në fusha të ndryshme zhvillimore përmes dy agjencive zvicerane duke përfshirë rritjen e vendeve të punës, përmirësimin e qasjes në ujë dhe duke forcuar sistemin shëndetësor.

“Në fakt, Zvicra dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), po kontribuojnë me rreth 20 milionë euro në vit, me SDC dhe SECO, në fakt janë dy agjenci të ndryshme, investohen rreth 20 milionë euro në vit në Kosovë, në fusha të ndryshme zhvillimore. Pra, nëse shikojmë prapa në gjithë angazhimin e Zvicrës këtu në 20 vitet e fundit, janë rreth 500 milionë euro që janë investuar këtu. Nëse i përfshijmë të gjitha fushat e ndryshme që Zvicra po punon, duke përfshirë në fakt edhe SëissCO”, u shpreh Huber.

E përfituesit e investimeve qindra milionëshe sipas Huber janë komunat dhe institucionet qeveritare, duke përfshirë projekte të ndryshme të cilat ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve shtetërore.

“Ne kemi tre fusha kryesore ku fokusohet programi ynë, dhe në fakt kemi vazhdimësi në këto tre fusha. E para ka të bëjë me qeverisjen, institucionet demokratike dhe paqen, e dyta ka të bëjë me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, dhe e treta ka të bëjë me ujin, ndryshimet klimatike dhe çështjet shëndetësore. Pra, këto janë tre fushat, me disa projekte në secilën fushë, projekte të kryera së bashku me institucionet qeveritare, komunat, institucionet e shoqërisë civile dhe sektorin privat”, tha Huber.

Huber ka theksuar se edhe bashkëpunimi me qeverinë aktuale, organizatat joqeveritare, shoqërinë civile dhe komunat është duke shkuar shumë mirë dhe, sipas saj, bashkëpunimi i tillë do të vazhdojë edhe më tutje.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara