Lajmet
Ambasadori amerikan konfirmon mbështetjen për sektorin e arsimit
Published
5 years agoon
By
Betim GashiAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett, ka takuar ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Dukagjin Pupovci.
Ministrja Nagavci e ka njoftuar ambasadorin Kosnett për programin qeverisës, ku objekt strategjik i tij, janë të gjitha fushat e arsimit në Kosovë.
Në këtë takim, u shpreh vullnet për bashkëpunim që nga vlerësimi formativ e deri te ndërlidhja e arsimit me tregun e punës, duke përmendur këtu inkuadrimin e ish bursistëve të mbështetur nga qeveria amerikane.
Ambasadori Kosnett ka theksuar se qeveria amerikane e mbështet zotimin e Qeverisë së Kosovës që në pozita të rëndësishme të vendosen persona të kualifikuar.
Po ashtu, Ambasadori e ka cilësuar si të nevojshëm edhe krijimin e programeve për mësimin e gjuhëve të komuniteteve.
“Ministrja Nagavci theksoi se deri në vjeshtën e këtij viti do të krijohet programi për përfshirjen e profesorëve nga mërgata. Ajo e vlerësoi të rëndësishëm bashkëpunimin me Fakultetin e Edukimit për t’u siguruar që programet e tij synojnë programe cilësore”, njoftoi MASh-i.
Në takim u diskutua edhe për funksionalizimin e Bordit të KShC-së, ku ministrja siguroi se procedura do të jetë transparente.
Kosnett është shprehur i gatshëm për bashkëpunim të afërt në të ardhmen në fushat që janë me rëndësi për zhvillimin e vendit.
Ajax ka konfirmuar nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të Arsenalit dhe kombëtares së Ukrainës, Oleksandr Zinchenko, i cili ka firmosur një kontratë 6-mujore me klubin në Amsterdam.
Zinchenko, 31 vjeç, largohet nga Arsenali pas tre vitesh e gjysmë, duke lënë pas 91 paraqitje dhe tre gola. Ai kaloi gjashtë muaj të fundit me huazim te Nottingham Forest, ku bëri vetëm pesë paraqitje në Premier League.
Me këtë lëvizje, Ajax synon të përforcojë skuadrën për garat e Ligës së Kampionëve.
/KosovaPress/
Lajmet
Kamerat inteligjente në RMV regjistrojnë çdo shkelje, gjoba edhe për kosovarët
Published
2 minutes agoon
February 3, 2026
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut se autoritetet e këtij shteti kanë filluar zbatimin e sistemit elektronik për monitorimin e komunikacionit rrugor, të njohur si “Qyteti i sigurt”.
Sipas Policisë, monitorimi i komunikacionit rrugor realizohet përmes pajisjeve teknike dhe kamerave inteligjente, të cilat evidentojnë automatikisht shkeljet e rregullave të komunikacionit, në përputhje me legjislacionin përkatës.
Në fazën e parë, ky sistem do të zbatohet në qytetet Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe përgjatë Korridorit 8 dhe Korridorit 10. Shkeljet që do të evidentohen përfshijnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, kalimin në semafor të kuq, ndalimin dhe parkimin e parregullt, si dhe qarkullimin me automjete të paregjistruara.
Policia e Kosovës bën të ditur se për automjetet me targa të huaja, përfshirë ato nga Kosova, në rast të shkeljeve të konstatuara nga sistemi “Qyteti i sigurt”, shoferët do të njoftohen gjatë hyrjes ose daljes nga territori i Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit, qytetarët e huaj kanë të drejtë të përfitojnë ulje prej 50 për qind të gjobës nëse pagesa realizohet brenda afatit prej tetë ditësh. Në rast mospajtimi me shkeljen ose mosrealizimi të pagesës, do të iniciohet procedurë kundërvajtëse para gjykatës kompetente.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë dispozitat ligjore të komunikacionit gjatë udhëtimit dhe qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, me qëllim të shmangies së gjobave dhe procedurave ligjore.
/Kosovapress/
Lajmet
Avokati Selimaj: Edhe pa paraburgimin mund te arrihen rezultatet hetimore
Published
13 minutes agoon
February 3, 2026
Avokati Meshari Selimaj ka thënë se vendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë që të mbrohen në liri të arrestuarit në rastin e manipulimit të votave, është një tregues se edhe pa paraburgim mund të arrihen rezultatet hetimore në këtë rast penal.
“E pata konsideruar si masë tejet ekstreme atë të paraburgimit në rastin e manipulimeve të pretenduara me zgjedhje. Vendim i drejtë, i ligjshëm e parimor ky i Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Në mesin e tyre ka edhe persona të rinj në moshë të lindur në vitin 2005 apo 2007, madje edhe për më keq janë femra një pjesë e mirë e tyre. Ju mungon edhe eksperienca jetësore për ta përballuar një masë kaq të rëndë siç është paraburgimi, e cila si masë nuk mundet dhe s’guxon ta arrijë qëllimin e dënimit. Edhe pa paraburgimin mund të arrihen rezultatet hetimore në këtë rast penal, me masa të tjera e pa paraburgim”, ka shkruar Selimaj në rrjetin e tij social “facebook”.
Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton të hënën se ka mbajtur tri (3) seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) të pandehurve. Pas shqyrtimit të kërkesave dhe vlerësimit të provave të paraqitura, Gjykata ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: R.J., L.H., N.D., A.N., B.F., H.S., Sh.N., Y.S., D.K. dhe S.S., duke vendosur që të njëjtit të mbrohen në liri. /Ekonomia Online/
Lajmet
Rektori Hajrizi i ftuar në eventin global “Technogym Innovation Outlook 2026″, prezanton potencialin e UBT Smart City për t’u bërë UBT Wellness City
Published
11 hours agoon
February 2, 2026By
ubtnews
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është ftuar të marrë pjesë në eventin vjetor ndërkombëtar të kompanisë lidere globale Technogym, “Technogym Innovation Outlook 2026”, i cili po mbahet në Itali dhe ku marrin pjesë qindra profesionistë, ekspertë dhe përfaqësues nga mbarë bota.

Ky event prestigjioz shërben si platformë globale për prezantimin e teknologjive më të avancuara në fushën e sportit, fitnesit, shëndetit dhe mirëqenies, si dhe për diskutimin e trendeve të reja dhe mundësive të bashkëpunimit ndërkombëtar, të zhvilluara nga dhe në bashkëpunim me Technogym.
Gjatë kësaj vizite, e cila vjen si rezultat i vizitës së përfaqësuesve të Technogym në UBT, Rektori Hajrizi u takua dhe zhvilloi biseda me udhëheqës të departamenteve të edukimit, shkencës, zhvillimit dhe projekteve të Technogym, me fokus të veçantë bashkëpunimin në implementimin e teknologjive dhe programeve të Technogym-it në ekosistemin e UBT-së, me ç’rast mundësohet realizimi i plotë i UBT Wellness City si një komponentë e domosdoshme e UBT Smart City.
Kështu, modeli i zhvilluar UBT 5S (Small Smart Self-Sustain City), i zbatuar në UBT Smart City, kompletohet edhe me komponentën e mirëqenies dhe stilit të jetesës. Me këtë rast krijohet një model unik që përfaqëson modelin e ri të jetesës në qytete, një shembull se si teknologjia e avancuar, inteligjenca artificiale, sporti, nutricioni, shëndeti dhe rehabilitimi mund të ndërlidhen në një ekosistem të vetëm, të integruar, të personalizuar dhe të qëndrueshëm.
Përmes këtij ekosistemi, nxënësve, studentëve, stafit akademik dhe administrativ, institucioneve dhe komunitetit të gjerë të Kosovës u ofrohet një sistem i kompletuar për fitness, wellness, sport, rehabilitim dhe lifestyle, i ndërtuar mbi praktikat më të mira ndërkombëtare dhe i mbështetur nga teknologjitë dhe sistemet më të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, e cila mundëson mbështetje të personalizuar për individin.
Ky vizion bëhet i mundur falë faktit se ekosistemi i UBT-së tashmë është ndërtuar mbi këto baza, duke përfshirë dimensionin edukativ, shkencor, inovativ, zhvillimor dhe klinik, duke e pozicionuar UBT-në si një qendër rajonale dhe më gjerë në fushën e mirëqenies dhe shëndetit të integruar.
Një bashkëpunim me Technogym pritet të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve në kampuset e UBT-së, në qendrat e trajnimit, shërbimet shëndetësore dhe spitalore, si dhe në zhvillimin e aktiviteteve sportive, duke e forcuar më tej rolin e UBT-së si lider në inovacion, transformim shoqëror dhe zhvillim ekonomik, sepse, siç tha edhe Presidenti i Technogym, po kalojmë dhe duhet të kalojmë nga Green Economy në Wellness Economy.




Zyrtarizohet largimi i rëndësishëm nga Arsenali
Kamerat inteligjente në RMV regjistrojnë çdo shkelje, gjoba edhe për kosovarët
Arrestohet pejani: Kërkohej për kanosje, bëri probleme gjatë transportit për në stacionin policor
Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për Epsteinin
Avokati Selimaj: Edhe pa paraburgimin mund te arrihen rezultatet hetimore
Seanca ndaj Endrit Nikës, për vrasjen e argjentinases në Fushë Kosovë
PZAP – 96 orë afat për shqyrtimin e ankesave
Rektori Hajrizi i ftuar në eventin global “Technogym Innovation Outlook 2026″, prezanton potencialin e UBT Smart City për t’u bërë UBT Wellness City
“Atë ditë në Izbicë s’ka pasë dasëm, por janë masakruar 137 veta”, familjari i zhgënjyer me dënimin ndaj Alidemajt
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Rajoni3 months agoNjë kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku
