Lajmet

​Aliu: Brenda këtij viti do të jetë funksionale pista e re në Aeroportin “Adem Jashari”

Aliu ka vizituar sot Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se brenda këtij viti do të jetë funksionale pista e re e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Aliu që sot ka vizituar aeroportin, tha se me investimet që po bëhen do të mundësohet edhe normalizimi i hapësirës së ulët ajrore, gjë e cila tha se do të ndikojë që të ulen çmimet e biletave.

Ministri tha se me pistën e re do të mund të ketë aterime edhe në kushte të rënda klimatike, që sipas tij deri më tash nuk ka qenë e mundur.

“Çështja e projektit të zgjerimit të pistës si dhe pajisjeve që në kuadër të këtij projekti parashihen të realizohen për shërbime të rëndësishme për vendin tonë. Së pari temë e diskutimit ishte përfundimi i këtij projekti dhe vënia në funksion sa më herët e pistës së re të zgjatur e cila do të ndihmojë jashtëzakonisht shumë në çështjet e aterimeve edhe në kushte të rënda klimatike, gjë që ka qenë problematike në të kaluarën. Pra, tani pas realizimit të këtij projekti që besojmë që brenda këtij viti do të jetë funksionale pista e re, e që jemi dakorduar se si do të mund të arrijmë deri në këtë pikë me një punë të shtuar me intensitet më të lartë të realizimit të punëve, atëherë edhe mërgimtarëve tanë, si dhe udhëtarët të cilët vijnë nga jashtë dhe aterojnë në pistën tonë do të kenë mundësinë që të realizojnë këtë edhe në kushte të rënda klimatike gjë që në të shkuarën nuk ka qenë e mundur”, tha ai.

Aliu tha se realizimi i këtij projekti do të mundësojë normalizimin e hapësirës së ulët ajrore, e që sipas tij do të ketë ndikim që të bien çmimet e biletave të udhëtimit.

“Çka është e rëndësishme po ashtu, ky projekt dhe realizimi i këtyre pozicioneve të rëndësishme të këtij projekti do të mundësojë normalizimin e hapësirës së ulët ajrore të vendit tonë, gjë që është dëshirë e shumë viteve për ta realizuar e cila besoj që do të arrijmë ta realizojmë po ashtu në përfundim eventualisht në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo do të krijoj kushte të mira që të bien edhe çmimet e biletave, pasi që do të mund të shkurtohen fluturimet dhe rrugët ajrore do të jenë më të shkurtra dhe rrjedhimisht do të kemi edhe shpenzime më të pakta gjatë aterimit”, u shpreh ai.

Ministri Aliu tha se për realizimin e këtij projekti nuk do të ketë nevojë për tender të ri, pasi tha se për të njëjtin projekt ekziston kontrata dhe vetëm do të përshpejtohen punët.

Lajmet

Del nga shtypi libri “Rezistenca e Materialeve – 2” nga profesori i UBT-së, Naser Morina

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Naser Morina, ka botuar librin e ri “Rezistenca e Materialeve – 2”, i cili u dedikohet studentëve dhe profesionistëve të fushës së inxhinierisë së ndërtimit.

Ky botim paraqet një vazhdim të thelluar të koncepteve të rezistencës së materialeve, duke trajtuar në mënyrë të detajuar sjelljen e materialeve dhe elementeve strukturore nën veprimin e ngarkesave të ndryshme. Libri përfshin analizën e avancuar të sforcimeve, deformimeve dhe stabilitetit të strukturave, duke ndërlidhur teorinë me aplikimet praktike në inxhinieri.

Përmes shpjegimeve të qarta dhe shembujve ilustrues, “Rezistenca e Materialeve – 2” synon të ndihmojë studentët në përvetësimin më të lehtë të koncepteve komplekse, si dhe të shërbejë si një udhëzues i vlefshëm për zgjidhjen e problemeve inxhinierike në praktikë.

Ky libër përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e literaturës akademike në gjuhën shqipe dhe mbështet zhvillimin profesional të gjeneratave të reja në fushën e inxhinierisë.

Continue Reading

Lajmet

Kthehet në Kosovë ish-ushtari i UÇK-së që po mbahej në Serbi

Published

on

By

Pas disa muajsh qëndrimi në burgjet e Serbisë, sot është liruar dhe është kthyer në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mit’hat Llozhani. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci, i cili e ka shoqëruar Llozhanin sapo ai ka kaluar kufirin.

Avokati Koci e ka cilësuar këtë si një mision të vështirë dhe të rëndë, duke treguar se i është dashur të udhëtojë disa herë drejt Beogradit për të ndjekur rastin. “A kam pasë probleme dhe rrezik? Nuk është me rëndësi. Me rëndësi është që një qytetar i Kosovës u kthye në shtëpi,” ka deklaruar Koci, duke shtuar se këtë shërbim e ka kryer pa pagesë dhe për ideale kombëtare.

Sipas Kocit, Llozhani ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë gjatë kohës së burgosjes.

Ai ka paralajmëruar se informata më të detajuara rreth rrethanave të arrestimit dhe mbajtjes në Serbi do të jepen në ditët në vijim, së bashku me vetë Mit’hat Llozhanit.

Continue Reading

Lajmet

Raportohet i zhdukur një person në Leposaviq

Published

on

By

Një grua, shtetase e Serbisë, ka raportuar në polici se ka humbur kontaktet me djalin e saj në komunën e Leposaviqit. Sipas njoftimit, personi i zhdukur është po ashtu shtetas i Serbisë.

Lidhur me këtë rast është njoftuar menjëherë prokurori kompetent, i cili ka lëshuar urdhër për fillimin e hetimeve.

Njësitet policore janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e personit të raportuar si i zhdukur.

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, brenda një dite janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme.

Në rastin e parë në Lipjan, një burrë është denoncuar për dhunë ndaj një gruaje, ku pas intervistimit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë janë shënuar dy incidente; në njërin prej tyre një burrë është arrestuar dhe liruar pas marrjes në pyetje për dhunë ndaj një gruaje, ndërsa në tjetrin, i dyshuari është dërguar në mbajtje për shkak të dhunës së ushtruar.

Edhe në Pejë është raportuar një përleshje mes tri grave, të cilat janë sulmuar mes vete dhe njëra prej tyre ka marrë tretman mjekësor, por të gjitha janë liruar pas procedurave policore.

Ndërkaq, në Gjakovë një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Së fundi, në Mitrovicën e Veriut, dy burra janë shoqëruar në stacion pas një zënke familjare, por me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara