Lajmet

​“Albin Zajednica”, PSD ngjyros rrugët dhe ndërtesën e Qeverisë

Nënkryetari i PSD-së pas aksionit simbolik ka bërë thirrje për protestën e së shtunës.

Published

on

Partia Socialdemokrate u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e së shtunës. Kjo parti ka shprehur kundërshtinë ndaj asociacionit, duke deklaruar se kryeministri Albin Kurti po e pranon duke e quajtur “vetmenaxhim”. Aktivistë të PSD-së kanë ngjyrosur rrugët e disa objekte me mbishkrimin “Albin Zajednica”.

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni tha se Kurti e ka quajtur asociacionin “zajednicë” për të ikur nga e vërteta.

“Emrin “Zajednicë” asociacionit ia ka lënë vet Albin Kurti. Është ai që e ka pagëzuar asociacionin me Zajednicë. Ne të gjithë kemi qenë kundër asociacionit për shkak se asociacioni në vetvetë ka qenë i dëmshëm, për shkak se paraqet ndarje etnike. Mirëpo, Kurtit nuk i ka mjaftuar kjo, ai ka pasur nevojë për një fjalë serbe, në mënyrë që kështu të krijojë një lidhje të shkurtër edhe me i sulmua politikanët e të përfitojë pushtet për vete. Pra, kur ai e ka kundërshtuar asociacionin edhe e ka quajtur zajednicë, nuk i ka bërë shumë përshtypje sa i dëmshëm është asociacioni. Po si mund të përdoret ky për të sulmuar kundërshtarët politik”, ka thënë Hyseni.

Ai shtoi se shefi i ekzekutivit po e zbaton këtë marrëveshje, ani pse tenton ta paketojë ndryshe.

“Dikur kur iu ka nevojitur për ta bërë jashtëzakonisht dëmshëm asociacionin e ka quajtur zajednicë. Sot që po i duhet për tu fshehur, asociacioni po e quan ‘vetmenaxhim’. Mirëpo, si herën e parë, si herën e dytë kemi të bëjmë me një projekt jashtëzakonisht të dëmshëm, të cilin Kurti po e zbaton. Tash që po e zbaton ka vendosur t’ia ndërrojë emrin. Ata që dikur e ka quajtur Zajednicë, tash po e quan vetmenaxhim. Në fakt kemi të bëjmë me të njëjtin projekt të dëmshëm, veçse tash është njeri tjetër që ka për ta zbatuar. Duke qenë se është njeri tjetër që do ta zbatojë, po donë edhe ta paketojë pak më ndryshe”, ka shtuar ai.

Nënkryetari i PSD-së pas aksionit simbolik ka bërë thirrje për protestën e së shtunës.

Lajmet

Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Published

on

By

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.

Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Published

on

By

Një shtetas kosovar me inicialet F.V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

I dyshuari ishte arrestuar në Itali dhe kërkohej për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa thuhet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Continue Reading

Lajmet

PDK thirr konferencë për media sot në orën 14:00

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.

Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin “Adem Jashari”

Published

on

By

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së mërkurës pasi që dyshohet të ketë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Të kërkuara