Sport

​Alarm te Barcelona, Laporta në telashe për shkak të mungesës së parave

Published

on

Zgjedhja e Joan Laportas si presidenti i ri i Barcelonës kishte për qëllim të paralajmëronte një epokë të re të qetësisë dhe progresit në “Camp Nou”.

Sidoqoftë, pak më shumë se një javë pas zgjedhjes së tij ka një alarm në klub – siç detajohet nga një raport në “El Periodico” sipas të cilit ai nuk është në gjendje të bëjë një pagesë të detyrueshme.

Sipas statutit të klubit, çdo president i sapo zgjedhur duhet të bëjë një pagesë depozituese prej 15 përqind të buxhetit të klubit, e cila aktualisht qëndron në 124.6 milionë euro brenda dhjetë ditëve nga zgjedhja e tyre.

Sidoqoftë kompania e energjisë së rinovueshme Audax Renovables, me qendër në kryeqytetin katalanas, ishte kompania me të cilën Laporta kishte një marrëveshje për të paguar 70 milionë euro të asaj shume, por që u prish të hënën për shkak të natyrës së marrëveshjes.

José Elías Navarro, themeluesi i Audax, ka pohuar se do të ishte e pamundur për të që të financonte klubin, ata mund t’i ndihmojnë katalanasit vetëm në një nivel menaxherial dhe eksperience.

Tani, Laporta duhet të përpiqet për një plan B dhe sugjerohet që ai mund të marrë hua shumën nga HPS Partners, por ata do të kërkonin 5 përqind të interesit gjë që do të shtonte problemet financiare të klubit.

Mbetet e paqartë saktësisht se si Laporta do ta zgjidhë këtë çështje, por ai po përpiqet për të gjetur një mbështetës financiar në një periudhë afatshkurtër për të siguruar që ai mund të plotësojë zyrtarisht pozicionin presidencial të mërkurën.

Kulturë

Shqiptarët “pushtojnë” NBA-n, valle dhe muzikë tradicionale në parketin e Chicago Bulls

Published

on

By

Një moment i veçantë dhe plot krenari për komunitetin shqiptar është shënuar në një nga arenat më të mëdha të basketbollit në botë, gjatë një ndeshjeje të NBA.

Para përballjes mes Chicago Bulls dhe Phoenix SunsUnited Center, ansambli i komunitetit shqiptar në Illinois dhuroi një performancë mbresëlënëse me këngë dhe valle tradicionale.

Tingujt e muzikës shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarët të veshur me kostume kombëtare sollën energji dhe emocion në parket. Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në skenën e NBA-së.

Kjo natë e dedikuar komunitetit shqiptar dëshmoi edhe një herë se kultura shqiptare nuk njeh kufij  nga Shqipëria dhe Kosova deri në zemër të Chicago.

Momenti i veçantë tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar para botës bukurinë dhe pasurinë e traditave shqiptare.

Continue Reading

Sport

Final Four i Kupës së Kosovës në volejboll zhvillohet këtë fundjavë në Prishtinë

Published

on

By

Fundjava e parë e muajit prill sjell spektaklin e shumëpritur të volejbollit kosovar me organizimin e “Final Four” të Kupa e Kosovës në volejboll.

Katër ekipet më të mira në konkurrencën e meshkujve dhe katër të tjera në atë të femrave do të përballen për trofeun më të rëndësishëm në volejbollin vendor, në një vikend maratonik plot emocione dhe rivalitet.

Sipas programit, më 4 prill 2026 zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa më 5 prill 2026 luhen finalet që do të përcaktojnë fituesit e këtij edicioni.

Të gjitha përballjet do të zhvillohen në palestrën Pallati i Rinisë dhe Sporteve “1 Tetori” në Prishtina, ku pritet një atmosferë festive dhe përkrahje e madhe nga tifozët.

Continue Reading

Sport

Dilema e Vedat Muriqi para Real Madrid

Published

on

By

Mediumi spanjoll Última Hora ka raportuar për situatën e Vedat Muriqi përpara përballjes së RCD Mallorca ndaj Real Madrid, duke theksuar dilemat e mëdha që ekzistojnë në kampin e ekipit.

Sipas “Última Hora”, rikthimi i Muriqit nga angazhimet me Kosovën ka qenë i vështirë si fizikisht ashtu edhe emocionalisht:
“Sulmuesi kosovar kthehet në ishull pas dy ndeshjeve që kanë peshuar shumë në aspektin fizik dhe emocional, pikërisht në prag të një faze vendimtare për Mallorcën në garën për mbijetesë”.

Mediumi shton se sulmuesi “nuk ka pushuar aspak gjatë dritares së FIFA-s, përkundrazi, ka luajtur çdo minutë”, duke e bërë situatën edhe më delikate për stafin teknik.

Po ashtu, theksohet zhgënjimi i tij pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror:
“Pas humbjes ndaj Turqisë, Muriqi u pa i dëshpëruar, duke mos arritur të realizojë një ëndërr që ai vetë e përshkroi si një ‘pavarësi e dytë’ për Kosovën”.

Në këtë kontekst, sipas raportimit, trajneri Martín Demichelis përballet me një vendim të vështirë:
“Duke marrë parasysh të gjitha këto, si gjendjen emocionale ashtu edhe lodhjen fizike pas 180 minutash loje dhe duke parë kalendarin e ngjeshur që e pret Mallorca-n, lind një dilemë për trajnerin: a duhet të aktivizojë sulmuesin kryesor nga minuta e parë ndaj Real Madridit, apo të zgjedhë alternativa të tjera, si për shembull Mateo Joseph, dhe ta ruajë Muriqin për ndeshjet e ardhshme në shtëpi ndaj Rayo Vallecano dhe Valencia CF, ku Mallorca ka më shumë shanse për pikë”.

“Última Hora” nënvizon gjithashtu se jo vetëm Muriqi, por edhe disa lojtarë të tjerë janë të ngarkuar fizikisht dhe në rrezik pezullimi, duke e bërë edhe më kompleks planifikimin për këtë ndeshje.

Në përfundim, mediumi spanjoll vlerëson se:
“Ka shumë në lojë dhe ka ardhur momenti kur nuk lejohet gabimi”, duke e cilësuar këtë periudhë si vendimtare për mbijetesën e Mallorcës në elitën e futbollit spanjoll.

Continue Reading

Sport

Nora Gjakova nis karrierën si trajnere në Belgjikë

Published

on

Një nga ikonat më të mëdha të sportit kosovar, Nora Gjakova, ka hapur një kapitull të ri në karrierën e saj, këtë herë jashtë tatamit si garuese. Kampionia olimpike e Tokios 2020 ka nisur zyrtarisht rrugëtimin si trajnere në Federatën e Xhudos së Valonisë në Belgjikë.

Pas tërheqjes nga sporti aktiv më herët gjatë këtij viti, Gjakova i është bashkuar stafit të trajnerëve, ku do të punojë krah për krah me Pedro Guedes, me synimin për të zhvilluar gjeneratat e reja të talentëve belgë. Dyshja njihen më parë, pasi Guedes kishte kaluar një periudhë të shkurtër si trajner në Kosovë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Judo Wallonie Bruxelles shkruan:
“Mirë se vini te Nora Gjakova në Xhudo Wallonie-Bruksel! Me krenari të madhe e mirëpresim Nora Gjakovën në ekipin tonë si trajnere. E mirëpresim në Belgjikë dhe i urojmë shumë suksese në aventurën e saj të re me JWB.”

Continue Reading

Të kërkuara