Lajmet

​Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe privimi i kundërligjshëm i lirisë

Publikuar

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër tre të pandehurve D.G., V.K., dhe Rr.S. për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe privimi i kundërligjshëm i lirisë.

Prokuroria njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit D.G., V.K., kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ndërkaq, i pandehuri Rr.S., ka kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe privimi i kundërligjshëm i lirisë.

Prokuroria Speciale në aktakuzë ka propozuar që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, të pandehurit t’i shpall fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe t’i dënojë sipas ligjit.

Lajmet

Osmani: Rruga e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike është e palëkundur

Presidentja ka marrë pjesë të hënën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësues të vendeve partnere pas takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Osmani përmes një postimi në “X” ka thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në institucionet euroatlantike.

Presidentja ka marrë pjesë të hënën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Ajo në përballje me presidentin serb Vuçiq, ka akuzuar Serbinë për provokime me ushtrimet ushtarake të kryera në kufij me Kosovën.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Osmani pas mbledhjes së KS të OKB-së publikon foto “me katër heroina”

Osmani ka publikuar një fotografi me heroinat.

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas përballjes me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka postuar një foto me gratë të cilat morën pjesë në këtë mbledhje Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muçolli dhe Shyrete Tairi.

“Me katër heroina, mbrojtëset e së vërtetës”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Gjatë mbledhjes së KS të OKB-së presidenti Vuçiq tha se janë sjellë njerëz që nuk janë pjesë e kësaj mbledhje dhe nuk bëjnë pjesë në çështjen e kësaj mbledhje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur përgjigjen e Vuciqit propagandë. Ajo tha se gratë e dhunuara në Kosovë janë avokate dhe kanë kapacitet për të qenë pjesëtare të kabinetit të saj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Në shënjestër të plastikës: UBT debat për mjedisin në Ditën e Tokës

Ngjarja u mbajt në kampusininovativ në Lipjan, ku pjesëmarrësit u angazhuan në njëdiskutim të pasur mbi temën “Planeti Kundër Plastikës”.

Publikuar

nga

hënën e 22 prillit, UBT organizoi një debat rëndësishëm për shënimin e Ditës Tokës. Ngjarja u mbajt kampusininovativ Lipjan, ku pjesëmarrësit u angazhuan njëdiskutim pasur mbi temënPlaneti Kundër Plastikës”.

Fakulteti i Inxhinierisë dhe Infrastrukturës bashkëpunim me Fakultetin e Agrikulturës, Arkitekturës, Planifimit Urban, Bujqësisë, Medias UBT organizimin e kësaj ngjarjejeshënoi një hap rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit përshkatërrimin plastika i shkakton mjedisit tonë.

Ky debat u pa si një hap i rëndësishëm angazhimin e UBT-për kultivuar një kulturë mjedisore qëndrueshme. Me fokus ndërtimin e një bote pastër dhe shëndetshme përbrezat e ardhshëm, kjo ngjarje synon ndërtojë ndërgjegjësimindhe kontribuojë një planet qëndrueshëm.

Dekani i Fakultetit Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës, VisarKrelani, tha se prilli duhet jetë një thirrje për ndërgjegjësimine çdo inxhinieri për ndikimin e tyre tokë. Ai vuri theksin rëndësinë e bashkëpunimit mes fakulteteve për krijuar mjedis çmuar.

Muaji i ndërgjegjësimit, nëse flasim për tokën si inxhinieri e ndërtimit çdo objekt, çdo infrastrukturë e realizojmë tokëdhe këtë kuptim shpesh si fakultet shquhemi ndër dëmtuesit e tokës. Sepse na nevojitet për ndërtim dhe realitet kemi edhebashkëpunime mira me Fakultetin e Arkitekturës, Agrikulturës, Planifikimin Urban ky bashkëpunim ndërmjetinxhinjerisë ndërtimit dhe ruajtjes peizazhit jetë me vlerë”, theksoi Krelani.

Prodekani i Fakultetit Arkitekturës, Egzon Bajraktari, reflektoi mbi dëmet e ndërhyrjeve arkitektonike kohëvemoderne, duke theksuar nevojën për një kthim rrenjët e harmonisë mes ndërtesave dhe mjedisit.

Arkitektura fakt, historikun e vet shumicën e kohësedhe për aq sa ne e njohim–  arkitektura ka qenë shumë e përshtatur dhe harmoni me natyrën dhe tokën. Mirëpo prejrevolucionit industrial e këndej, zhvillimi teknologjik dhepërshpejtimi i zhvillimeve ka ndikuar harrohen pak atoparimet e qasjes harmonisë me natyrën. vitet e funditndërhyrjet arkitektonike kanë krijuar edhe dëm, atë dëm ne po e shohim viteve fundit dhe është kryetemë shumë fusha debatit shoqëror”, theksoi Bajraktari.

Nexhat Balaj, profesor universitar, duke përfshirë njëperspektivë globale, përshkroi përpjekjet e bashkësisëndërkombëtare për theksuar rëndësinë e mbrojtjes planetittonë vetëm.

Sot rreth 109 shtete botës janë gjithë bashku për shënuar këtë ditë dhe  5000 mijë organizata joqeveritare janëduke kremtuar këtë ditë, vetëm e vetëm për rriturndërgjegjësimin për mbrojtjen e planetit tokë, sepse është ivetmi planet univers ka jetë”, theksoi Balaj.  

Hazir Çadraku, profesor i ujërave, me një anali lokale ndotjes plastike, vuri theksin mbetjet plastike ngjitenpërreth nesh, duke reflektuar se edhe një nivel vogël, ne nuk po i shpëtojmë ndikimit dëmshëm plastikut.

Po shohim aspektin lokal e është një aspekt shumë me interes për ne shohim shtëpinë tonë, situata mbetet endesfiduese ose e pakëndshme, paktën kuptimin vizuel, gjithandej shohim mbetje, ku pjesa e konsiderueshme e kësajmbetje është me origjinë plastike. Nuk themi shkenca nuk kabërë shumë për vendësuar plastikën me tjera, por ende ka kërkesa. Rritja e kërkesave për ushqime, transporti e gjitha këto, nuk po arrijnë dot heqin nga skena plastikën, siefekt i mos heqjes shohim një aspekt që ne nëpër Kosovëshohim ndotje, tha Çadraku.

Si pjesë e përpjekjeve për tu kujdesur për mjedisin dhe për bërë një ndryshim pozitiv, pas forumit për Ditën e Tokës kampusin e UBT- u mbjellja e disa llojeve bimëvedekorative./UBTNews/

Dionesa Ebibi

Vazhdo të lexosh

Lajmet

PDK-ja kërkon Komision Hetimor për zhdukjen e mostrave të Deharit

Sipas Tahirit, Komision Hetimor duhet të ketë edhe në rastin e faljes së borxheve për prodhuesit e ujit të ambalazhuar.

Publikuar

nga

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga formimi i Komisionit Hetimor për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari.

Sipas Tahirit, Komision Hetimor duhet të ketë edhe në rastin e faljes së borxheve për prodhuesit e ujit të ambalazhuar.

“Seanca e re do të mbahet ditën e enjte prej orës 10:00. Sa i përket angazhimit tonë, ju e dini që kemi ngritur një çështje për të cilën ministrja e Drejtësisë po i ik kësaj. Ne kemi ngritur disa pyetje për humbjen e mostrave të Astrit Deharit. Propozimi jonë është për formimin e Komisionit Hetimor, për humbjen e këtyre mostrave. Ajo është në seancën e vazhdimeve dhe nëse Kuvendi do të hezitoj ne do të iniciojmë me mbledhjen e nënshkrimeve duke thirrur një seancë të jashtëzakonshme. Ky komision do të zbardh shumë çështje që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe. Javën e kaluar jemi njoftuar edhe me çështjen e ambalazhuesve të ujit, çështja e përllogaritjeve të ambalazhuesve të ujit. Kjo çështje duhet të trajtohet përmes Komisionit Hetimor. Qysh është e mundshme që dhjetëra milionë euro të reduktohen. Këtu kemi të bëjmë edhe me një abuzim penal”, ka thënë ai.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara