Kronikë e zezë

​Aktakuzë ndaj të dyshuarit që kanosi gazetarin në Prishtinë

Ai ndodhet në paraburgim, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Prokurori i Shtetit pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit H.Q., i cili ndodhet nën masën e paraburgimit, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës, më 20 shtator të këtij viti në lagjen Bresje në Fushë Kosovë, përkatësisht në tregun e kësaj lagjeje, i pandehuri H.Q., seriozisht e kanosë me fjalë dhe gjeste se do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor të dëmtuarit N.T. (gazetar), lidhur me një reportazh të cilin ishte duke e xhiruar i dëmtuari, për kushtet në treg dhe problemet që ballafaqohen tregtarët, ashtu që derisa i dëmtuari ka qenë duke e pritur policinë pas njoftimit të tyre për këtë rast, i pandehuri e merr në dorë një shufër hekuri me ngjyrë të zezë- send ky që mund të shkaktoj lëndim të rëndë trupor, ku me këtë niset në drejtim të dëmtuarit, duke i thënë: “Nxirri fshi të gjitha xhirimet, ja po t’i thej krejt”, në atë moment ndërhyjnë disa qytetarë dhe i pandehuri H.Q., arrestohet në vendin e ngjarjes nga zyrtarët policor, andaj me këtë i njëjti kryen veprën penale “Kanosja”, pasi me veprimet e tij i ka shkaktuar frikë dhe ankth për jetën të dëmtuarit”, thuhet në njoftim.

Prokurori i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Njoftimi i plotë:

Aktakuzë kundër një personi për shkak të kanosjes ndaj një gazetari

Prishtinë, 10 tetor 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit H.Q., i cili ndodhet nën masën e paraburgimit, për shkak të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 20.09.2022, rreth orës 12:45, në lagjen Bresje në Fushë Kosovë, përkatësisht në tregun e kësaj lagjeje, i pandehuri H.Q., seriozisht e kanosë me fjalë dhe gjeste se do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor të dëmtuarit N.T. (gazetar), lidhur me një reportazh të cilin ishte duke e xhiruar i dëmtuari, për kushtet në treg dhe problemet që ballafaqohen tregtarët, ashtu që derisa i dëmtuari ka qenë duke e pritur policinë pas njoftimit të tyre për këtë rast, i pandehuri e merr në dorë një shufër hekuri me ngjyrë të zezë- send ky që mund të shkaktoj lëndim të rëndë trupor, ku me këtë niset në drejtim të dëmtuarit, duke i thënë: “Nxirri fshi të gjitha xhirimet, ja po t’i thej krejt”, në atë moment ndërhyjnë disa qytetarë dhe i pandehuri H.Q., arrestohet në vendin e ngjarjes nga zyrtarët policor, andaj me këtë i njëjti kryen veprën penale “Kanosja”, pasi me veprimet e tij i ka shkaktuar frikë dhe ankth për jetën të dëmtuarit.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

lajme

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi, i cili është gjetur i shtrirë në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësia policore dhe ekipe të emergjencës. Viktima është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Kliniake Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor pasi në ato momente shfaqte ende shenja jete.

Megjithatë, përkundër përpjekjeve të mjekëve, stafi mjekësor i emergjencës ka konfirmuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit të kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, ndërsa rasti po trejtohet nga Policia si “Hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Suedi dhe i konfiskohet pasuria pas hetimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Published

on

By

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se si rezultat i një bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe autoriteteve suedeze në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe shpëlarjes së parave, është arrestuar një person në Suedi.

Si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Kosova, është prangosur personi me inicialet A.G., ndërsa atij i janë konfiskuar pasuritë e fituara përmes veprimtarive kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar, ky rast përbën precedentin e parë ku autoritetet suedeze kanë arritur të sekuestrojnë pasuri jashtë juridiksionit të tyre territorial.

Tutje bëhet e ditur se Zyra për Rikthimin e Aseteve, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, në koordinim me autoritetet e Suedisë do të ndërmarrë hapat e mëtejmë për ekzekutimin përfundimtar të vendimit për konfiskimin e pasurive edhe në Kosovë.

Ky rast dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në identifikimin dhe konfiskimin e pasurive të përfituara nga aktivitete illegale. Në njoftimin e prokurorisë nuk janë dhënë detaje shtesë për lidhjen e saktë të personit të arrestuar me shtetin e Kosovës. /E.A/

 

Continue Reading

lajme

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin njëditor ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje të regjistruara në rajonet e Kamenicës, Klinës, Pejës dhe Vushtrrisë.

Në Kamenicë, një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar nga një grua tjetër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.

Në Klinë, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga një burrë. Palët janë intervistuar nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Përplasje fizike është regjistruar edhe në Vushtrri, ku një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Ekipet relevante policore po vazhdojnë hetimet për kapjen e tij.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Drenas: Një burrë është alivanosur dhe ka ndërruar jetë

Published

on

By

Një rast i cilësuar si “Hetim mbi vdekjen” është regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës në Drenas.

Sipas njoftimit zyrtar, është raportuar se viktima burrë është alivanosur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse policore së bashku me ekipet mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara