Lajmet

​Aksion para Kuvendit: Deputetë, legalizojeni sprejin

Sipas njoftimit, aktivistet kanë përsëritur kërkesën për legalizim të sprejit irritues për vetëmbrojtje.

Published

on

Para Kuvendit të Kosovës, sot aktivistet feministe organizuan një aksion simbolik në lidhje me kërkesën për legalizim të sprejit për vetëmbrojtje.

Sipas njoftimit, aktivistet kanë përsëritur kërkesën për legalizim të sprejit irritues për vetëmbrojtje pranë Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Duke e konsideruar thellësisht të padrejtë kriminalizimin e mjeteve për vetëmbrojtje për vajzat e gratë, ne kërkojmë që shteti përfundimisht të përgjigjet dhe të mos vazhdojë t’ua kriminalizojë edhe më tutje mbrojtjen e vetës. Raportimet e përditshme të rasteve të dhunës seksuale po na tregojnë që siguria e vajzave dhe grave po vazhdon të neglizhohet nga institucionet shtetërore, duke i lënë gratë dhe vajzat të pa mbrojtura dhe lehtësisht të cënueshme në çdo hapësirë. Sulmet seksuale, përdhunimet, ngacmimet janë përditshmëria e grave dhe vajzave në Kosovë. Pra, për një pjesë të madhe, çdo ditë është luftë. Çdo ditë ato jetojnë në ankth e frikë, pa shumë mundësi mbrojtjeje. Duke qenë që shteti po dështon të ofrojë siguri atëherë detyrohemi ta mbrojmë vetën, me të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion. E këtë, nuk do të vazhdojmë t’ia lejojmë shtetit të na mohojë. Ne kërkojmë që përdorimi i sprejit irritues të dekriminalizohet për përdorim për vetëmbrojtje. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari siguri për vetën e secilën vajzë e grua që sot jeton me frikë. Deri atëherë kur të gjitha të jemi të lira e të sigurta”, thuhet në njoftim.

Aktualitet

Princi William dërgon mesazh të drejtpërdrejtë pranë kufirit rus

Published

on

Nëse vizitat mbretërore kanë të bëjnë me dërgimin e një mesazhi, atëherë fotografia e Princit të Uellsit në një tank pranë kufirit rus duhet të jetë një nga më të drejtpërdrejtat.

Princi William ka shkuar në Estoni për të mbështetur trupat e Mbretërisë së Bashkuar në atë që tani është dislokimi më i madh operacional i Ushtrisë Britanike jashtë shtetit, duke mbrojtur shtetin baltik nga kërcënimi i Rusisë, shkruan BBC.

Të premten, në një zonë stërvitjeje ushtarake të acartë të ftohtë, të rrëmbyer nga balta, princi pa ushtarët dhe pajisjet ushtarake që ruanin krahun lindor të NATO-s.

Princi, me uniformë kamuflazhi, duke parë nga një tank Challenger 2 dhe më pas nga një automjet luftarak i blinduar, po dërgonte një sinjal për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të penguar çdo agresion nga Rusia.

 

Continue Reading

Lajmet

​Thaçi në EULEX, pritet të takojë anëtarët e tjerë të familjes

Published

on

By

Ish-presidenti, Hashim Thaçi pas vizitës që i bëri varrit të babait të tij, Haxhi Thaçi dhe shtëpisë së tij, ku është takuar me nënën dhe bashkëshortën e tij, është dërguar në EULEX, ku pritet të takojë edhe anëtarë tjerë të familjes.

Tek hyrja e EULEX kanë dal edhe disa qytetarët të cilët e kanë pritur me brohoritje.

Përndryshe, disa media kanë raportuar se Hashim Thaçi sonte do të qëndrojë në EULEX, por është raportuar edhe mundësia që ai të qëndrojë dy ditë ne EULEX, për të takuar anëtarë e tjerë nga familja.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot vizitoi varrin e babait të tij, në fshatin Burojë të Skenderajt.

Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait të vet, Haxhi Thaçit, dhe tri ditë pas varrimit.

Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait të vet, të martën më 18 mars.

Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës

Continue Reading

Lajmet

​Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV ankohet në Gjykatën Supreme

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Gjykatën Supreme ankesën për anulimin e rreth 19 mijë votave për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, pasi konsideron se ato janë të manipuluara.

Në një postim në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje thotë se edhe njëherë kërkon rivotimin me postë dhe largimin nga lista të kandidatëve “që kanë marrë vota në mënyrë të pakrahasueshme më shumë përmes votimit me postë sesa në vendvotime në Kosovë dhe mos zëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë të LDK-së.”

“Vetëm përmes pranimit të ankesës sonë mund të rivendoset legjitimiteti i zgjedhjeve në Kosovë. Faktet kanë dëshmuar për një vjedhje industriale të votave dhe presim nga Gjykata Supreme që të korrektojë vendimin e padrejtë të PZAP-së e të marrë vendimin e duhur për ta parandaluar një precedent të tillë në të ardhmen”, thuhet në postim.

Continue Reading

Aktualitet

Policia i shqipton për katër ditë mbi 1 mijë e 200 gjoba në Prishtinë

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara