Lajmet

​Aksion ndaj autobusëve të Podujevës e Lipjanit, paralajmërohen gjoba e sekuestrime

Komuna e Prishtinës nis aksion ndaj autobusëve ndërurban.

Published

on

Linjat e autobusëve të Podujevës dhe Lipjanit nuk janë duke i respektuar rregullat që të kalojnë në linjat e paracaktuara dhe të mos futen në brendësi të Prishtinës. Për këtë Drejtoria e Inspeksionit të komunës së Prishtinës ka nisur një aksion nën asistimin e policisë, që ka për qëllim të parandalimit të futjes së operatorëve ndërurban në brendi të qytetit.

Drejtori i Inspeksionit të komunës së Prishtinës, Florian Dushi tha se ky aksion i inspektoratit komunal është duke vazhduar, ndërkaq janë duke shikuar edhe për linja të tjera, të cilat nuk po zbatojnë rregullat.

“Është një aksion që po vazhdon edhe sot dhe do të vazhdojë edhe më tutje. Vendimi është sepse autobusët ose një pjesë e tyre, e autobusëve që kanë të përcaktuara linjat ndërurbane, futen në brendësi të qytetit duke mos pasur të drejtë, sepse ata i kanë të përcaktuara linjat dhe rrugët në kuadër të cilave duhet të qarkullojnë. E kanë të përcaktuar po ashtu që duhet të hyjnë dhe të kryejnë shërbimet e tyre në kuadër të stacionit të autobusëve në Prishtinë, por të njëjtit nuk respektojnë linjat e përcaktuara, nuk respektojnë detyrimin që të futet në stacionin e autobusëve dhe ndjekin rrugët më të shkurta në kryeqytet, duke shkaktuar në këtë formë edhe “tollovi” në trafikun e kryeqytetit…  Ka disa linja që qarkullojnë nga komunat përreth komunës së Prishtinës, siç janë rasti me Lipjanin, me Podujevën por edhe disa të tjera që ne do t’i propozojmë tash forcës për komunikacion në kuadër të kryeqytetit që t’i rishikojë edhe një herë linjat e tyre”, tha ai.

Dushi shtoi se kalimi i këtyre autobusëve në brendësi po ndikon negativisht në trafikun e qytetit.

“Ka ankesa të shumta t’iu them të vërtetën nga linja që qarkullojnë brenda qytetit. Ka ankesa të shumta dhe pastaj ka vlerësime nga vetë Komuna e Prishtinës, sipas të cilave duke u futur në brendësi të qytetit në zona të cilat ata nuk kanë të drejtë të futen, po krijojnë ose po ndikojnë negativisht në rrjedhën, në mbarëvajtjen e trafikut në kryeqytet. …Unë sot isha personalisht me inspektorët në teren dhe pash që megjithatë deri në një masë është duke u respektuar”, shtoi ai.

Bekimi Ahmeti, ekspert i komunikacionit, tha se ky lajm për të është “fantastik”, duke theksuar se ndërurbani i ka bërë gjithnjë konkurrencë urbanit, për nga ana e udhëtarëve.

“Lajm fantastik, shumë i mirë… Autobusat ndërurban le të shfrytëzojnë rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në qoftë se janë nga Podujeva… Po e pranoj si jashtëzakonisht mirë sepse ndërurbani gjithmonë i ka bërë konkurencë urbanit në aspektin e udhëtarëve… Një ditë e fotografova tek xhamia e Llapit, nuk kishte autobusi urban se ku të ndalej që të marrë udhëtarë prej ndërurbanit. Kjo praktikë nuk ndodh askund me përjashtim të vendit tonë. Ndërurbani shkon në stacion të autobusëve, pastaj është linja e rregullt që nga stacioni i autobusëve i shpërndan udhëtarët në qytet”, theksoi ai.

Ahmeti shtoi se qyteti i Prishtinës nuk ka kapacitet hapësinor që t’i pranojë 120 mijë automjete brenda qytetit.

“Autobusët ndërurban shkaktojnë dendësi jashtëzakonisht të madhe brenda qytetit. Qyteti i Prishtinës gjeografikisht është i vogël që të pranojë 120 mijë automjete jashta qyteteve tjera edhe urbani është e papërballueshme”, potencoi ai.

Ndërkaq, qytetari Zeqir Vrapca tha se autobusët ndërurban nuk duhet lejuar në qytet, vetëm atë urban.

“Rregullat e qytetit dihen, nëse është në të mirë të qytetit, mundet edhe t’i lejojnë… Ndërurbanin nuk do e kisha lejuar në qytet, vetëm atë urban”, theksoi ai.

Ndërkaq, Drejtoria e Inspeksionit ka kërkuar nga të gjithë operatorët ndërurban që të respektojnë në mënyrë strikte vijën e qarkullimit të tyre për shkak se në të ardhmen, përveç gjobave ndaj tyre, do të iniciohen edhe procedurat e sekuestrimit të përkohshëm të mjeteve të tyre të transportit.

Kujtojmë se komuna e Prishtinës më 10 mars të këtij viti ka marrë vendim për moskalimin e autobusëve ndërurban në brendësi të Prishtinës.

Vendi

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara