Lajmet

​Aeroporti i Prishtinës me linjë të re ajrore Zagreb-Prishtinё-Zagreb

Kjo linjë fillon nga 13 dhjetori.

Published

on

Aeroporti Ndёrkombёtar i Prishtinёs vazhdon tё mbetet njё ndёr aeroportet mё atraktive pёr kompanitё ajrore ekzistuese dhe pёr kompanitё e reja.

Njё ndёr linjat mё tё reja qё ёshtё shtuar tani ёshtё edhe ajo e Zagrebit, qe do tё fillojë nga data 13 dhjetor 2021 çdo tё hёnё, tё mёrkurë dhe tё shtunë me nisje nga Zagrebi pёr Prishtinё nё ora 12:15 dhe anasjelltas nga ora 14:10.

Operatorët ajrorë Fly Reiseburo Prishtina, Air Munich dhe Mysky, tashmё kanё publikuar kёto fluturime nё sistemet e tyre pёr shitjen e biletave. Kёto fluturime do tё operohen nga kompanitё ajrore Croatia Airlines, Trade Air dhe My Wings, thuhet në njoftim. 

Lajmet

Kurti i drejtohet BDI-së: Të angazhohet për heqjen e termit “20%” për gjuhën shqipe në Kushtetutë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste për Alsat, ka dërguar një mesazh të qartë për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), duke theksuar se, pavarësisht nëse kjo parti është në pushtet apo opozitë, duhet të angazhohet për eliminimin e termit “20%” që përdoret për gjuhën shqipe në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Kurti ngriti shqetësimin përse, edhe pas shumë viteve nga Marrëveshja e Ohrit, zbatimi i plotë i ligjit për gjuhët ende mbetet një sfidë, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe në kartëmonedha, uniforma dhe seanca gjyqësore.

Kjo ndarje pozitë-opozitë nuk duhet të bëhet në kurriz të kombit shqiptar apo të vërtetës. Nuk mund të mendojmë se gjithçka ka qenë në rregull kur BDI ishte në pushtet dhe tani gjithçka është keq vetëm pse parti të tjera kanë disa ministri. Shqiptarët duhet të theksojnë atë që i bashkon, duke shmangur rivalitetet armiqësore që pengojnë bashkëpunimin,” tha Kurti.

Ai nënvizoi se politika duhet të fokusohet te idetë dhe ndershmëria, duke theksuar se rotacionet politike janë të shëndetshme.

Duhet të luftojmë me ide për qytetari dhe për shqiptari, jo për pushtet e karrige. Të fitojnë idetë, përkushtimi dhe patriotizmi. Shqiptarët kanë një identitet dhe një gjuhë të përbashkët, por nuk mund të kenë një parti të vetme politike,” shtoi ai.

Deklaratat e Kurtit, ku ai përmendi se gjuha shqipe në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut njihet vetëm si “20%” dhe brenda kllapave, ngjallën reagime nga Fronti Europian, i cili në tubimet e tij me qytetarët e cilësoi këtë si një keqinterpretim nga ana e kryeministrit.

Continue Reading

Lajmet

​Donacioni i mandarinave nga Ulqini, gjest human për pleqtë në Prishtinë

Published

on

By

Organizata turistike e Komunës së Ulqinit ka dhuruar sot një donacion të mandarinave, qendrës për pune sociale në shtëpinë e moshuarve dhe kuzhinës qendrore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij donacioni është promovimi i frutit të sezonës që karakterizon Ulqinin.

Koordinatori për ngjarje dhe manifestime në organizatën turistike të Ulqinit, Arber Haxhibrahmi është shprehur se ky është një gjest bujar e human nga komuna e Ulqinit.

Ky është një gjest bujar dhe human, një fondacion që kemi marrë ne përsipër si organizatë turistike e Ulqinit, të frutit tonë që karakterizon Ulqinin”, është shprehur Haxhibrahimi.

Ndërsa, drejtoresha e mirëqenies sociale në Komunën e Prishtinës, Adelina Sahiti ka thënë se ky gjest human, tregon për kujdesin ndaj personave të moshës së tretë, të cilët kanë nevojë për mirëqenie sociale.

Ndihemi të nderuar që Ulqini, vendi jonë ku janë shqiptarët të cilët kanë dhënë shumë kontribut në periudha të ndryshme historike për Kosovën. Edhe sot kanë pasur një vizitë të tillë e cila ka simbolikën e saj sepse tregon për kujdesin për moshën e tretë, për këta persona të cilët kanë nevojë për kujdesje dhe mirëqenie sociale”, ka thënë Sahiti.

E udhëheqësi i departamentit ligjorë dhe administratës në ndërmarrjen publike lokale “Kuzhina”, Arbnor dreshaj ka shtuar se ky donacion ka qenë shumë i nevojshëm dhe si i tillë është i preferuari i fëmijëve.

Ke shumë i mirëpritur dhe jemi shumë falënderues për një donacion të tillë. Është shumë i nevojshëm dhe për fëmijët është një nga frutat që më së shumti e preferojnë. Shpresoj që ky bashkëpunim të vazhdoj në forma si kjo apo dhe të tjera”, ka shtuar Dreshaj.

Përveç Komunës së Prishtinës, organizata turistike e Ulqinit ka dhuruar donacion edhe në Komunën e Pejës dhe Deçanit.

Continue Reading

Lajmet

Ziadin Sela kritikon Albin Kurtin për deklaratën mbi gjuhën shqipe: “Uroj të jetë një lajthitje momenti”

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për deklaratën e tij lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Sela ka theksuar se kjo deklaratë është tejet e dëmshme dhe shpreson që të ketë qenë një gabim momental. Ai e ka krahasuar situatën me periudhën e vështirë të pasviteve 1981, kur shqiptarët përballeshin me diferencime politike dhe përdorimin e një zhargoni denigrues nga elitat komuniste.

Shumë shëmtuar dukej kur thuhej shqip dhe për shqiptarët nga elita politike komuniste shqiptare. Është më se e qartë se ky zhargon politik kontrollohej nga një qendër që kishte për qëllim satanizimin e viktimës, fillimisht spastrimin institucional të shqiptarëve e më pas edhe etnik të tyre”, ka shkruar Sela.

Duke iu referuar situatës aktuale, ai ka shtuar se e ndien të njëjtën ndjesi të keqe të asaj kohe, pasi gjuha shqipe dhe përpjekjet për barazinë e saj me gjuhën maqedonase në Maqedoninë e Veriut janë goditur.

Uroj të jetë një lajthitje momenti…”, ka përfunduar Sela.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti thotë se të rinjtë janë prioritet i qeverisë së tij

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij është dyfishuar punësimi i të rinjve në Kosovë.

Kreu qeveritar, gjatë prezantimit të studimit të rinisë 2024 nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES), tha se të rinjtë janë prioritet i tij, derisa theksoi edhe ndarjen e bursave për studentë.

Sipas tij, në bazë të këtij studimi del në pah se të rinjtë i mbështesin politikat e majta, të cilat siç vlerësoi Kurti sigurojnë që përfitimet të shpërndahen gjerësisht.

Ndër gjetjet kryesore të studimit janë se të rinjtë si sfidë kryesore në dekadën e ardhshme kanë papunësinë, korrupsionin dhe emigrimin.

Continue Reading

Të kërkuara