Lajmet
Abrashi prezanton projektin për shkarkimin nga veturat të lagjes “Dardania” në Fushë Kosovë
Published
5 years agoon
By
Betim GashiMinistri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me nënkryetarin e komunës së Fushë Kosovës, Fadil Krasniqi, kanë vizituar lagjen “Dardania”, ku është projektuar të ndërtohet një rrethrrotullim.
Ministri tha se rrethrrotullimi do bëhet për ta shkarkuar lagjen “Dardania” të Fushë Kosovës për shkak të rritjes së fluksit të veturave.
“Ky rrethrrotullim do të zgjidh problemin edhe për banorët e Fushë-Kosovës, por edhe për bizneset që gjenden në këtë pjesë. Nevoja për ta ndërtuar këtë rrethrrotullim ka lindur si shkak i rritjes së numrit të veturave që kalojnë nëpër këtë rrugë”, tha Abrashi.
Ai bëri të ditur se kjo do të jetë zgjidhje afatgjate që do ta lehtësojë edhe komunikacionin.
“Janë mbi 54 mijë vetura që kalojnë nëpër këtë rrugë brenda ditës, në rrugën N9, dhe ka qenë e domosdoshme që të ndërtohet një rreth-rrotullim”, tha Abrashi.
Projekti ideor është punuar në tri variante nga kompania projektuese e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës.
Ndërsa nënkryetari i Fushë Kosovës, Fadil Krasniqi tha se projekti do të ketë impakt të madh në Fushë Kosovë, e veçanërisht në lagjen “Dardania”./UBTNews
Lajmet
Dy shtetas të Turqisë arrestohen në Prishtinë për falsifikim parash dhe armëmbajtje pa leje
Published
8 minutes agoon
November 21, 2025By
UBTnews
Policia ka arrestuar dy shtetas të Turqisë në Prishtinë, të dyshuar se kanë kryer disa vepra penale në bashkëveprim, përfshirë falsifikim dokumentesh, falsifikim parash dhe mbajtje të paautorizuar të armës. Arrestimet janë kryer më 20 nëntor 2025, rreth orës 09:45.
Gjatë kontrollit të kryer në dy lokacione të ndryshme, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme provash. Në listën e materialeve të konfiskuara përfshihen gjashtë vula me përmbajtje të ndryshme, një armë zjarri, dokumente të dyshuara si falsifikime, katër telefona, një USB, dy llaptopë, si dhe kartëmonedha e monedha të ndryshme.
Në lidhje me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitar, po ashtu shtetas të Turqisë. Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë ndaluar dhe dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim i kanë kryer veprat penale të lartcekura. Gjatë kontrollit në dy lokacione, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar : gjashtë vula me përmbajtje të ndryshme, një armë zjarri, dokumente të ndryshme falsifikuese, katër telefona, një USB, dy llap-top, si dhe kartëmonedha dhe monedha të ndryshme. Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitar meshkuj shtetas të Turqisë . Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Lajmet
“BE të jetë e barabartë”, eurodeputeti: Të shqyrtohet aplikimi i Kosovës në BE
Published
10 minutes agoon
November 21, 2025By
UBTnews
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten rikonfirmoi mbështetjen e tij për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Europian.
Në dhjetor të vitit 2022 Kosova aplikoi zyrtarisht për pranim në Bashkimin Europian gjatë Presidencës Çeke, por asnjë hap nuk është ndërmarr për shqyrtimin e saj.
Eurodeputeti Reuten deklaroi për A2 CNN tha se nuk ka asnjë justifikim që aplikimi i Kosovës të mbetet kaq gjatë në sirtar.
“Një nga hapat e rëndësishëm është që aplikimi i Kosovës për anëtarësim më në fund të vihet në proces. Nuk e përballoj dot faktin që ka mbetur në sirtar kaq gjatë. Nuk ka absolutisht asnjë arsye për këtë. Ne mund ta vazhdojmë procesin, pavarësisht se disa shtete anëtare të BE-së ende nuk e njohin Kosovën. Kjo është e vërtetë, por megjithatë mund të ecim përpara me shqyrtimin e aplikimit për anëtarësim”, shprehet Thijs Reuten.
Reuten u shpreh optimist edhe për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës tashmë që në komunat veriore pritet të kthehen kryetarët serbë.
“Tani që zgjedhjet lokale kanë përfunduar, së pari duhet të hiqen masat ndaj Kosovës. Sipas meje, ato s’duhej të ishin vendosur fare dhe duhej të ishin hequr prej kohësh. Por tani që shumë shpejt do të kemi kryetarë të rinj komunash që marrin detyrën në komunat përkatëse, mendoj se ky është momenti që Komisioni dhe vendet anëtare t’i heqin sanksionet”, deklaron eurodeputeti.
Në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, eurodeputeti holandez, pjesë e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, shpreson që procesi të marr një drejtim të ri.
“Për dialogun, është e qartë se nevojitet një momentum i ri. Nuk mund të vazhdojmë me rutinën e viteve të fundit. Shpresoj që Komisionerja Kos, edhe në këtë drejtim, të ndërmarrë hapa përpara dhe që me ndërmjetësin e ri të dialogut [Peter Sorensen] të ndryshojë procesi dhe të zgjidhet lidhja e tepruar që i është bërë progresit drejt anëtarësimit, sepse kjo jep shumë hapësirë për bllokime si për Serbinë, por sidomos për Kosovën që të ecë përpara drejt statusit të vendit kandidat dhe anëtarësimit”, tha ai.
Reuten mendon se dialogu nuk duhet të kthehet në pengesë për avancimin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Europian, duke i kërkuar ndërmjetësuesit të këtij procesi të jetë i barabartë.
“Bashkimi Evropian duhet të jetë strikt dhe i barabartë në qasjen ndaj të dy vendeve, gjë që s’ka ndodhur. Ka pasur një qasje të pabalancuar. Megjithatë, ajo që na duhet nga të gjithë, edhe nga pala e Kosovës, është ta mbyllim këtë kapitull dhe të angazhohemi realisht për të bërë hapa përpara. Por që kjo të ndodhë, BE-ja duhet të jetë e qartë për atë që kërkon nga ky proces dhe të mos e lidhë kaq ngushtë me progresin në rrugën e anëtarësimit”, shprehet Thijs Reuten.
Kosova prej kohësh kërkon që aplikimi i saj të shqyrtohet, t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, por këto kërkesa nuk janë marr parasysh./KP
Lajmet
KQZ: Zgjedhjet e 28 dhjetorit organizohen me afate të shkurtra kohore
Published
11 minutes agoon
November 21, 2025By
UBTnews
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) si kurrë më parë, do të përballet për të katërtën herë me procesin zgjedhor, e këtë herë me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një intervistë për Ekonomia Online ka treguar se ka në dispozicion 37 ditë për ‘i organizuar zgjedhjet, ndryshe nga zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe ato lokale të 12 tetorit, kur KQZ kishte muaj të tërë kohë për përgatitje, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Afati i subjekteve politike për të dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë, kohëzgjatja e fushatës zgjedhore, regjistrimi dhe votimi jashtë Kosovës, koha për deklarim të koalicioneve dhe të gjitha aktivitetet tjera zgjedhore do të organizohen në afate tepër të shkurtra kohore.
“Meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme dhe KQZ ka në dispozicion vetëm 37 ditë për organizimin e tyre, një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor do të jetë ndryshimi i afateve kohore apo përshtatja e tyre sipas nevojës në pajtim me rrethanat. Kjo është një e drejtë që KQZ-së ia jep Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme. Pra, të gjitha aktivitetet duhet të organizohen brenda këtyre ditëve”, tha Elezi.
Sipas Elezit, KQZ së shpejti do të vendosë për afatet kohore të të gjitha aktiviteteve zgjedhore, përfshirë edhe kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore për subjektet politike.
“Së shpejti, KQZ do të marrë vendim për caktimin e afateve kohore të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Pra, përmes këtij vendimi, KQZ do të caktojë afatin për partitë për të formuar koalicione zgjedhore, afatin për subjektet politike për t’u certifikuar dhe dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë, si dhe periudhën e fushatës zgjedhore. Po ashtu, KQZ do të vendosë për periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, afatet për akreditimin e vëzhguesve, e të tjera”, tha Elezi.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, janë procesi i katërt zgjedhor brenda vitit, pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe atyre lokale më 12 tetor dhe raundit të dytë më 9 nëntor./EO
Lajmet
30 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit
Published
1 hour agoon
November 21, 2025By
UBT News
Sot mbushen tri dekada nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinë, njohur si Marrëveshja e Dejtonit.
Marrëveshja u nënshkrua në bazën ushtarake amerikane “Wright Peterson” në Ohajo, më 21 nëntor 1995.
Një nga parimet kryesore të kësaj marrëveshje, ishte në ndarjen e BeH në 51 për qind në territorin e Federatës së BeH-së dhe 49 për qind në Republikën Serbe.
Nënshkruesit u zotuan për të rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit dhe dokumentet e tjera të OSBE-së, si dhe respekt reciprok për sovranitetin dhe zgjidhjen e kontesteve në mënyrë paqësore.
Ky dokument mundësoi që t’i jepet fund luftës disa vjeçare, ku kishin humbur jetën më shumë 300 mijë qytetarë të BeH-së, e cila luftë kishte filluar pas shpalljes së pavarësisë së Bosnjës nga Jugosllavia.
Agresioni u krye nga Ushtria e Jugosllavisë që udhëhiqej nga Serbia, në mbështetje të serbëve të Bosnjës, që synonin ta mbanin nën kontrollin e tyre territorin e BeH-së./S.K/KP/
Dy shtetas të Turqisë arrestohen në Prishtinë për falsifikim parash dhe armëmbajtje pa leje
“BE të jetë e barabartë”, eurodeputeti: Të shqyrtohet aplikimi i Kosovës në BE
KQZ: Zgjedhjet e 28 dhjetorit organizohen me afate të shkurtra kohore
Studimi i ri: Omega-3 nuk jep përfitime për diabetikët
Presioni për t’u martuar! Demi Lovato tregon për sfidën personale
Marramendja që paralajmëron goditjen në tru, si ta identifikoni?
30 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit
SHBA bojkoton samitin G20 në Afrikën e Jugut
Dita Botërore e Televizionit
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet4 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
