Lajmet

​Abdixhiku me akuza ndaj Kurtit për dialogun: Po i bën dëm historik Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës, Abdixhiku tha se kjo ujdi është dëm historik që po i bëhet Kosovës.

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka adresuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti, për dakordimin për marrëveshje me Serbinë, më 27 shkurt në Bruksel.

Në Kuvendin e Kosovës, Abdixhiku tha se kjo ujdi është dëm historik që po i bëhet Kosovës. Ai përmendi një nen në preambulë të propozimit të BE-së për dialogun, i cili sipas tij, tregon se Kosova e vë në neutralitet edhe statusin e vet politik, përkundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Në një rast të paprecedentë, Kosova pajtohet me pa paragjykimin e statusit të vet politik. Pa paragjykimin e palëve mbi çështjen e statusit është pjesë e preambulës. Në një formulim të vetëm ky kryeministër barazon mosnjohjen e Serbisë me vet aktin e deklarimit të shpalljes së pavarësisë. Ky formulim në preambulë neutral ndaj statusit është lëshimi më i madh i bërë ndonjë herë në procesin e dialogut. Neutraliteti ndaj statusit është dëmi historik mbi Kosovën, madje edhe me marrëveshjet paraprake që kishte ambiguitet, siç ishte rasti me fusnotën ndër të tjera, kishte referencë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. A e kuptoni dëmin historik që i keni bërë vendit”, tha ai.

Ai renditi edhe dy nene të marrëveshjes, atë shtatë dhe dhjetë, ku flitet për vetëmenaxhim të komunitetit serb në Kosovë, hartimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe dhe Asociacionit. Sipas tij, këto shkojnë përtej marrëveshjeve të arritura nga e kaluara.

“Albin Kurti nuk e ka sjellë Asociacionin, ai e ka gjetur si pjesë detyruese të marrëveshjeve paraprake, kjo është e vërteta. Askush në Kosovë nuk mund të akuzojë atë për nënshkrimin e një marrëveshje paraprake. Por ajo çka po sjell ky kryeministër është pranimi i këtij asociacioni, përkundër kushtimit disa vjeçare që e ka bërë. Punë për të se si arsyeton para bazës së vet, për neve respektimi i marrëveshjeve paraprake është obligim kushtetues i Kosovës… Ajo që nuk dihet se çka ka pranuar ky kryeministër janë definuar në nenin shtatë. Aty ai ka hapur një dritare të re, fillimisht me pajtimin për të siguruar një nivel të duhur të vetë menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, më pas duke siguruar ndërlidhje të drejtpërdrejtë të tyre me Qeverinë e Kosovës dhe në fund duke zyrtarizuar statusin e Kishës Ortodokse Serbe, për të ofruar nivel të fortë për kishën në përputhje me modelet të tjera në Evropë. Këto dy elemente të paqarta tejkalojnë marrëveshjet paraprake, janë përtej tyre dhe bëhen në bazë të kriteret puro-etnike”, theksoi ai.

Lajmet

Sot nafta 1.64 euro, benzina 1.39 euro

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për datën 23 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet që hyjnë në fuqi nga ora 10:00 janë: Nafta (dizel): 1.64 euro për litër Benzina: 1.39 euro për litër; Gasi: 0.87 euro për litër.

MINT ka njoftuar qytetarët se për çdo parregullsi apo ankesë lidhur me çmimet në treg, mund të adresohen në emailin zyrtar të departamentit të konsumatorit ose përmes numrit të telefonit pa pagesë.

Këto çmime po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, kryesisht si pasojë e pasigurisë në tregjet ndërkombëtare dhe tensioneve të vazhdueshme nga konflikti mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit, gjë që ka reflektuar drejtpërdrejt në koston e karburanteve edhe në tregun tonë.

Continue Reading

Lajmet

Rahoveci drejt një qendre moderne për art dhe inovacion

Published

on

Në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon të krijojë një hapësirë bashkëkohore për zhvillimin e jetës kulturore dhe kreative në qytet. Kjo qendër pritet t’u shërbejë artistëve, të rinjve dhe gjithë komunitetit artdashës, duke ofruar kushte më të avancuara për krijimtari, bashkëpunim dhe zhvillim profesional.

Me një investim që tejkalon 3 milionë euro, projekti synon të forcojë infrastrukturën kulturore në Rahovec dhe të hapë mundësi të reja për zhvillimin e artit dhe inovacionit, jo vetëm në nivel lokal, por edhe më gjerë.

Continue Reading

Lajmet

Kapen të dyshuarit që vodhën cigaret elektronike nga vetura në Vushtrri

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në një vjedhje të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Vushtrri.

Rasti ishte denoncuar me 22 prill, pasi një qytetar kishte raportuar se persona të panjohur i kishin thyer xhamin e veturës dhe prej andej kishin vjedhur rreth 400 lloje të cigareve elektronike. Pas një pune operative dhe hetimore, njësitet policore kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i prangosin të dyshuarit në Mitrovicën e Jugut.

Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pjesë të cigareve elektronike që ishin raportuar si të vjedhura.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët do të mbrohen në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Continue Reading

Lajmet

Fitore bindëse e Donjeta Sadikut në Kupën Botërore të boksit

Published

on

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar fitore bindëse në kuadër të turneut prestigjioz “Kupa Botërore e Boksit”, që po mbahet në Foz do Iguaçu të Brazilit.

Në mbrëmjen e 22 prillit, në kategorinë deri në 60 kilogramë, Sadiku e mposhti përfaqësuesen e Zelandës së Re, Jordan Wilson, me rezultat të pastër 5:0. Ajo e nisi meçin fuqishëm që në raundin e parë, duke e rrëzuar dy herë kundërshtaren në knockdown. Dominimi i saj vazhdoi edhe në raundin e dytë, ku realizoi një tjetër knockdown, duke detyruar gjyqtarin të ndërhyjë me numërim dhe të ndalë përkohësisht kundërshtaren. Në raundin e tretë, Sadiku ruajti kontrollin e plotë të meçit dhe e përmbylli duelin me epërsi të thellë.

Ky turne ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Meçi i radhës për Donjeta Sadikun është caktuar më 24 prill, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Të kërkuara