Lajmet

​Abdixhiku kërkon që të shkurtohet fushata zgjedhore

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abadixhiku po kërkon që të shkurtohet fushata zgjedhore prej 30 ditë në 10 ditë.

Për këtë çështje Abdixhiku i bëri ftesë publike edhe kryetarit të Vetëvendosjes, që aktualisht është kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Abdixhiku e ka bërë këtë ftesë meqë situata me COVID-19 është rënduar.

“I nderuar kryetar i LVV-së, z. Kurti, I nderuar kryetar i PDK-së, z. Krasniqi, I nderuar kryetar i AAK-së, z. Haradinaj. Po ju drejtohem sot kështu, në këtë formë, për të shtruar para jush e para qytetarëve të Republikës së Kosovës, votuesve tanë, pra të gjithë atyre që ne së bashku i përfaqësojmë, çështjen e organizimit të fushatës zgjedhore në kohë të paprecedent pandemie. Po gjatë 10 ditëve të fundit, mbi 17,420 kosovarë kanë rezultuar pozitiv, që do të thotë se, fatkeqësisht, ritmi i vdekjeve do të vazhdojë edhe për një kohë. Këtë ritëm duhet ta ndalojmë. Përtej përgjegjësive shtetërore që Qeveria i ka, përgjegjësi që duhet t’i ushtrojë me plot kompetencë, përgjegjësi për të cilat do të mbahet për llogari gjithsesi, sot po ju drejtohem secilit nga ju, si kryetarë partish, që të kapërcejmë mbi veten, ti kapërcejmë dallimet e të ndërtojmë një pakt zgjedhor. Më saktësisht, në këtë pakt, propozoj që me vullnet të plotë politik, përkundër rregullativës ligjore në vend, të shkurtojmë fushatën zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë. Ta bartim përballjen politike nga terreni ku grumbullojmë zakonisht me qindra e mijëra njerëz përnjëherë, në debate tjera, televizive, përballje digjitale e sociale”, është shprehur Abdixhiku.

Abdixhiku nëpërmjet video-thirrjes ka propozuar edhe që të udhëzohen kandidatët e partive politike që çdo aktivitet paraelektoral nga sot e deri më 17 tetor ta bëjnë konform rregullave strikte të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Në këtë mënyrë ai thotë se jo vetëm që do të shpëtojnë jetë njerëzish po edhe do të solidarizohen me mijëra mjek e staf shëndetësor që tash e 18 muaj po përballen me këtë sfidë.

“Të udhëzojmë të gjithë kandidatët tanë, që çdo aktivitet paraelektoral e elektoral nga sot e deri më 17 tetor, ta bëjmë konform rregullave strikte të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Pra të kemi njerëz aq sa lejohet, të respektohet distanca, e të respektohen masat e tubimeve të vogla siç udhëzohemi nga ekspertët tanë. Kështu, ne jo vetëm që shpëtojmë jetë, jo vetëm që i japim kohë vaksinimit masiv – që duhet të ndodhë – por solidarizohemi njëmend me mijëra mjek e staf shëndetësor që tash e 18 muaj pandalshëm po përballen me sfidën më të madhe njerëzore në 100 vitet e fundit. Po këtë kohë, ta shfrytëzojmë për një fushatë tjetër, atë të ngritjes së vetëdijes publike për procesin e vaksinimit. Në rast të një pajtimi eventual me këtë propozim, sugjeroj ta ftojmë Parlamentin nga pushimi, të aprovojmë një rezolutë në këtë drejtim, e të japim shembull të mirë për vendin, qytetarët tanë e secilin tjetër të përfshirë në këtë drejtim. Në fund, është shëndeti publik, jetët e njerëzve tanë, ajo që mbanë rëndësi”, theksoi ai.

Fushata zgjedhore është paraparë që të filloj nga data 16 shtator deri më 15 tetor. Javët e fundit në Kosovë janë rritur rastet e vdekjes dhe raste pozitive me COVID-19. 

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT-së thellojnë njohuritë praktike mbi hekurudhat në Fushë Kosovë

Published

on

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, të programit Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, realizuan një vizitë studimore në Stacionin Hekurudhor të Fushë Kosovës, në kuadër të lëndës “Hekurudhat”.

Qëllimi i vizitës ishte njohja praktike me infrastrukturën e transportit hekurudhor, funksionimin e stacionit, sistemet e sinjalizimit dhe komunikimit, si dhe ndërlidhjen me format e tjera të transportit multimodal.

Vizita u zhvillua me 23 studentë, nën monitorimin e Dr. sc. Visar Baxhukut, ndërsa studentët u informuan nga z. Sabit Thaqi, Drejtor i Divizionit të Udhëheqjes së Trenave. Programi përfshiu një pjesë teorike mbi historikun e hekurudhave të Kosovës dhe një pjesë praktike në terren.

Gjatë vizitës, studentët u njohën me trasen e hekurudhës, binarët dhe lidhjet e tyre, pajisjet e sinjalizimit dhe komunikimit, sistemet e kontrollit të lëvizjes së trenave, si dhe sfidat aktuale në funksionimin e trafikut hekurudhor.

Bazuar në vlerësimet e ligjëruesve dhe reagimet e studentëve, u konstatua se vizita studimore arriti qëllimin e saj, duke ofruar përvojë praktike të vlefshme dhe duke forcuar lidhjen mes teorisë dhe praktikës profesionale.

Continue Reading

Lajmet

Gjakovë: Arrestohet një person për dhunë në familje

Published

on

By

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy viktima femra, nënën dhe bashkëshorten e tij.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor rreth orës 22:30. Si pasojë e dhunës, njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, nënën dhe bashkëshorten e tij. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

​Goditje e rëndë për Liverpoolin, Isak thyen këmbën dhe futet në operacion

Published

on

Alexander Isak i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi theu këmbën në ndeshjen kundër Tottenhamit, konfirmoi Liverpooli.

Sulmuesi suedez pësoi frakturë të fibulës në momentin e golit të tij, kur këmba iu ngec mes mbrojtësve. Klubi bëri të ditur se pas diagnozës, sot u përfundua një operacion për një dëmtim të kyçit të këmbës që përfshinte një frakturë të fibulës, duke shtuar se ende nuk është vendosur një afat kohor për kthimin e tij.

Isak, i transferuar për një shifër rekord 125 milionë paund, ka pasur vështirësi për të gjetur vazhdimësinë te Liverpooli, me vetëm dy gola në ligë në 10 paraqitje dhe pa gola në Ligën e Kampionëve. Lëndimi vjen në një moment delikat për ekipin, i cili ndodhet i pesti në renditje dhe është tashmë pa Mohamed Salah për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Në mungesë të Isakut dhe Salahut, barra e sulmit pritet të bjerë mbi Hugo Ekitike, që po kalon formë të mirë me tetë gola në ligë. Situata rrit edhe më shumë presionin mbi klubin për të vepruar në afatin e janarit, ndërsa e ardhmja e Salahut mbetet në dyshim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Karim Adeyemi në telashe te Borussia Dortmund

Published

on

Karim Adeyemi ka rikthyer polemikat te Borussia Dortmund pas sjelljes së tij jo profesionale gjatë ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach.

Pas zëvendësimit në minutën e 60-të, sulmuesi gjerman u drejtua direkt drejt dhomave të zhveshjes, duke shkaktuar reagim të ashpër nga drejtuesit e klubit.

Dortmundi pritet ta gjobisë lojtarin, ndërsa në klub po diskutohet seriozisht edhe mundësia e shitjes së tij në verën e ardhshme.

Incidentet e përsëritura kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e Adeyemit, pavarësisht dëshirës së klubit për ta mbajtur atë përtej vitit 2027./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara