Lajmet

​AAK reagon pas dështuan të votohen ndryshimet për ligjin pensional: LVV ndryshoi qëndrim

Deputeti i AAK-së u shpreh se partia në pushtet nuk dëgjon argumentet dhe ka numrat për të vendosur si do.

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar pas seancës së sotme parlamentare ku për mungesë kuorumi dështoi të miratohej Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji të propozuar nga AAK, opozita kërkoi heqjen e kushtëzimit të stazhit 15 vjeçar për pensionistët kontribut pagues para 1 janarit 1999, ndërsa mazhoranca nuk e mbështeti. Pro këtij projektligji ishin vetëm 22 deputetë, 31 të tjerë abstenuan, kështu nuk pati kuorum për votim.

Deputeti Shemsedin Dreshaj, që foli para mediave pas seancës, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar qëndrim pas ardhjes në pushtet, pasi sa ka qenë në opozitë e ka mbështetur të njëjtin.

Ky debat solli në pah qëndrimet e partisë në pushtet që ndërrojnë sipas agjendave e jo sipas programit. Kur Vetëvendosja ishte në opozitë e ka mbështetur këtë ligj në mënyrë të plotë, ndërsa sot debati i organizuar shihej qartë që mungon vullneti politik që kjo çështje të shkojë përpara dhe njëkohësisht të zgjidhet ky problem dhe ky diskriminim i jashtëligjshëm, i dhunshëm, me ç’rast këta njerëz nuk shkojnë në pensionim meritor, me kontributet e veta që i kanë dhënë, për aq vite që kanë punuar”, deklaroi Dreshaj.

Lëvizja Vetëvendosje nuk e mbështeti këtë projektligj me arsyetimin se Qeveria e Kosovës do ta adresojë çështjen e stazhit 15-vjeçar para 1 janarit 1999 përmes reformës pensionale dhe skemave sociale.

Mirëpo, Dreshaj deklaroi se ka pasur edhe deklarime se ka mungesë të fondeve mirëpo u shpreh se më 25 nëntor është planifikuar të sillet në Kuvend rimodelimi i skemave pensionale dhe pyeti se si do të gjenden fondet për një muaj e gjysmë.

Mirëpo, deputeti i AAK-së u shpreh se partia në pushtet nuk dëgjon argumentet dhe ka numrat për të vendosur si do.

Disa muhabete të cilat i patëm neve realisht sillej rreth problemit të mungesës së fondeve por ju them se ky ligj për modifikimin dhe rimodelimin e skemave pensionale në Kosovë pritet që të vijë në parlament me datë 25 nëntor. Si mund të sigurohen paratë më 25 nëntor pas një muaji e gjysmë ndërsa sot nuk janë? Ky debat i sotëm lë shumëçka brenda për t’u nënkuptuar. Pra, këtë herë u ballafaquam me faktin që argumenti i forcës më nuk është argument në Parlamentin e Kosovës, argument është forca”, deklaroi Dreshaj.

Dy partitë e tjera opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur “pro” projektligjit të iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke e quajtur si të duhur pasi nenet e ligjit aktual janë diskriminues.

Lajmet

Basha: Kushtetuesja na tha zgjidhni cilën formë të votimit të doni

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka akuzuar partitë opozitare për bllokim të procesit të konstituimit të Kuvendit.

“Votimi i fshehtë po tentohet të shfrytëzohet pasi votimi i hapur s’ka qenë i suksesshëm. Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj ka thënë se mund të përdoret cilido votim,” tha Basha.

Më tutje ai shtoi se Lëvija Vetëvendosje i ka provuar dy formatet.

Ne kemi provuar me votimin e hapur, s’ka pasur zgjidhje, e kemi tentuar me votimin e fshehtë. Gjykata ka thënë zgjidhni cilido që të doni. Por, opozita po thotë që votimi i fshehtë është pikë e re e rendit”, shtoi Basha.

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Diskutuam për Planin e Rritjes

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se mbrëmjen e së hënës ka marrë pjesë në një darkë në Shkup, ku së bashku me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë diskutuar mbi Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian.

Ai para mediave tha se është kënaqësi ta vizitojë Shkupin, vend që bashkërisht me shtetet e tjera synon anëtarësimin në BE.

Kurti përmendi edhe marrëveshjet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbi pikat e përbashkëta të kontrollit kufitar.

Me këtë rast kemi pasur një darkë paraprake mbrëmë, ku kemi diskutuar për Planin e Rritjes. Kënaqësi të vij në Shkup, tash kur kemi pika të përbashkëta kontrolli. Ajo Han i Elezit – Bllacë, që më 12 prill u funksionalizua dhe ajo Glloboçicë-Jazhincë, që më 28 maj u funksionalizua. Si rezultat i marrëveshjeve të përbashkëta me Qeverinë Mickovsksi, më 18 nëntor në Prishtinë, në mbledhjen e përbashkët”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Zemaj: Ky ngërç politik është fatkeqësi për Kosovën, Vetëvendosje nuk e njeh Kushtetutën

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demoktratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës dhe nuk respekton vendimet e këtij institucioni.

Ky ngërç politik është fatkeqësi për Kosovën. Vetëvendosje s’e njeh Kushtetutën e Kosovës dhe s’i respekton vendimet. E njeh vetëm egon dhe dashurinë e madhe për pushtetin. Kosova po humb shumë”, tha Zemaj.

Armend Zemaj akuzoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje për keqpërdorim të takimeve me liderë politikë, duke shtuar se i njëjti model mund të përsëritet edhe në takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi i ftuar ka qenë sa për sy e faqe, ndaj kështu edhe mund të keqpërdoret nga i pari edhe në takimet me presidenten e vendit. Nëse ata kanë vota tinëzare të deputetëve serbë, edhe ata mund ta thonë haptaz dhe të përballen me elektoratin dhe të kaluarën e tyre”, theksoi Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

KQZ publikon listën me 945 Qendra të Votimit për Zgjedhjet Lokale

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit është: 945. Nga ky numër i përgjithshëm, 907 Qendra të Votimit do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërkaq në 38 të tjera, nga një për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht.

Të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote, mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org

Përmes të njëjtës platformë, deri më 29 gusht 2025, qytetarët me të drejtë vote, nëse dëshirojnë mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

Continue Reading

Të kërkuara