Lajmet

​AAK: Qeveria të mos e neglizhojë formimin e task-forcës për energjinë elektrike

Kërkohet nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrin masa për furnizim stabil me energji elektrike për qytetarët.

Published

on

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot kanë realizuar takim me drejtuesit e KEDS-it, për çështje që ndërlidhen me energjinë elektrike. Ata me këtë rast kërkuan që Qeveria të mos e neglizhojnë formimin e task-forcës për energji elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri pas takimit ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrin masa për furnizim stabil me energji elektrike për qytetarët.

“Ajo që neve na intereson është se çka duhet të bëjë Kuvendi i Kosovës, çka duhet të bëjë Qeveria që të ketë rrymë për qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Tahiri shtoi se në takim kanë ngritur si shqetësim tri çështje për energjinë elektrike.

“Sot takuam drejtorin e KEDS-it nga i cili u informuam për punën dhe zhvillimin dhe përgatitjet për sezonin e dimrit. Ne ngritëm si çështje se sa është përgatitur KEDS-i në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë energji elektrike dhe çështja e dytë kishte të bëjë drejtpërdrejt me raportet me KEK-un dhe Qeverinë. Dhe, së treti, u interesuam nëse ka ndonjë veprim bashkë me Qeverinë në raport me kontratave afatgjatë”, tha Tahiri.

Tahiri shtoi se Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të nisë themelimin e task forcës.

“Ne kërkojmë nga Qeveria që urgjentisht të nisë themelimin e task-forcës, në mënyrë që të ballafaqohet më një problem që do të jetë real”, tha ai.

Ndërkaq deputeti tjetër i AAK-së Pal Lekaj theksoi se Qeveria nuk e ka bërë asnjë hap për kontrata afatgjata, çka sipas tij çmimi i energjisë elektrike mund të rritet.

“Sa i përket vizitës së stome ne ishim që të komunikojmë dhe të informohemi drejt dhe mirë për përgjegjësinë që e ka KEDS-i, sa i përket shtrirjes së rrjetit dhe mirëmbajtjes së rrjetit, që mos të ketë avari dhe këta të përgatiten me kohë. Mirëpo, ajo që morëm si informacion, e tha edhe me të drejtë edhe shefi i grupit parlamentar se KEDS-i është i shqetësuar sa i përket furnizimit me rrymë, pasi Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për kontrata afatgjate, sepse nëse tri ditë ka qenë MW 257 euro, sot është 404 euro. Paramendoje, në ditët në vijim sa mund të shtrenjtohet (rryma), dhe ne lusim qeverinë që të merr hapat e duhur, që të mos të vijë që ne të kemi krizë energjetike”, tha ai.

Lajmet

Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Published

on

By

Dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar për në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 23 dhjetor 2025 ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. (1990) dhe A.M. (1991). Njëri prej tyre është ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e këtyre dy shteteve. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane dhe franceze, pasi kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Të njëjtit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vepra penale të ndara dhe se i janë shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ata u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, përkatësisht atë të Gjilanit, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash

Published

on

By

Sindikatа e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) sot po organizon një protestë paqësore me punëtorët e KEK-ut, para zyrave qendrore të ndërmarrjes në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kjo protestë po mbahet si reagim ndaj kërkesës për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre. Protesta po vazhdon, e cila ka nis nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Energjia gjatë sezonit të dimrit, KOSTT mban konferencë për media

Published

on

By

KOSTT do të mbaj konferencë për media, në të cilën thonë se do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Konferenca do të mbahet sot në ora 15:00.

Si pika kryesore të trajtimit do të jenë;

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut.

Continue Reading

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara