Shëndet

​A mund të jetë uji i zakonshëm i rrezikshëm për foshnjat nën gjashtë muaj?

Qumështi është një zgjedhje e mirë dhe e vetme për krijesat e vogla.

Published

on

Mjekët janë mjaft të sigurt se foshnjat deri në gjashtë muaj nuk duhet të pinë ujë. Ata besojnë se qumështi i gjirit ose formula ka gjithçka që i nevojitet një foshnje për të zhvilluar. Dhe edhe kur temperaturat e jashtme janë të larta, qumështi është një zgjedhje e mirë dhe e vetme për krijesat e vogla.

Kur foshnjave nën moshën gjashtë muajsh u jepet ujë, mund të ndodhë “helmimi me ujë”, i cili mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Problemi është se veshkat e foshnjës nuk janë ende të zhvilluara mjaftueshëm, kështu që edhe sasitë e vogla të ujit mund të jenë të rrezikshme.

Një nga problemet kryesore kur ndodh helmimi nga uji është se është e vështirë të dallohen simptomat, fëmija mund të flejë shumë ose të jetë i shqetësuar, por kjo është sjellje normale në jetën e çdo bebe. Shenja të tjera të helmimit janë temperatura e ulët e trupit (më pak se 36.1°C) dhe ënjtja në fytyrë, por simptomat më të zakonshme janë krizat. Nëse simptomat njihen herët, nuk ka pasoja të qëndrueshme.

Një fëmijë që ushqehet me gji nuk ka nevojë për ujë, gjë që shpesh është e vështirë t’u shpjegohet prindërve për shkak të disa besimeve të gjeneratave të vjetra. Uji fillon të jepet kur fillon suplementimi, pra kur vaktet bëhen më të thata dhe më kompakte. Uji nga rubineti është i mirë me kusht që instalimet të jenë të mira, të mos ketë grimca papastërtie. Nëse doni të jeni të sigurt, atëherë është mirë të jepni ujë burimi.

Elektrolitet në ujë dhe formula e tepërt e holluar mund të jenë po aq të dëmshme. Nëse jeni të shqetësuar për hidratimin, kapsllëkun ose të vjellat e fëmijës suaj, duhet të telefononi pediatrin, i cili do t’ju rekomandojë sasinë e ujit që lejohet të marrë fëmija juaj. 

Shëndet

Shijoni vjeshtën me 5 ushqime kryesore për energji dhe shëndet

Published

on

Vjeshta është stina ideale për fruta, perime dhe ushqime nëntokësore që ndihmojnë në humbjen e kilogramëve, mbrojtjen e zemrës dhe forcimin e imunitetit.

Kungulli i artë – i njohur si mbreti i vjeshtës, mund të përdoret në byrek, supa apo ëmbëlsira. Mund të piqet në furrë dhe të shoqërohet me kajmak dhe arra, duke shijuar vlerat e tij të pasura ushqyese.

Kërpudhat – të pasura me vitaminë B, selenium, zink dhe kalium, ofrojnë energji, pak kalori dhe mbrojnë zemrën falë vlerave antioksiduese.

Lulelakra – një perime super e shëndetshme me vitamina B, C, K, Omega-3 dhe fibër. Përmban sulforafan, substancë që ndihmon në luftimin e qelizave të dëmshme dhe përmirëson tretjen.

Molla – fruti i shëndetshëm që mbron zemrën dhe ul rrezikun e diabetit tip 2. Konsumi i dy mollëve në ditë përmirëson kolesterolin dhe ul sheqerin në gjak.

Dardha – e pasur me fibër, vitamina B2, C, E, bakër, kalium dhe antioksidantë. Konsumimi i saj, veçanërisht me lëkurë, ndihmon në rregullimin e sheqerit dhe mirëmbajtjen e peshës trupore.

Vjeshta sjell bollëk të ushqimeve që janë të shijshme dhe njëkohësisht të dobishme për shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Studim: Konsumimi i tepërt i pijeve të ëmbla mund të lidhet me rënien e flokëve

Published

on

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i madh i pijeve të ëmbla mund të lidhet me rrezik më të lartë për rënien e flokëve.

Dieta dhe ushqimi luajnë rol në shëndetin e flokëve, veçanërisht marrja e mjaftueshme e vitaminës D dhe hekurit, ndërsa kufizimi i alkoolit e pijeve të gazuara mund të jetë i dobishëm, shkruajnë studiuesit nga Universidade do Porto në Portugali, raporton The Independent.

Këto përfundime bazohen në të dhëna të mbledhura, sipas të cilave konsumimi i pijeve të ëmbla lidhet me rrezik më të lartë të rënies së flokëve, sidomos te burrat. Inflamacioni i shkaktuar nga sheqernat e thjeshta shihet si një nga faktorët që kontribuon në këtë dukuri.

Një studim i vitit 2023 nga Universiteti Tsinghua tregoi se konsumimi i 11 kënaçeve pije të ëmbla në javë (mbi 3,500 ml) rrit rrezikun e rënies së flokëve te burrat. Autorët theksuan se të dhënat ishin të vetëraportuara nga 1,028 pjesëmarrës, ishte e vështirë të përcaktohej një lidhje shkakësore direkte.

Studimet tjera e kanë përforcuar këtë lidhje. Një kërkim i vitit 2016 tregoi se ushqimet e përpunuara me sheqerna të thjeshta mund të jenë faktor indirekt i lidhur me rënien e flokëve, pasi rrisin prodhimin e sebumit — substancë yndyrore që hidraton skalpin dhe flokët.

Teprica e sebumit krijon kushte për shumimin e baktereve, duke shkaktuar inflamacion dhe irritim që kontribuojnë në humbjen e flokëve.

Studiuesit sugjerojnë se ndërhyrjet në mënyrën e ushqyerjes janë të rëndësishme për parandalimin e menaxhimin e alopecisë e rënies së flokëve, theksojnë se nevojiten studime për të kuptuar këto lidhje dhe për të dhënë udhëzime të bazuara në prova për shëndetin e flokëve.

Rënia e flokëve lidhet me alopecinë androgjenetike, e njohur ndryshe si tullaci e trashëguar, që prek si burrat, ashtu edhe gratë.

Sipas Mayo Clinic, ekzistojnë trajtime efektive, duke përfshirë medikamentet si Propecia për burrat dhe Rogaine për të dy gjinitë, si dhe ndërhyrjet kirurgjikale. Në disa raste, flokët mund të rriten përsëri edhe pa trajtim.

Marrja e mjaftueshme e vitaminës D lidhet me uljen e ashpërsisë së alopecisë e përmirësimin e rritjes së flokëve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A i’a vlen të lahet orizi para gatimit?

Published

on

Ekspertët shprehin se larja e orizit bën një ndryshim të dukshëm, sidomos tek orizi kokërr gjatë.

Shpëlarja largon papastërtitë e grumbulluara gjatë paketimit dhe, më e rëndësishmja, eliminon niseshten që mbulon sipërfaqen e kokrrës dhe shkakton ngjitjen e tij.

Për shpëlarjen mund të përdoret një enë qelqi ose një kullesë. Në fillim, uji i larjes do të duket i turbullt, por pas disa shpëlarjesh ai do të bëhet i pastër. Ky proces ndihmon që pilafi të jetë i lirë dhe kokrrat të mos ngjiten me njëra-tjetrën.

Megjithatë, ky rregull nuk vlen për gatime si rizoto me perime ose mish, ku orizi duhet të jetë më i qullët dhe kremoz.

Kremoziteti i rizotos mbështetet pikërisht në niseshten e sipërfaqes së kokrrës.

Ekspertët theksojnë se në disa paketime, orizi mund të përzihet me shtresë pluhuri për të parandaluar lagështinë.

Ky pluhur zakonisht nuk është i dëmshëm, por nuk është i dëshirueshëm në gatim.

Ekziston edhe një debat se larja e orizit largon disa ushqyes. Megjithatë, orizi i bardhë është i përpunuar dhe i pastruar nga shumica e nutrientëve, prandaj larja nuk ka një ndikim të madh në këtë aspekt. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Avokado: sekret i natyrës për çrregullimet hormonale

Published

on

Edhe pse avokado ka mbërritur më vonë në tregun tonë krahasuar me Evropën dhe pjesë tjera të botës, ai është bërë shpejt një nga frutat më të çmuara për shëndetin.

Ky frut i mrekullueshëm mund të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit hormonal, humbjen e peshës dhe mbrojtjen kundër kancerit.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Ndihmon në balancimin e lipideve në gjak falë acideve yndyrore të shëndetshme që përmban. Një avokado mesatare përmban 71% acide yndyrore mono të ngopura, 13% poli të ngopura dhe 16% të ngopura. Konsumi i rregullt përmirëson qarkullimin e gjakut e ndihmon në pastrimin e arterieve dhe venave.

Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm

Vitamina dhe acidet Omega-3 tek avokado mbajnë lëkurën të shëndetshme, ndihmojnë në balancimin e nivelit të sebumit. Avokado është hidratues i shkëlqyer për skalpin dhe flokët, ndërsa luteina që përmban mbron dhe forcon shikimin.

Parandalon kancerin

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Nutrition and Cancer, fitokimikët në avokado kanë efekt të fuqishëm dhe ndihmojnë në mbështetje të trajtimeve për pacientët me kancer të gojës. Po ashtu, antioksidantët karotenoidë të avokados mund të pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene të lëkurës.

Ndihmon në humbjen e peshës

Dietat e varfra në karbohidrate, por të pasura me yndyrna të shëndetshme, përshpejtojnë rënien nga pesha. Për këtë arsye, avokado është një shtesë ideale në regjimet dobësuese.

Balancimi i hormoneve

Acidet yndyrore esenciale që gjenden tek avokado ndihmojnë natyrshëm në balancimin e çrregullimeve hormonale dhe ndikojnë pozitivisht në funksionin riprodhues dhe atë njohës. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara