Teknologji

​A janë makinat elektrike vërtet ekologjike

Makinat elektrike janë më “ekologjike”, por përdorimi i tyre penalizohet nga kostoja e teknologjisë.

Published

on

Përgjigja është sigurisht po nëse marrim parasysh marrëdhënien me kontekstin urban: makina elektrike prodhon më pak ndotje dhe më pak zhurmë se makina tradicionale.

Por duhet të pyesim edhe veten nëse kjo teknologji nuk e zhvendos ndotjen në zona të tjera gjeografike, ku prodhohet energji.

Sipas një studimi të kryer nga prof. Sandro Furlan i shkollës së mesme Enrico Mattei të Eni-t dhe nga prof. Michele Giugliano i Politeknikut të Milanos, kostot e shkaktuara nga 200 000 makina elektrike me një kilometrazh vjetor prej 5 000 km janë në çdo rast të paktën 3 herë më të ulëta se ato të numrit përkatës të makinave tradicionale me karburant.

Këto kosto në fakt janë llogaritur duke përfshirë parametra të tillë si: efikasiteti i motorit, kostot e nxjerrjes dhe përpunimit të burimeve të energjisë, kostot e prodhimit dhe prishjes së automjeteve, asgjësimi i përbërësve të tyre (bateritë), emetimi dhe shpërndarja në ajër e substancave toksike dhe ndikimi i tyre në shëndet, rendimentet bujqësore dhe materialet.

Pra, makinat elektrike janë më “ekologjike”, por përdorimi i tyre penalizohet nga kostoja e teknologjisë (një makinë e vogël tani kushton rreth 40 milionë) dhe nga distanca e reduktuar. Kështu duket se kjo teknologji herët a vonë do të braktiset në favor të teknikave të tjera më të lehta dhe më pak të kushtueshme, siç është makina me hidrogjen.

Continue Reading

Teknologji

Meta do t’i ndalojë reklamat politike në BE nga tetori

Published

on

Meta Platforms do t’i japë fund reklamave politike, zgjedhore dhe sociale në platformën e saj në BE që nga fillimi i tetorit, raportoi Reuters.

Siç ka bërë të ditur kompania amerikane e rrjeteve sociale, ky ndalim do të bëhet si pasojë e pasigurisë ligjore për shkak të rregullave të reja të BE-së mbi reklamat politike.

Legjislacioni i Bashkimit Evropian, i quajtur rregullorja për Transparencën dhe Synimin e Reklamimit Politik dhe i cili do të zbatohet nga 10 tetori, u nxit nga shqetësimet në lidhje me dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj në zgjedhje në të gjithë bllokun me 27 vende.

Ligji kërkon që kompanitë e mëdha të teknologjisë të etiketojnë reklamat politike në platforma, kush pagoi për to dhe sa, si dhe cilat zgjedhje po synohen, përndryshe rrezikojnë gjoba deri në 6% të të ardhurave të tyre vjetore. Meta tha se rregullat e BE-së në fund të fundit do t’i dëmtonin evropianët.

Facebooku dhe Instagrami që janë në kuadër të Metas po hetohen aktualisht nga Komisioni Evropian për shkak të dyshimeve për dështimin e tyre për të luftuar dezinformimin dhe reklamat mashtruese në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të vitit 2024.

Continue Reading

Teknologji

S25 arrin 3 milionë shitje në Korenë e Jugut, dy muaj më shpejt se paraardhësi

Published

on

Samsung ka njoftuar se seria Galaxy S25 ka kaluar shifrën prej 3 milionë njësive të shitura në Korenë e Jugut brenda vetëm gjashtë muajve nga lansimi në shkurt.

Kjo e bën S25 serinë më të shitur deri tani, duke arritur këtë rekord dy muaj më herët se paraardhësi, Galaxy S24.

Një ndër faktorët kryesorë të suksesit është plani “AI Subscription Club”, që përfshin edhe një garanci blerjeje deri në 50% të çmimit pas një viti.

Samsung theksoi se ky plan ka tërhequr shumë përdorues të rinj. Kompania bëri të ditur se edhe modelet e palosshme Z Fold7 dhe Z Flip7 po performojnë më mirë se paraardhësit e tyre. Megjithatë, për këto të fundit nuk janë dhënë shifra të sakta shitjesh.

 

Continue Reading

Teknologji

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Published

on

Një zëdhënës i Autoritetit italian të Antitrustit në Milano tha bashkë me policinë financiare italiane janë kontrolluar zyrat e biznesit të filialit italian Meta. Hetimi po bëhet në bashkëpunim me autoritetet përkatëse të Bashkimit Europian.

Akuza nga Milano është: Ofruesi i Whatsapp-it, Meta, ka instaluar chatbot-in me IA pa marrë miratimin e përdoruesve. Përmes lidhjes së aplikacionit të inteligjencës artificiale “Meta AI” me Whatsapp-in koncerni i SHBA-së i orienton klientët në drejtim të ofertave të veta, kritikon Autoriteti italian i Antitrustit.

Kjo mund të pengojë konkurrencën, përdoruesit janë të detyruar të instalojnë dy aplikacione të IA në aparat, në rast se nuk duan ta përdorin “Meta AI”.

Sipërmarrja, së cilës i përkasin Facebook dhe Instagrami, në të kundërt thekson dobinë e ndërlidhjes së aplikacioneve. “Aksesi falas në funksionet tona të IA-së u jep miliona italianëve mundësinë të përdorin IA në një vend, që e njohin, tek i cili kanë besim dhe e kuptojnë.”

Nëse akuzat nga Italia kundër Meta-s konfirmohen, kjo do të ishte goditje ekonomike për Facebook. Në rast shkeljeje të rregullave europiane të konkurrencës kërcënojnë gjoba me deri në dhjetë për qind të xhiros vjetore mbarëbotërore.

Ditët e fundit ndërmjet BE-së dhe Meta-s ka pasur edhe një përplasje për një temë tjetër. Koncerni amë Facebook njoftoi, se nga tetori nuk do të lejojë më në platformat e veta njoftime dhe reklama politike në Bashkimin Europian. Arsyeja është se rregullorja e BE-së “nuk mund të zbatohet në praktikë”.

Një zëdhënës i sipërmarrjes u ankua, se udhëzimet e BE-së krijojnë “pasiguri ligjore”. Zuckerberg është kritik ndaj rregullave të BE-së. Në fillim të vitit ai e akuzoi Brukselin për “censurë”.

 

Continue Reading

Teknologji

Toyota prezanton automjetin e parë elektrik

Published

on

Duket se është shkruar një kapitull i ri në marrëdhënien komplekse të Toyotës me automjetet elektrike. Gjiganti japonez, ndonëse ngadalë, po e pranon të ardhmen elektrike, gjë që tregohet me prezantimin e modelit krejt të ri C-HR+, krahas modelit ekzistues bZ4X.

Sipas një raporti nga Nikkei Asia, Toyota planifikon të rrisë ndjeshëm prodhimin e automjeteve elektrike në Evropë deri më 2028. Fabrika e kompanisë në Çeki pritet të shndërrohet në një qendër kryesore prodhimi, me një objektiv ambicioz prej 100 mijë automjetesh elektrike në vit.

Ky hap është pjesë e një strategjie të Toyotës që përfshin ofrimin e 14 modeleve të automjeteve elektrike në Evropë deri më 2026, duke përfshirë versionet elektrike të ardhshme të modeleve C-HR+ dhe Urban Cruiser, si dhe një version të përditësuar të modelit bZ crossover, shkruan Carscoops.

Vendimi për të lokalizuar prodhimin është në përputhje me objektivat afatgjata të qëndrueshmërisë dhe ndalimin e ardhshëm të shitjes së automjeteve të reja me motorë me djegie të brendshme në Bashkimin Evropian nga 2035. Pavarësisht një rënie të lehtë të shitjeve së fundmi, automjetet elektrike ende përbëjnë një pjesë të konsiderueshme prej 15.4 për qind të shitjeve të reja të makinave në kontinentin e vjetër.

Për krahasim, në Japoni, kjo për qindje është vetëm 2, gjë që e bën tregun evropian shumë më të rëndësishëm për strategjinë elektrike të kompanisë.

Toyota, si shumë prodhues tradicionalë, po ndjen presion nga konkurrentët kinezë si BYD, Jaecoo dhe Xpeng, të cilët kanë 5.1 për qind të pjesës së tregut në Evropë. Edhe pse Toyota ka qenë e kujdesshme, plani i ri tregon një ndryshim brenda industrisë.

Shumë do ta quajnë këtë si hap për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje për opsione elektrike në Evropë, por edhe për t’iu përshtatur kuadrit të rreptë rregullator.

Nuk duhet pritur një ndryshim i plotë i strategjisë. Kompania mbetet e kujdesshme për shkak të sfidave praktike si pesha e baterive dhe kufizimet në autonomi. Në vend të një kthese të plotë, Toyota ka gjasë të vazhdojë të integrojë zgjidhje të avancuara hibride dhe teknologji për zgjatjen e autonomisë, për të ruajtur praktikën dhe tërheqjen – veçanërisht për automjetet më të mëdha.

 

Continue Reading

Të kërkuara