Shëndet

​A guxojmë të flemë me kondicioner të ndezur?

Përdorimi i kondicionerit gjatë gjumit mund të jetë i keq për ata që vuajnë nga astma.

Published

on

Shumë njerëzve u pëlqen ta lënë kondicionerin ndezur edhe kur shkojnë për të fjetur, por ekspertët kanë zbuluar nëse mund të ketë ndikim negativ në shëndet.

Mark Reddick, një nga autorët e librit Sleep Advisor, thotë se përdorimi i kondicionerit gjatë gjumit mund të jetë i keq për ata që vuajnë nga astma dhe e njëjta gjë vlen edhe për përdorimin e ventilatorit gjatë natës.

“Për shumë njerëz ventilatori, sidomos ai në tavan, i ndihmon të bien në gjumë, por nuk është aspak i mirë sepse mund të shkaktojë atak alergjik dhe tharje të syve”, tha ai.

E njëjta gjë vlen edhe për kondicionerin, kështu që ndoshta është më mirë të ftohni dhomën mirë përpara se të flini, pastaj fikni kondicionerin ose ta vendosni kondicionerin në një dhomë tjetër.

Nuk është mirë të kaloni gjithë natën me kondicioner ndezur në dhomën ku flini, pasi përveç sulmeve alergjike dhe problemeve me sytë e thatë dhe mukozën e hundës, janë të mundshme edhe probleme të tjera, si ngurtësim dhe dhimbje shpine.

Mark Reddick gjithashtu këshillon të pastroni rregullisht ventilatorët dhe kondicionerët para përdorimit, duke përmendur lëkurën e thatë si një pengesë tjetër të përdorimit të vazhdueshëm të tyre.

“Kur ajri fryn për një kohë të gjatë shpesh lëkura thahet. Losioni dhe kremrat do të ndihmojnë, por jo nëse kjo bëhet zakon gjatë gjithë verës”, shpjegoi ai.

Në vend të kondicionerëve, ekspertët këshillojnë vendosjen e perdeve me kusht që të mos kenë ngjyra të errëta pasi ato e tërheqin nxehtësinë. Po ashtu rekomandojnë dushin e shpeshtë, hidratimin me ujë të freskët, si dhe shmangien e alkoolit, kafeinës dhe pijeve me përqendrim të lartë të sheqerit.

Shëndet

Jo vetëm uji, pijet që përshpejtojnë humbjen e peshës

Published

on

Edhe pse uji konsiderohet si një nga faktorët kryesorë për humbjen e peshës, ekzistojnë edhe pije të tjera që mund të jenë po aq ose më efektive për djegien e dhjamit dhe përshpejtimin e metabolizmit.

Rekomandohet të konsumohen të paktën dy litra ujë në ditë, por një pjesë e kësaj sasie mund të zëvendësohet me pije që jo vetëm hidratojnë, por edhe mbështesin procesin e dobësimit.

Më poshtë janë katër alternativa të dobishme e të shijshme ndaj ujit të zakonshëm – të cilat duhet të merren si shtesë, jo si zëvendësim i tij:

Kokteji i proteinave – Proteinët janë thelbësore për ruajtjen e masës muskulore gjatë rënies në peshë. Një koktej proteinash ofron një mënyrë praktike për të shtuar proteinat, për të ulur ndjenjën e urisë dhe për të nxitur djegien e dhjamit.

Kafeja – Konsumi i moderuar ndihmon në kontrollin e oreksit dhe në rritjen e shpenzimit të kalorive. Kafeina përshpejton metabolizmin, jep energji dhe përmirëson qëndrueshmërinë fizike, sidomos kur konsumohet para stërvitjes.

Çaji me xhenxhefil – Xhenxhefili nxit metabolizmin, përshpejton djegien e dhjamit dhe krijon ndjesi ngopjeje. Përveç kësaj, ai ka veti anti-inflamatore dhe përforcon sistemin imunitar, duke e bërë çajin me xhenxhefil një ndihmës të vlefshëm në procesin e dobësimit.

Uji me limon – I freskët dhe i lehtë, stimulon tretjen, redukton fryrjen dhe nxit hidratimin. Është një zëvendësues i shkëlqyer për pijet e gazuara dhe lëngjet e ëmbla. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ja arsyet e pazakonta pse rritet rreziku për kancer të lëkurës

Published

on

Melanoma është forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës, që lind nga melanocitet, qelizat që prodhojnë pigmentin e lëkurës sonë.

Shumë njerëz nuk e dinë se disa faktorë që duken të padëmshëm mund të ndikojnë në shfaqjen e këtij kanceri. Disa prej tyre janë:

Vera e bardhë

Një studim i publikuar në Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention tregon se konsumimi i një gote vere të bardhë në ditë e rrit me 13% rrezikun për zhvillimin e melanomës. Shkaku lidhet me enzimen acetaldehyde, e cila dëmton ADN-në. Kjo substancë gjendet në pijet alkoolike, por në sasi më të lartë tek vera. Autori i studimit, Eunyoung Cho, sugjeron që personat me faktorë të tjerë risku për melanomë të kufizojnë përdorimin. Një alternativë më e sigurt është ajo e kuqe, e pasur me antioksidues që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave.

HPV (Papillomavirusi i njeriut)

Sipas një hulumtimi, infeksioni me HPV është i lidhur me përhapjen e karcinomës skuamoqelizore, një tjetër lloj kanceri i lëkurës, i ndryshëm nga melanoma.

Trashëgimia gjenetike dhe flokët e kuq

Individët me flokë të kuq mbartin një gjen që e shton rrezikun për kancer të lëkurës, sidomos të lidhur me ekspozimin ndaj diellit. Ky gjen ka efekt të krahasueshëm me 20 vite qëndrimi nën rrezet e diellit. Një studim i botuar në Nature Communications tregon se edhe nëse ju vetë nuk keni flokë të kuq, por dikush në familjen tuaj i ka, rreziku juaj për dëmtime gjenetike nga dielli rritet me 42%.

Lëngjet e qitros (citrus)

Konsumimi i më shumë se një gote (rreth 1.6 herë në ditë) me lëng portokalli ose grejpfruti lidhet me rritje prej 36% të rrezikut për melanomë. Kjo lidhet me përbërësit psoralen e furocoumarin, që e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Studim: Dieta Keto redukton depresionin te studentët deri në 70%

Published

on

Një studim i Universitetit të Ohios ka treguar se dieta Keto, e ndjekur për të paktën 10 javë, mund të ulë deri në 70% simptomat e depresionit te studentët universitarë.

Studimi, i botuar në Translational Psychiatry, raportoi gjithashtu përmirësime në mirëqenien e përgjithshme dhe aftësitë njohëse.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Drew D. Decker, synuan të ofronin trajtim për studentë me çrregullim depresiv të madh, duke kombinuar dietën me vlerësime javore dhe intervista klinike.

Nga 24 studentë të përfshirë, 16 përfunduan programin 10–12 javor, dhe rezultatet ishin mbresëlënëse:

69% ulje në simptomat e vetë-raportuara të depresionit

71% ulje në vlerësimin klinik të depresionit

Askush nuk plotësonte më kriteret për depresion të moderuar ose të rëndë.

Përveç shëndetit mendor, pati edhe përfitime fizike:

15 nga 16 studentë humbën mesatarisht 5 kg

Niveli i faktorit neurotrofik të trurit (BDNF) u rrit 32%

Hormoni leptin ra 52%

Përmirësim në kujtesë, shpejtësi përpunimi dhe funksione ekzekutive

Ekspertët theksojnë se nga Keto mund të ndikojë në depresion përmes mekanizmave metabolikë të lidhur me biologjinë e sëmundjes.

Studimi kishte kufizime, ishte i vogël dhe pa grup krahasues, ndaj nuk mund të thuhet se efektet vinin vetëm nga dieta.

Autorët e shohin këtë si një hap premtues dhe alternativë për të ndihmuar studentët që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

E vërteta e fshehur pas infarkteve tek të rinjtë

Published

on

Një studim i ri nga Klinika Mayo ka hedhur dritë mbi sulmet në zemër tek të rriturit më të rinj, veçanërisht tek gratë, duke ofruar të dhëna që mund të ndryshojnë mënyrën se si kuptohen dhe trajtohen këto ngjarje serioze shëndetësore.

Kërkimi, i botuar në Journal of the American College of Cardiology, analizoi mbi 15 vite të dhëna nga Projekti i Epidemiologjisë së Rochester dhe zbuloi disa modele të pazakonta mbi shkaqet e infarkteve tek të rinjtë.

Rezultatet treguan se ateroskleroza, bllokimi i arterieve nga pllaka – mbetet shkaku kryesor i atakeve në zemër. Dallimi ishte i theksuar mes gjinive: tek burrat nën 65 vjeç shkaktonte 75% të rasteve, ndërsa tek gratë vetëm 47%.

Kjo tregon se më shumë se gjysma e infarkteve tek gratë vijnë nga shkaqe të tjera, më pak të njohura.

Një prej tyre është diseksioni spontan i arteries koronare, një gjendje kur krijohe çarje e papritur në një arterie koronare, duke bllokuar qarkullimin e gjakut pa praninë e pllakave. SCAD është më e shpeshtë tek gratë e reja dhe shpesh ngatërrohet me infarktet tipike.

Trajtimi me stenta ose ndërhyrje tjera sjellë më shumë rrezik sesa përfitim. Studimi theksoi se SCAD është gjashtë herë më e zakonshme tek gratë krahasuar me burrat. Një tjetër shkak janë infarktet e lidhura me stresin, të provokuara nga gjendje si anemia ose infeksionet e rënda.

Këto përbënin shkakun e dytë më të zakonshëm dhe shoqëroheshin me shkallën më të lartë të vdekshmërisë pesëvjeçare – rreth 33%.

Pra, pacientët me këto forma të infarkteve shpesh kishin prognozë më të rëndë sesa ata me sëmundje klasike të arterieve koronare.

Lajmi i mirë është se infarktet “të pashpjegueshme” rezultuan të rralla më pak se 3% e rasteve, duke nënkuptuar se në shumicën e situatave mjekët mund të identifikojnë një shkak të qartë dhe të përshtatin trajtimin.

Ky studim nënvizon rëndësinë e përcaktimit të saktë të shkakut rrënjësor të një sulmi në zemër. Vetëm duke ditur arsyen e vërtetë, mjekët mund të ofrojnë trajtime efektive dhe të shmangin ndërhyrjet që në disa raste mund të jenë të rrezikshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara