Lajmet

​A do të kandidojë Trump kundër Biden në 2024-ën

Ai u tha republikanëve se po vjen koha që ai të bëjë një njoftim zyrtar në lidhje me ofertën e tij të ardhshme.

Published

on

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur sërish në lidhje me një kandidim të mundshëm përballë Joe Biden në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2024.

Trump u tha republikanëve se po vjen koha që ai të bëjë një njoftim zyrtar në lidhje me ofertën e tij të ardhshme për Shtëpinë e Bardhë. Teksa mbante fjalën në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Dallas, këtë fundjavë, Trump konfirmoi se do të bëjë publike planet e tij për të kandiduar.

“Sigurisht që nuk është një periudhë shumë e gjatë, koha po afrohet”, tha Trump.

Ai argumentoi se kombi po përballej me kriza të politikës së brendshme dhe të jashtme, duke thënë se Amerika humbi ‘prestigjin’ e saj kur Biden tërhoqi trupat amerikane nga Afganistani vitin e kaluar. Trump gjithashtu pohoi se SHBA-ja është një komb që lejoi Rusinë të shkatërrojë Ukrainën, duke vrarë qindra mijëra njerëz dhe kjo situatë vetëm do të përkeqësohet.

Lajmet

Gërvalla në Luksemburg: Kosova meriton mbështetje për në BE dhe NATO

Published

on

By

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla kërkoi ditën e djeshme në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, mbështetje të qartë për aspiratat e vendit tonë për anëtarësim në BE dhe NATO, duke theksuar rëndësinë e këtyre proceseve jo vetëm për Kosovën, por edhe stabilitetin rajonal dhe evropian.

Gërvalla përmendi tre hapa urgjentë që kërkohen tani, e që kontribuojnë jashtë mase në stabilizimin e rrethanave në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe hapjen e rrugës për integrimin e rajonit në BE.

Hapat në fjalë janë: heqja e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, përfundimi i procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe mbështetja për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Gërvalla nënvizoi përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut të lehtësuar nga BE me Serbinë, dhe zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit të vitit 2023.

Ajo theksoi se ky proces duhet të çojë drejt njohjes reciproke dhe ndërtimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, mbi bazën e barazisë dhe vlerave evropiane.

Gërvalla kërkoi nga BE-ja edhe veprime ndaj Serbisë e cila në vazhdimësi e mohon marrëveshjen dhe vepron në kundërshtim me dispozitat e saj.

Në dritën e kërcënimeve të vazhdueshme nga Serbia dhe ndikimit rus në rajon,  Gërvalla bëri thirrje për mbështetje të fuqishme për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe llogaridhënie për aktin e hapur të agresionit në Banjskë, si çështje kyçe për sigurinë rajonale dhe integritetin e BE-së.

Continue Reading

Lajmet

Sot regjistrohen deputetët e AAK-së dhe të pakicave

Published

on

By

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Listës Serbe dhe të komuniteteve të tjera joshumicë, do të regjistrohen sot për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë regjistruar gjatë javës së kaluar.

Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë e Kuvendit do të mbahet të martën, më 15 prill, në orën 10:00.

Continue Reading

Aktualitet

Aleatët zotohen për ndihmë 21 miliardë euro për Ukrainën

Published

on

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka thënë gjatë konferencës për shtyp të mbajtur krah për krah me homologun e tij gjerman dhe atë ukrainas, se si rezultat i samitit të mbajtur në Bruksel, ku morën pjesë më shumë se 50 vende, aleatët janë zotuar për ndihmë ushtarake në vlerë prej 21 miliardë eurove për Ukrainën.

Healey ka përjashtuar rolin e Bashkimit Evropian në saje të planifikimit për të formuar të ashtuquajturin “koalicioni i të vullnetshmëve”, pas kritikave të bëra nga përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së, Kaja Kallas, e cila pati thënë më herët gjatë ditës se kishte mungesë qartësie në planet rreth koalicionit në fjalë.

“Planifikimi ynë është vërtet për koalicionin e të vullnetshmëve, [është] real, substancial, dhe i avancuar mirë. Bashkimi Evropian nuk është pjesë e atij planifikimi”, ka shtuar Healey.

Nga ana tjetër, ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius ka thënë se Moska “nuk është ende e interesuar në paqe”, dhe se arritja e paqes në të ardhmen e afërt duket jorealistike.

“Ukraina ka nevojë për një ushtri të fuqishme dhe vetëm atëherë procesi i negocimit mund të çojë në një paqe të qëndrueshme”, ka thënë Pistorius.

Deklaratave të Pistoriusit iu bashkua edhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, i cili ka shtuar se Rusia nuk ka treguar aspak vullnet për paqe.

“Rusia është duke rritur prodhimin…dhe nuk tregon asnjë shenjë se është e gatshme për paqe”, ka thënë Umerov.

Ai ka falënderuar vendet aleate për ndihmën e vazhdueshme, tek ka theksuar nevojën urgjente të Ukrainës për sisteme ajrore të mbrojtjes.

E pavarësisht mungesës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili u kyç në takim përmes videolidhjes, Umerov ka insistuar se SHBA vazhdojnë të mbesin “partneri kryesorë” i Kievit.

Continue Reading

Lajmet

Bërnabiç zbulon datën: Kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, njoftoi të premten se më 14 prill do të mbahet një seancë për votimin e Qeverisë së re të vendit, duke theksuar se “deputetëve u takon t’ia japin një shans” mandatarit Gjuro Macut.

Shpresoj që seanca të mund të nisë tashmë të hënën, sepse duhet ta përfundojmë këtë proces deri më 18 prill në mesnatë. Pra, emrat e ministrave dhe përbërjes do t’i dimë atëherë, por kjo varet para së gjithash nga mandatari”, tha Bërnabiq për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) të premten.

Ajo tha se i ka ftuar përfaqësuesit e opozitës parlamentare për bisedime, në mënyrë “që t’ia japim një shans profesorit Macut”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e mandatoi javë më parë endokrinologun dhe profesorin e Fakultetit të Mjekësisë në Beograd, Gjuro Macut, për formimin e Qeverisë së re.

Vuçiq më herët kishte zhvilluar konsultime me partitë parlamentare lidhur me mandatarin për përbërjen e Qeverisë së re.

Partitë opozitare kishin refuzuar të marrin pjesë në ato konsultime. Opozita kishte propozuar formimin e një qeverie kalimtare, gjë që koalicioni në pushtet e refuzon.

Qeveria e Serbisë ndodhet në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend miratuan dorëheqjen e Millosh Vuçeviq nga posti i kryeministrit, me ç’rast ka filluar të rrjedhë afati 30-ditor për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Vuçeviq kishte dhënë dorëheqje një muaj e gjysmë më parë, pasi aktivistët e Partisë Përparimtare Serbe, në pushtet, kishin rrahur një grup studentësh që po bllokonin punën e fakultetit në Novi Sad.

Rënia e Qeverisë së Serbisë, të udhëhequr nga Vuçeviq, ka ndodhur në kulmin e protestave kundër regjimit, të udhëhequra nga studentët të cilët që nga fundi i nëntorit 2024 kanë bllokuar dhjetëra fakultete në mbarë Serbinë.

Në qendër të kërkesave të tyre, që i kanë parashtruar para institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë ligjore dhe politike për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Continue Reading

Të kërkuara