Lajmet

​82 vjet zonë e mbrojtur, Laguna e Kune-Vainit tashmë destinacion tërheqës

Rritja e numrit të vizitorëve është gjithashtu një tregues pozitiv i zhvillimit të turizmit.

Published

on

82 vite më parë, në vitin 1940, Laguna e Kune – Vainit u shpall Rezervat Gjuetie, duke shënuar zonën e parë të Mbrojtur në Shqipëri, ndërsa sot zona gëzon statusin Rezervat Natyror i Menaxhuar.

Ky rezervat ka vite që është kthyer në një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj. Ndryshimet që ka pësuar ky rezervat ndër vite janë të shumta, si në mirëmbajtjen e ruajtjen nga dëmtimet e ndërhyrjet e ndryshme. Stafi i AdZM Lezhë ka punuar duke hapur shtigje të reja, duke pastruar, duke krijuar hapësira, ku mund të pushohet, por edhe të vëzhgohet fauna e egër.

Rritja e numrit të shpendëve në lagunë është treguesi më i mirë i shpërblimit të natyrës për qetësinë e shtuar në zonë. Shpendët kanë gjetur qetësinë e tyre në sajë të Moratoriumit të gjuetisë dhe penaliteteve të vendosura.

Rritja e numrit të vizitorëve është gjithashtu një tregues pozitiv i zhvillimit të turizmit duke e kthyer kështu lagunën e Vainit në një nga aseset turistike më të vizitueshme.

Qendra e vizitorëve e stacionuar pranë zyrave të Administratës Rajonale Zonave të Mbrojtura Lezhë ofron, për turistët, informacionin e nevojshëm për biodiversitetin e lagunës.

Vizitorët mund të shëtisin në këmbë, me biçikletë ose me makinë. Laguna e Kune-Vainit është mundësia më e mirë për të shijuar natyrën duke qenë aktiv. Peizazhet e mrekullueshme të zonës ofrojnë mundësi për aktivitete në natyrë, si sport, piknik etj./ATSh

Aktualitet

Edhe pak vende të lira në programin e Ndërtimtarisë në UBT – I vetmi në Kosovë dhe më i kërkuari nga të rinjtë

Published

on

UBT njofton se janë ende pak vende të lira për programin Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, programi më i madh dhe i vetmi i këtij profili në Kosovë. Aplikimet vazhdojnë online, duke i dhënë mundësi të rinjve të regjistrohen në një nga programet më të kërkuara të fakultetit të inxhinierisë.

Programi ofron një kombinim të teorisë moderne dhe praktikës së orientuar drejt tregut, me fokus në ndërtimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së qëndrueshme. Studentët përfitojnë nga laboratorë të avancuar, bashkëpunime me sektorin privat dhe projekte praktike që synojnë përgatitjen e profesionistëve të gatshëm për tregun e punës.

Aplikimet mund të bëhen online në adresën: APLIKIMI ONLINE NË UBT

Continue Reading

Aktualitet

Hoti: BE-ja pezulloi 7.1 milionë euro në total, përfshi 600 milionë euro projekte

Published

on

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë pasur ndikim të thellë financiar për vendin, me një kosto të përgjithshme që arrin në 613.4 milionë euro për periudhën qershor 2023- prill 2025 thotë ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Sipas Hotit kjo shifër përfshin projektet që janë pezulluar për një afat të pacaktuar si pjesë e sanksioneve të vendosura nga Brukseli.

“613.4 milionë euro është kostoja totale e masave të BE-së ndaj Kosovës për periudhën qershor 2023-prill 2025. Këtu përfshihen projektet e pezulluara për afat të pacaktuar”, ka shkruar Hoti

Por sipas tij, nga kjo shumë, 7.1 milionë euro janë fonde të humbura përfundimisht.

“Nga kjo shumë, 7.1 milionë euro janë të humbura plotësisht, të cilat parashiheshin për bujqësi, turizëm rural, ndërmarrje etj. Sektorët më së shumti të ndikuar janë: mjedisi 351 milionë euro, energjia 114 milionë euro, digjitalizimi 57 milionë euro, kultura 15 milionë euro etj”.

Continue Reading

Aktualitet

SBAShK: Subvencioni prej 80 eurosh nuk mjafton, nxënësit rrezikojnë të mbesin pa libra

Published

on

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala tha  se subvencionimi nga Ministria e Arsimit prej 80 eurosh për tekste dhe materiale mësimore nuk i mbulon nevojat reale të nxënësve.

Ajo tha se edhe procesi i aplikimit ka filluar me vonesë, vetëm pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, duke theksuar se edhe shumë prindër kanë vështirësi me procesin e aplikimit përmes platformës e-Kosova, gjë që po krijon pasiguri tek prindërit dhe nxënësit për sigurimin e teksteve në kohë.

“Këtë vit me sa ne e kemi parë ka filluar aplikimi për subvencion pak ndoshta me vonesë se 1 shtatori është shumë afër dhe kanë aplikuar prindërit, përkundër asaj që prapë mbesin prindërit, të cilët nuk kanë njohuri të mjaftueshme se si të aplikohet për subvencionim. Po në të njëjtën kohë edhe subvencionimi, i cili është duke u bërë prej 80 eurove nuk është i mjaftueshëm, ngase librat për nxënësit e këtyre klasave nga klasa e parë deri në klasën e nëntë shpeshherë janë më të shtrenjta. Do të thotë nuk e përmbushin kërkesën dhe nevojën ato 80 euro për t’ju blerë tekste shkollore e mos të flasim për mjetet tjera”, tha Shala.

Ajo ngriti shqetësime edhe për përdorimin e librave nga gjeneratat e kaluara, të cilat shpeshherë janë të plotësuara dhe nuk kontribuojnë në cilësinë e mësimdhënies.

“Kur është fjala për zëvendësim të teksteve me tekste e viti të kaluar ato janë të plotësuara nga nxënësit që i kanë përdorur vitin e kaluar dhe nxënësit, të cilët do t’i përdorin këtë vit i marrin si të plotësuara, andaj edhe nëse fëmijës i jepet një detyrë që e ka zgjidhjen aty, atëherë sa ai nxënës do të mendojë për ta zgjedhur atë detyrë, të cilën e ka të gatshme të zgjedhur, që do të thotë që lë shumë për të dëshiruar çështja e ngritjes së cilësisë në arsim me libra të plotësuar”, tha ajo.

Shala shtoi se procesi i rimbursimit është i vonuar dhe kjo po ndikon drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e vitit shkollor.

“Meqenëse është bërë aplikim, por akoma nuk e dimë a ka filluar rimbursimi me mjete, por edhe nëse ka filluar është shumë vonë ngase është paksa e vështirë që të arrijnë të gjithë prindërit e fëmijëve të Kosovës, gjithë nxënësve të Kosovës që diku i kemi rreth 203,000 nxënës në këtë vit shkollor të pajisen me libra dhe mjete të tjera mësimore që javën e parë. Unë e them që javën e parë e mos të flasim që ditën e parë. Derisa viteve të kaluara kur u blenin librat dhe u dërgoni në shkolla para 1 shtatorit, që me 1 shtator mësimdhënësit kishin për detyrë vetëm t’ua shpërndanin klasave të tyre ato libra. Që do të thotë që me 1 shtator nxënësit ishin të pajisur me libra”, tha ajo.

Duke u bazuar në përvojën e dy viteve të fundit, Shala ka thënë se edhe pas subvencionimit, shumë nxënës kanë shkuar pa libra gjatë gjithë vitit shkollor.

“Nga përvoja që e kemi edhe nga dy vitet e kaluara e kemi parë se ka pasur në mesin e nxënësve që ndoshta edhe gjatë gjithë vitit shkollor nuk kanë qenë të pajisur me libra. Përkundër asaj që është bërë ndoshta subvencionimi i atyre mjeteve, nxënësit kanë shkuar pa libra. Përveç ata që kanë qenë me kushte paksa më të rënda ekonomike, ndoshta që i kanë shfrytëzuar ato mjete për produkte elementare për jetës, ato familje dhe nuk ju kanë blerë libra nxënësve, fëmijëve të tyre. Kemi pasur edhe probleme, ngase pothuajse të gjithë nxënësit që muajin e parë nuk kanë qenë të pajisur me tekste dhe mjete të tjera mësimore”.

Për vitin shkollor 2025/2026, do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, ndërsa me të njëjtën shumë do të subvencionohen nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore.

Sipas MAShTI-t, brenda gjashtë ditëve të para të hapjes së aplikimit janë pranuar gjithsej 144,337 aplikime përmes platformës e-Kosova dhe deri më tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga prindërit.

Ky është viti i tretë radhazi që Ministria e Arsimit aplikon këtë formë të subvencionimit.

Continue Reading

Aktualitet

I jepet lamtumira e fundit Artur Zhejit, gazetarit që Kosovën e bëri çështje të parë

Published

on

Personalitete të jetës publike, politikës, miq, kolegë dhe qytetarë i dhanë sot lamtumirën e fundit gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji ndërsa zhvilluan homazhe në nderim të tij në Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë.

Në këtë universitet, Zheji ka përfunduar studimet për regjisurë, por gjithashtu ka kaluar edhe një pjesë të mirë të jetës së tij.

Zheji ka qenë drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, por edhe në media të tjera të shkruara dhe vizive.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se pas ekranit, Zheji ka qenë akoma më artist e krijues dhe do të ishte shumë më tepër në vitet që do vinin.

“Humbje e rëndë, e parakohshme. Një personazh me shumë ngjyra, me shumë botë, me shumë përfshirje në jetën publike dhe në jetën e vendit. Nuk e kam arritur në akademi, por natyrisht që e njoh Zhejin si të gjithë ju, si gazetar e publicist. Pas Zhejit në ekrane, me siguri ka qenë një Zheji tjetër akoma më artist e krijues e do ishte shumë më tepër në vitet që do vinin, por fatkeqësisht jeta është ndonjëherë shumë e ashpër në këto ngjarje që janë kaq të papritura. Nuk dimë si të ngushëllojmë familjen e botën që ai la. Ikje shumë e parakohshme”, u shpreh Gonxhja pas homazheve në Akademinë e Arteve.

Aktorët e mirënjohur Rajmonda Bulku dhe Timo Flloko vlerësuan Zhejin si një analist të jashtëzakonshëm, por edhe një artis i madh në shpirt.

“Lindi i lirë, i mençur i kulturuar. Luftoi tërë jetën e tij për të thënë fjalën e drejtë. Elokuenca e Turit është e pakrahasueshme. Do na mungojë shumë, jo vetëm ne që e kishim afër dhe e donim shumë dhe e vlerësonim, por të gjithë atyre që donin ta dëgjonin zërin e Turit, një zë të lirë, një fjalë të drejtë, të mençur dhe besoj se do ta mbajnë në mendje ashtu siç ishte Turi, i drejtë dhe i mençur”, tha për gazetarët aktorja Bulku pas homazheve.

Aktori Timo Flloku u shpreh se “Tur Zheji ishte një personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme, nuk flas në prerjen politike apo si një analist i jashtëzakonshëm, por do të thoja atë që Arturi ishte në artis i madh në shpirt, me një sensibilitet të thellë. Kam patur miqësi të afërt me të. Zoti e rrëmbeu nga ne, iku shumë shpejt”.

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo vlerësoi kontributin e Zhejit jo vetëm në media, por edhe në çështje të rëndësishme si ajo e Kosovës.

“Me Artur Zhejin kam rreth 28 vjet që jam njohur. Më ka marrë intervistën e parë si gazetarë në Romë, kur unë isha në pozitën e Ministrit të Jashtëm dhe që aty vendosëm një bashkëpunim shumë miqësorë që vazhdoi edhe më tej. Arriti në majën e publicistikës shqiptare, me një stil të veçantë, një fjalor tejet të përpunuar që ndërthurej mes një gazetarie ekspresive, por dhe mendimi të thellë filozofik. Ajo kulturë e madhe që ky njeri rrezatonte, jo vetëm kur ishte në mediumet publike, por edhe jetën personale, kishe çfarë të bisedoje me të. Artur Zheji është një nga gazetarët më të shquar që është marrë me çështjen kombëtare në tërësi, por veçanërisht Kosovën. Arturi e bëri çështje të parë të profesionit të tij dhe madje temat e tij, diskutimet dhe programet e tij kanë patur në qendër çështjen kombëtare. Për këtë spikaste në mënyrë të veçantë”, tha Milo.

Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë.

 

Continue Reading

Të kërkuara