Lajmet

​”70 për qind e rasteve të grave të vrara kryhen nga familjarët”

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga misioni i OSBE-s në Kosovë me temën për sigurinë dhe qasjen në drejtësi për viktimat në familje.

Published

on

Rreth 70 për qind e rasteve të grave të vrara janë kryer nga një anëtar i familjes dhe me armë zjarri. Vetëm në dy javët e fundit janë vrarë dy gra, dhunuar dy të mitur, tri gra janë dhunuar, dhe ka ndodhur një sulm i dhunshëm me bazë gjinore kundër një burri në Prizren. Kështu u tha në tryezën e organizuar nga misioni i OSBE-s në Kosovë me temën për sigurinë dhe qasjen në drejtësi për viktimat në familje.

Shefi i këtij misioni në Kosovë, Michael Davenport ka thënë se parlamenti ka bërë një hap të madh kur ka votuar Konventën e Stambollit, por koha është që ligji të finalizohet.

“Mesazhi i OSBE-së gjatë kësaj fushate është që t’i japim fund tani dhe të bashkohemi për të luftuar dhunën kundër vajzave dhe grave. Dhe sot fokusi ynë është në mënyrë specifike në qasjen për drejtësi për viktimat e dhunës në familje. Të gjithë ne jemi tmerruar nga rastet e tmerrshme të vrasjeve këtu në Prishtinë gjatë javëve të kaluara. Dhe duke ju falënderuar Policisë së Kosovës, shifrave që na i kanë dhënë ata, mund të them se gjatë dy javëve të fundit në Kosovë ka qenë një vrasje e gruas, dy dhunime ndaj të miturve, tre dhunime ndaj grave, dhe një sulm i dhunshëm me bazë gjinore kundër një burri në Prizren. Të gjitha këto duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi për të gjithë ne, për të dyfishuar përpjekjet tona për të luftuar këtë fenomen dhe për të çrrënjosur dhunën në familje një herë e përgjithmonë”, ka thënë ai.

Rastet e fundit të vrasjeve të grave, siç tha Davenport, tregojnë nevojën për ngritjen e vetëdijesimit dhe nevojën thelbësore për të kundërshtuar qëndrimet diskriminuese.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë është e përkushtuar që të mbështes partnerët tanë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, në ndërtimin e politikave, në ndërtimin e kapaciteteve dhe në këmbimin e praktikave më të mira. Dhe unë zotohem se do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët për të përmirësuar bashkëpunimin dhe komunikimin mes tyre, për të siguruar një reagim profesional dhe me qendër viktimën… Është vërejtur se edhe në rastet e fundit që kanë ndodhur në Prishtinë që posedimi i armëve të lehta dhe të vogla është në mesin e faktorëve të tjerë që shumë shpesh të dhunës kundër grave, tragjikisht duke përfunduar me vrasjen e grave. Rreth 70 për qind të vrasjes së grave janë nga një anëtar i familjes, duke përfshirë një armë të zjarrit”, ka shtuar Davenport.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se dhuna në familje po shënon rritje. Sipas tij, MPB ka ngritur kapacitetet dhe policët janë të trajnuar e certifikuar për hetimin dhe trajtimin e dhunës në familje.

“Dhuna në familje për fat të keq po pëson rritje, me ç’rast vetëm për periudhën janar-tetor 2022 kemi 2333 viktima, 1901 prej të cilëve janë gra e vajza. Ky është një realitet i hidhur që po ndodhë në vendin tonë, por është edhe kambanë alarmi se angazhimi ndërinstitucional duhet të intensifikohet, masat dhe veprimet e deritanishme nuk po mjaftojnë dhe duhet të avancojnë në mënyrë që të gjithë ne të jemi më efikas në parandalim dhe në reagim në rastet e cenimit të jetës së vajzave dhe grave tona. Në rastin e Hamide Magashit vërtetohet që ka pasur mungesë të koordinimit dhe neglizhencë në rastet me të cilat e ndjera është ballafaquar”, ka thënë Gashani.

Edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se trajtimi më i mirë për gratë është parandalimi i rasteve të dhunës.

“Forma kryesore mbi të cilën është e nevojshme që të koncentrohemi është parandalimi i rasteve të dhunës dhe për këtë jemi të bindur që do të kenë efekt ndryshimet e fundit që kemi ndërmarrë me Kodin Penal dhe me atë Procedurës Penale, në rastet kur një person shpallet fajtor për veprën penale të dhunës në familje apo të dhunës seksuale. Këto ndryshime për personat fajtor përfshin këto masa: u ndalohet punësimi në institucione publike, kandidimi në pozita në nivel qendror dhe lokal, nuk do të zbatohen rrethanat lehtësuese për dhunuesit, trajtimi i lëndës nuk zgjat më shumë se një vit dhe emrat e dhunuesve publikohen në faqen zyrtare të KGjK-së”, tha Sallahu.

Vetëm prej fillimit të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore janë vrarë dy gra. Në të dy rastet, dyshohet se bashkëshortët e tyre ua morën jetën.

Lajmet

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Australisë, Richard Rodgers

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim përshëndetës ambasadorin jorezident të Australisë për Kosovën, Richard Rodgers, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Gjatë këtij takimi, Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për punën e ambasadorit, duke e falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë.

Të dy bashkëbiseduesit riafirmuan gatishmërinë e vendeve respektive për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të forcuar më tej lidhjet diplomatike dhe miqësore në të ardhmen.

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se Sami Lushtaku sulmoi fizikisht zëvendësministrin Hysni Mehani në Skenderaj

Published

on

By

Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, dhe aktivisti Bahri Zabeli kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Mitrovicës pas lëndimeve në kokë që morën gjatë një përleshjeje në një kafene në Skenderaj. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Mehani u sulmua nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku, dhe truprojat e tij derisa po pinte kafe.

Në reagimin e tyre, Vetëvendosje tha se Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Ky sulm tregon se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje.”

Ndërsa, Sami Lushtaku i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk i sulmoi ai, por se qytetarët reaguan të irrituar nga provokimet.

“Etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan!”, shkroi Lushtaku në Facebook.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi nga organet e rendit që të veprohet menjëherë.

“Mandati publik nuk është mburojë për forcë fizike ndaj kundërshtarit politik. Ftoj organet e rendit të veprojnë menjëherë dhe pa asnjë hezitim”, shkruan Haxhiu.

Policia tashmë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon evakuimi në Trepçë: Dalin edhe 18 minatorët e fundit që mbetën të ngujuar në Stan Tërg

Published

on

By

Ka përfunduar me sukses operacioni i evakuimit në minierën e Trepçës në Stan Tërg, ku të gjithë minatorët që kishin mbetur të bllokuar tashmë kanë dalë mbi sipërfaqe. Lajmi është konfirmuar pas nxjerrjes së 18 punëtorëve të fundit, të cilët po qëndronin në zgafellë si pasojë e një defekti të rëndë elektrik.

Më herët, menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” kishte sqaruar përmes një njoftimi zyrtar se nga rreth 50 punëtorë sa ishin bllokuar fillimisht, 29 prej tyre kishin arritur të dalin menjëherë, ndërsa 18 të tjerë pritën ndërhyrjen alternative për shkak të bllokimit të liftit, raporton Ekonomia online.

Sipas ndërmarrjes, ky incident erdhi si pasojë e një avarie në linjën 35 kilovolt në Stan Tërg, ku shkëputja e një përcjellësi në hyrje të trafostacionit dëmtoi izolatorët dhe shkaktoi djegie në trafon kryesore që furnizon flotacionin me energji elektrike. Ekipet teknike kanë qenë në teren për të sanuar dëmtimet e stabilimenteve, ndërsa gjendja e minatorëve të evakuuar raportohet të jetë stabile. /Ekonomia online/

 

Continue Reading

Lajmet

REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Published

on

By

Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në vlerë prej 14 milionë dollarësh apo më shumë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë disa burime brenda Kongresit.

Njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit amerikan të Shtetit, në përputhje me nenin 36(c) të Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Armëve.

Sipas dokumentit, njoftimi mban numrin e transmetimit DDTC 26–017, dhe i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.

Neni 36(c) kërkon që administrata amerikane ta njoftojë Kongresin për disa shitje apo leje të propozuara të artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes për shtete të huaja.

Në dokumentin e Kongresit nuk jepen hollësi publike për llojin e pajisjeve apo shërbimeve që përfshihen në këtë licencë. /REL/

Continue Reading

Të kërkuara