Sport

​26 sportistë përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Heraklion 2023″

Sportistët vijnë nga sportet e volejbollit në rërë, basketbollit 3×3, hendbollit në rërë, not në ujëra të hapura dhe karate në rërë.

Published

on

26 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, do të përfaqësojnë Kosovën në edicionin e tretë të Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, të cilat prej 9 deri më 16 qershor mbahen në qytetin Heraklion të Greqisë.

Sportistët vijnë nga sportet e volejbollit në rërë, basketbollit 3×3, hendbollit në rërë, not në ujëra të hapura dhe karate në rërë.

Hendbolli në rërë, basketbolli 3×3 dhe karate në rërë përfaqësojnë për herë të parë vendin tonë në një ngjarje të tillë. Hendbolli merr pjesë me ekipin e meshkujve, ndërsa basketbolli 3×3 dhe volejbolli në rërë në të dyja konkurrencat.

Dy notarët do të garojnë në disiplinën 5 km në ujëra të hapura, ndërsa dy karateistët në disiplinën kata individuale.

Krahas sportistëve dhe trajnerëve, vollejbolli përfaqësohet edhe me gjyqtarin Valon Mustafa.

Kosova për herë të parë u përfaqësua në LMR Patras të vitit 2019.

Sport

Bashota dhe Lekaj eliminohen në raundin e dytë të padelit

Published

on

By

Dyshja kosovare e padelit, Donika Bashota dhe Adrijana Lekaj, nuk kanë arritur të avancojnë më tej në garë, pasi u mposhtën nga dyshja franceze Merah dhe Soubrie.

Bashota dhe Lekaj pësuan humbje 2:0 në sete në raundin e dytë të garës.

Dyshja kosovare e kishte kaluar raundin e parë pa zhvilluar meç, ndërsa në raundin e dytë u përball me çiftin francez, ndaj të cilit nuk arriti të sigurojë kualifikimin.

Me këtë humbje, aventura e Bashotës dhe Lekajt në garën e padelit përfundon në raundin e dytë.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U21 pëson humbjen e dytë, mposhtet nga Shqipëria 3:1

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësuar humbjen e dytë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, pasi është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 3:1.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që nuk arritën ta zhbllokonin rezultatin.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë ishin më efikasë dhe shënuan tri herë, ndërsa Dardanët arritën të realizojnë vetëm një gol.

Kjo është humbja e dytë e Kosovës U21 në këtë turne, pas disfatës së pësuar ndaj Algjerisë.

Djemtë tanë tani do të kërkojnë të reagojnë në ndeshjen e radhës dhe ta mbyllin me rezultat pozitiv aventurën në Taranto.

D.L

Continue Reading

Sport

Hendbollistet e Kosovës pësojnë humbjen e dytë, mposhten nga Greqia

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës, ndonëse dhanë maksimumin në parket, nuk arritën t’u bëjnë ballë grekeve në përballjen e radhës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Kosova pësoi humbjen e dytë në këtë garë, pasi Greqia triumfoi me rezultat të thellë 40:20.

Vajzat kosovare luftuan deri në fund, por epërsia e kundërshtares ishte e dukshme gjatë gjithë ndeshjes.

Pas kësaj disfate, hendbollistet e Kosovës do të kërkojnë rezultate më të mira në sfidat e radhës, me synimin për ta mbyllur paraqitjen në Taranto me një rezultat pozitiv.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Boksierja Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj turkes Esmanur Lok.

Përballja e kategorisë deri në 60 kilogramë solli një luftë mjaft të fortë. Sadiku e nisi me dominim raundin e parë, ndërsa boksierja turke u rikthye në të dytin, duke shfrytëzuar edhe përparësinë në gjatësi. Në raundin e tretë e vendimtar, ku u shkëmbyen goditje të shumta, përvoja e boksieres kosovare bëri diferencën — me goditje më të pastra, ajo mori fitoren me vendim të ndarë të gjyqtarëve (4:1).

Me këtë kalim në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku ka të sigurt të paktën medaljen e bronztë, ndërsa synon të artën. Në gjysmëfinale ajo do të përballet me boksieren nga Greqia, Sofia Legaki.

Sadiku mbetet e vetmja nga ekipi i boksit që vazhdon garën, pasi katër boksierët e tjerë kosovarë u eliminuan në luftërat e tyre të para. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara