Lajmet

​25 vjet nga beteja e Llapushnikut

Beteja u zhvillua për tri ditë me radhë dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.

Published

on

25 vite më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, betejë kjo e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut.

Beteja u zhvillua për tri ditë me radhë dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.

Lufta e zhvilluar në Grykës së Llapushnikut për kontrollin e kësaj zone, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë – Pejë.

Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës dhe kjo ua mundësoi që të organizohej dhe të furnizohej me armatime.

Lajmet

Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja

Published

on

By

Gjykata Speciale njofton se rastin “Thaçi dhe të tjerët” të administrimit të drejtësisë, Hashim Thaçit dhe të tjerëve u është vazhduar paraburgimi.

“Në vendimin mbi rishikimin e paraburgimit më 3 dhjetor 2025, Gjykatësi i Vetëm urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut. Gjykatësi Gosnell konstatoi se ekziston rreziku real që të akuzuarit, nëse do të liroheshin, mund të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë vepra penale të tjera”, njofton Specialja.

Ky është vendimi i gjashtë i tillë në këtë çështje; të gjitha vendimet mbi rishikimin e paraburgimit mund t’i gjeni këtu.

Aktakuza kundër të akuzuarve u konfirmua më 29 nëntor dhe u bë publike më 6 dhjetor 2024. Më 3 prill 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht apelin e ZPS-së kundër vendimit të Gjykatëses së Procedurës Paraprake të datës 29 nëntor 2024 për konfirmimin e aktakuzës.

ZPS-ja kundërshtoi interpretimin e Gjykatëses të nenit 32(3) të Kodit Penal të Kosovës (KPK), me argumentin se ajo gaboi që përjashtoi përgjegjësinë penale të Hashim Thaçit për nxitje bazuar në një keqinterpretim të kritereve të dënimit. Me vendim të shumicës – gjykatësja Jorgensen ishte në mospajtim – Paneli u pajtua se neni 32(3) zbatohet për vepra penale për të cilat shkallëzimi i dënimeve përfshin pesë vjet ose më shumë se pesë vjet, edhe nëse jo dënim minimal. Paneli ia ktheu çështjen Gjykatëses së Procedurës Paraprake për shqyrtim të mëtejshëm.

Më 14 prill 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake ndryshoi vendimin e saj duke konfirmuar një formë përgjegjësie penale shtesë për Thaçin në bazë të nenit 32(3) të KPK në akuzat e paraqitura në Pikat 1, 2, dhe 3 të aktakuzës. Ajo urdhëroi ZPS-në të dorëzojë aktakuzën e re të konfirmuar, e cila u dorëzua më 16 prill 2025.

Sipas Aktakuzës së konfirmuar, së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarë të ZPS-së, udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së dhe hollësi se si duhej ta bënin këtë.

Në aktakuzë më tej pretendohet se Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me Smakajn, me Fazliun dhe me Kilajn, dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe me Kuçin, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në kontekstin e gjykimit aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët.

Isni Kilaj u arrestua më 2 nëntor 2023 në Kosovë dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të DHSK-së më 3 nëntor 2023. Seanca e paraqitjes së parë të Kilajt, si i dyshuar, para Gjykatësit të Vetëm, u mbajt më 4 nëntor 2023, në bazë të nenit 41 të Ligjit dhe rregullës 55 të Rregullores. Në maj 2024, për shkak të vonesave të konsiderueshme të afatit të procedurave, Gjykatësi i Vetëm përcaktoi se zgjatja e paraburgimit të tij do të ishte e paarsyeshme dhe urdhëroi lirimin e Kilajt në Kosovë me kushte të rrepta. Vendimi i Gjykatësit të Vetëm u konfirmua në vijim nga Gjykata e Apelit e DHSK-së. Gjatë gjithë kësaj periudhe ai u konsiderua vetëm si i dyshuar.

Pas konfirmimit të Aktakuzës kundër pesë të akuzuarve, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan nga ZPS-ja më 5 dhjetor dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë më 6 dhjetor 2024. Hashim Thaçit iu dorëzua fletarrestimi  në objektin e paraburgimit të DHSK-së më 5 dhjetor, ndërsa Hajredin Kuçit iu dorëzua fletëthirrja për paraqitjen e parë.

Në paraqitjen e tyre të parë më 8 dhjetor 2023, Thaçi dhe Smakaj nuk u deklaruan në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, ndërsa Fazliu u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Një ditë më vonë, më 9 dhjetor, Kuçi dhe Kilaj u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.Pasi Thaçi dhe Smakaj vendosën të mos deklarohen lidhur me fajësinë gjatë seancës së 17 dhjetorit 2024, gjykatësja e procedurës paraprake kërkoi që ata të deklarohen në formë të shkruar deri më 7 janar 2025. Më 6 janar 2025, Thaçi dorëzoi njoftimin përmes të cilit u vetëdeklarua i pafajshëm. Vetëdeklarimi i pafajësisë së Bashkim Smakajt u dorëzua më 3 janar ndërsa u bë publike më 14 janar 2025.

Më 19 shtator 2025, ZPS-ja dorëzoi, si konfidenciale, dosjen e vet paraprake. Më 7 tetor 2025, ZPS-ja e dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake të korrigjuar. Më 20 dhe 23 tetor 2025, Fadil Fazliu dhe Hashim Thaçi dorëzuan versionet e redaktuara publike të dosjeve të tyre paraprake.

Më 11 nëntor 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes do të jetë gati për t’iu kaluar një trupi gjykues më 12 nëntor 2025. Rrjedhimisht, Kryetarja e DHSK-së caktoi gjykatësin e vetëm në gjykimin e kësaj çështjeje. Më 12 nëntor 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes gjykatësit të vetëm.

Konferencat për përgatitjen e gjykimit u mbajtën më 28 nëntor 2025./EO

Continue Reading

Lajmet

Valon Prebreza betohet si kryetar i ri i Fushë-Kosovës

Published

on

By

Valon Prebreza, kryetari i ri i Fushë-Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka dhënë sot betimin para Kuvendit Komunal dhe ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të komunës.

Në deklarimin e tij publik pas betimit, Prebreza u shpreh se posti i kryetarit e obligon të shërbejë për çdo qytetar pa dallim dhe theksoi se mandatin e tij do ta udhëheqë me transparencë, ndershmëri dhe përkushtim.

Sot u betova para Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës, për të marrë zyrtarisht mandatin e Kryetarit të Komunës. Detyra zyrtare, më obligon që t’i shërbejë secilit qytetar pa asnjë dallim. Unë zotohem se do të punoj me transparencë, ndershmëri, përkushtim dhe do të jem pranë të gjithëve. Faleminderit për besimin tuaj, për mbështetjen dhe së bashku do të bëjmë shumë punë!”, ka shkruar ai./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Murati: Depozitat e familjeve kosovare arrijnë rekord prej 4.69 miliardë euro

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar përmes një postimi se kursimet dhe depozitat e familjeve në Kosovë kanë arritur një nivel rekord. Sipas tij, në fund të muajit tetor, këto depozita në bankat komerciale kanë kapur vlerën prej 4.69 miliardë euro.

Murati theksoi se, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, rritja e depozitave familjare në pesë vitet e fundit ka qenë e dukshme. Ato janë shtuar me 2.12 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 82.5% krahasuar me tetorin e vitit 2019, kur vlera totale e tyre ishte 2.57 miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga seritë kohore në faqen e BQK-së, depozitat dhe kursimet nëpër banka të familjeve në Kosovë kanë shënuar rekord me 4.69 miliardë euro.
Kjo përbën një rritje prej 2.12 miliardë euro, apo 82.5%, krahasuar me muajin tetor para 5 viteve kur depozitat dhe kursimet e familjeve në Kosovë ishin 2.57 miliardë euro.“, ka shkruar në postim Murati./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Milkoviqi dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Published

on

By

Lubisha Milkoviq është dënuar me dy vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për ngjarjet e 29 majit 2023 në Zveçan, ku ai akuzohej për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Milkoviq ka pranuar fajësinë pas arritjes së një marrëveshjeje me Prokurorinë Speciale, marrëveshje që përfshin veprat penale “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale apo huliganizëm”.

Unë e pranoj fajësinë dhe e pranoj marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, deklaroi i pandehuri gjatë seancës.

Avokati i tij, Milosh Deleviq, konfirmoi se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pas konsultimeve të mjaftueshme mes palëve. Ai propozoi që Milkoviq t’i mundësohet pagesa e gjobës me këste gjatë një periudhe dyvjeçare.

Prokurori Bekim Kodraliu sqaroi se marrëveshja parasheh dënim prej dy vjetësh burg, duke përfshirë kohën e kaluar në paraburgim, ndërsa gjashtë muaj të dënimit zëvendësohen me gjobën prej 14 mijë eurosh.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, konstatoi se kushtet ligjore për miratimin e marrëveshjes së fajësisë janë plotësuar dhe se ajo mbështetet në prova të mjaftueshme.

Aktgjykimi pritet të shpallet brenda pak kohësh./UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara