Sport

​13 mijë tifozë sonte në mbështetje të Ballkanit

Ndeshja fillon nga ora 21:00.

Published

on

Ballkani do ta jetë sonte përballë një sfide jashtëzakonisht të rëndësishme dhe emocionuese në vazhdën e aventurës së kësaj skuadre ne Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës e pret sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” ku edhe do ta ketë një mbështetje jashtëzakonisht të fuqishme nga tribunat.

Në fakt, tashmë janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion, rreth 13 mijë sosh, aq sa është edhe kapaciteti i plotë i stadiumit në kryeqytet.

Javën e kaluar Ballkani e mposhti Sivasporin me rezultat 4-3 në Turqi në një ndeshje spektakolare.

Para kësaj ndeshje, trajneri Ilir Daja dhe futbollisti Qëndrim Zyba u shprehën tejet optimistë për rezultat pozitiv edhe në ndeshje kthyese ndaj skuadrës turke.

Ndeshja fillon nga ora 21:00.

Lajmet

Reagimi i parë i Dembélé pasi fitoi Topin e Artë

Published

on

Ousmane Dembélé ka shprehur emocionet e tij të para pas triumfit historik në ceremoninë e Topit të Artë 2025, ku u shpall lojtari më i mirë në botë.

Ka shumë gëzim, krenari dhe emocione. Ëndrra ime u bë realitet,” u shpreh ylli francez menjëherë pas marrjes së çmimit prestigjioz.

Ai nuk harroi të falënderonte ata që kanë qenë pranë tij gjatë gjithë rrugëtimit.

Ky është Topi i Artë i parë në karrierën e Dembélés, një arritje që vulosi një sezon spektakolar për sulmuesin e Francës dhe PSG-së./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KB ​Trepça pëson nga Heroes Den Bosch

Published

on

KB Trepça pësoi humbje nga kampionia e Holandës, Heroes Den Bosch me shifrat 80:68 në çerekfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Në përballjen që u zhvillua në Samokov të Bullgarisë, ‘Xehetarët’ dhanë maksimumin, e ishin të përkrahur nga një numër i madh i tifozëve mitrovicas që kishin udhëtuar për këtë sfidë.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 19:27, por periudha e dytë ishte fatale 21:9, ku skuadra shkuan në pushim me rezultat 40:36.

Në pjesën e dytë, holandezët për një nuancë ishin më të mirë dhe fituan 80:68, për tu kualifikuar në gjysmëfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Tashmë, Trepça do të jetë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup, për edicionin e dytë radhazi./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dembele dhe Bonmatí fitojnë çmimet prestigjioze Ballon d’Or 2025

Published

on

Në ceremoninë e zhvilluar në Paris në “Théâtre du Châtelet”, Ousmane Dembele dhe Aitana Bonmatí u shpallën futbollistët më të mirë në botë, duke fituar çmimet prestigjioze Ballon d’Or 2025.

Dembele, la pas Lamine Yamal dhe Vitinhan, u kurorëzua si lojtari më i mirë në kategorinë e meshkujve, ndërsa Bonmatí u vlerësua si futbollistja më e mirë në botë, përpara Mariona Caldentey dhe Alessia Russo.

Çmime të tjera kryesore:

Kopa Trophy (U21): Lamine Yamal (meshkuj) dhe Vicky Lopez (femra).

Gerd Müller Award (golashënuesi më i mirë): Viktor Gyökeres (meshkuj) dhe Eëa Pajor (femra).

Yachine Trophy (portieri më i mirë): Gianluigi Donnarumma (meshkuj) dhe Hannah Hampton (femra).

Johan Cruyff Trophy (trajneri më i mirë): Luis Enrique (meshkuj) dhe Sarina Ëiegman (femra).

Klubi i vitit: PSG (meshkuj) dhe Arsenal (femra).

Në garë ishin 30 kandidatë, por dy emra që dukeshin si favoritët kryesorë ishin Ousmane Dembélé i PSG-së dhe Lamine Yamal i Barcelonës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Robert Rrahmani, “Ylli i Javës” në Superligë

Published

on

Robert Rrahmani është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ai e bëri një paraqitje fantastike në fundjavë për ta ndihmuar Gjilanin që ta regjistrojë një fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt në udhëtim me rezultat 1:0.

Ishte pikërisht goli i Rrahmanit ai që e vendosi fituesin e këtij dueli dhe me meritë atij i takon çmimi “Ylli i Javës”.

Pasi mori këtë çmim, Rrahmani u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

“Për ndeshjen kundër Ferizajt jemi përgatitur shumë mirë dhe qëllimi ynë ka qenë vetëm fitorja dhe marrja e 3 pikëve. Nuk kemi pasur si synim as lojën e bukur, as të dalim nga detyrat tona. Trajneri na e ka bërë të qartë që duhet të luftojmë vetëm për tri pikë. Për Gjilanin, angazhimi dhe shpërblimi janë trofetë gjithsesi, sepse kemi një fond shumë të mirë lojtarësh dhe konkurrenca është e madhe dhe e shëndoshë. Nuk kemi më hapësirë për gabime”.

Ai gjithashtu falënderoi Federatën e Futbollit të Kosovës për çmimin.

“E falënderoj FFK-në për çmimin e dhënë dhe këtë çmim ia dedikoj bashkëlojtarëve për angazhimin dhe mundin e treguar, sepse edhe ata janë pjesë e këtij çmimi.”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara