Kulturë

​10 dhjetori, dita kur u nda çmimi i parë Nobel

Ceremonia për katër prej tyre Fizikë, Kimi, Mjekësi, Letërsi, u zhvillua në Stokholm.

Published

on

Më 10 dhjetor të vitit 1901, ndahen për herë të parë Çmimet Nobel. Pas negociatave të tejzgjatura, pjesërisht me qeverinë franceze e cila kërkonte të vendoste një taksë shumë të lartë mbi pasurinë e Alfred Nobelit dhe pjesërisht, pas bisedimeve me familjen Nobel rreth çështjes së trashëgimisë, më në fund u bë e mundshme dhënia për herë të parë e 5 çmimeve, aq sa Nobel kishte lënë me testament.

Ceremonia për katër prej tyre Fizikë, Kimi, Mjekësi, Letërsi, u zhvillua në Stokholm dhe ceremonia e Çmimit për Paqe u mbajt në Christiania, kryeqyteti norvegjez që më vonë do të emërtohej Oslo.

Pesë vjet kishin kaluar nga koha kur Alfred Nobel vdiq në San Remo, më 10 dhjetor 1896 (63-vjeç). Ditët deri në dhënien e shpërblimeve, gjithashtu ishin plot tension. Emrat e fituesve ishin mbajtur të fshehur – ndryshe nga sot që zbulohen një muaj përpara.

Kur tre gjermanë të shquar – erdhën me tren nga jugu dhe zunë vend në hotel Grand, Stokholm, u bë e qartë se ata duhet të jenë laureatë të çmimit Nobel. Trafiku ndërkombëtar në atë kohë nuk ishte i madh dhe mbërritja e njerëzve të huaj përbënte lajm. Në ceremoninë në Stokholm, në sallën e Akademisë së Muzikës, çmimet u ndanë për arritjet në Fizikë, Kimi, Mjekësi, Letërsi. Salla u mbush gradualisht me njerëz në veshje festive.

Më pas, tre fituesit hynë pa bujë, muzikë a duartrokitje siç është zakon sot. I pari erdhi fizikani gjerman Wilhelm Conrad von Rontgen, pastaj kimisti holandez Hendricus van t’Hoff, i ndjekur nga mjeku gjerman Emil Adolf von Behring; dhe së fundi, ministri francez për të marrë çmimin Nobel në letërsi në emër të poetit Sully Prudhomme, i cili ishte i sëmurë, ndërsa ceremonia e dhënies së çmimit Nobel për paqe u zhvillua në Christiana (Oslo) në sallën e parlamentit norvegjez.

Çmimi u nda mes zviceranit Henri Dunant (themelues i Kryqit të Kuq ndërkombëtar), dhe francezit Frederik Passy (ekonomist dhe veprimtar paqeje).

Lifestyle

Truket që e bëjnë grimin të qëndrojë edhe kur jashtë është vapë

Published

on

Fiksatorët janë formula të krijuara për mbrëmje dhe ditë të nxehta vere, kur çdo dalje jashtë është sfidë për grimin. Ata e hidratojnë lëkurën dhe i japin shkëlqim, pa e bërë të duket e yndyrshme.

Kur planifikojmë të vendosim grim në ditët e nxehta, disa elementë janë kyç, grimi mat dhe ai në formulë të thatë janë më praktikë sesa ai me bazë të yndyrshme. Në këtë rast ndihmojnë edhe fiksatorët, që aplikohen si spërkatës mbi fytyrë.

Formulat mat, siç janë pudrat që e mbajnë lëkurën pa shkëlqim, janë të përshtatshme. Ato aplikohen si shtresë e lehtë që nuk e “mbyt” lëkurën apo poret.

Edhe pudra e lehtë në formë pluhuri është ideale, sepse grimcat e thithin djersën, duke e lënë fytyrën të freskët. Pudrat moderne kanë grimca të imta, kështu që nuk e mbulojnë fytyrën si maskë.  Në vend të blush kremoz, është praktike të përdoret në formë guri, ka formulë të thatë e nuk zhduket shpejt nga fytyra.

Fiksatorët, anë idealë për ditët me vapë dhe mbrëmjet jashtë. Ata hidratojnë, i japin lëkurës një shkëlqim natyral pa e yndyrosur.

Ekzistojnë edhe fiksatorë me efekt mat,  zgjidhini këta nëse keni lëkurë që shkëlqen, pavarësisht temperaturës.

Grimi rezistent ndaj lagështisë, i njohur si rezistues ndaj ujit, është veçanërisht praktik në këtë periudhë, qoftë në plazh apo në qytet. Ky lloj grimi është më i vështirë për t’u hequr, ndaj është i qëndrueshëm gjatë diellit. Ylli i këtyre produkteve është maskara rezistuese ndaj ujit, që zgjat me orë të tëra.

Grimi i tillë largohet me produkte pastruese në bazë vaji, jo me qumësht pastrues të zakonshëm. Prandaj, para gjumit, është e rëndësishme të hiqet i gjithë grimi për të lejuar lëkurën të marrë frymë lirshëm.

Këto ditë është më praktike të keni më pak grim sidomos nëse qëndroni shpesh jashtë ose shkoni në festa. Përqendrohuni tek buzëkuqet, maskarat rezistente ndaj ujit dhe qerpikët artificialë për një pamje më të freskët dhe të qëndrueshme.

Continue Reading

Magazinë

Ish-bashkëshorti i Kelly Clarkson ndërroi jetë në moshën 48-vjeçe

Published

on

Ish-bashkëshorti i Kelly Clarkson, Brandon Blackstock, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Një përfaqësues i familjes njoftoi lajmin për US Weekly. “Me trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Brandon Blackstock”, tha ai.

Brandon Blackstock kishte luftuar me kancerin për tre vitet e fundit, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Ai luftoi me trimëri me kancerin për më shumë se tre vjet. Ai ndërroi jetë në paqe i rrethuar nga familja e tij. Ju falënderojmë për mendimet dhe lutjet tuaja dhe ju kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë“, thuhet në deklaratë.

Vetëm një ditë më parë, duke shpjeguar vendimin e saj për të shtyrë shfaqjen në Las Vegas, Kelly kishte zbuluar se Brandon po përballej me një problem shëndetësor , por nuk e specifikoi natyrën e problemit.

“Fatkeqësisht, më është dashur të shtyj shfaqjet e mbetura të serisë Studio Session në gusht në Las Vegas. Zakonisht e mbaj jetën time private, por gjatë vitit të kaluar babai i fëmijëve të mi ka qenë i sëmurë dhe unë duhet të jem e pranishme për ta në këtë kohë. U kërkoj falje atyre që blenë bileta për shfaqjet dhe e vlerësoj shumë mirësinë, mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, tha ajo në një postim të ndarë me fansat në Instagram të mërkurën, më 6 gusht.

Continue Reading

Magazinë

Matthew McConaughey humbi rolin e Jack në ‘Titanic’, refuzoi kërkesën e thjeshtë të regjisorit

Published

on

Matthew McConaughey mund të ishte Jack Dawson në “Titanic”, por një “jo” kokëfortë e la jashtë një prej roleve më ikonike në historinë e kinemasë.

Sipas një fragmenti nga libri i producentit të ndjerë Jon Landau, “The Bigger Picture”, i publikuar në një gazetë, McConaughey kishte shkuar për audicion dhe kishte bërë një skenë me Kate Winslet. Dhe sipas Landau, “Kate u mahnit nga prezenca dhe karizma e Matthew”.

Por pastaj… ai foli.

McConaughey e interpretoi Jack-un me theksin tipik të Teksasit. Regjisori James Cameron, i tha: “Shumë mirë. Tani ta provojmë ndryshe.”

Por Matthew nuk e pa të nevojshme. U përgjigj: “Jo. Ishte mjaftueshëm. Faleminderit.”

Dhe kaq. Roli iku.

Për kontekst: Jack Dawson supozohej të ishte një djalë jetim nga Chippewa Falls, Wisconsin, dhe jo një cowboy simpatik që flet sikur sapo ka zbritur nga rodeo. Me atë “jo”-në e tij, McConaughey i mbylli vetes derën e anijes, para se Titanic-u të nisej.

Më vonë, roli shkoi te Leonardo DiCaprio, i cili nuk e pati të lehtë. Gjatë audicionit, kur Cameron i kërkoi të lexonte skenarin, Leo u përgjigj “unë nuk lexoj.” (Leo klasik i viteve ’90). Por kur Cameron i tha se pa lexuar nuk ka rol, DiCaprio e mori seriozisht, lexoi që çke me të dhe shkëlqeu!

Regjisori e përshkroi momentin si magjik: “Retë u ndanë dhe një rreze drite ndriçoi Jack-un. Mendova ‘ky është djali’.”

Për ironi, nëse McConaughey do kishte pranuar të ndryshonte theksin për dy minuta, historia e filmit dhe ndoshta karriera e tij do të kishin marrë një kthesë tjetër. Ai zgjodhi të mbetej besnik i stilit të vet dhe të largohej siç vetëm ai di: me shumë vetëbesim dhe një “alright, alright” në mendje.

Continue Reading

Magazinë

Machine Gun Kelly habit fansat kur pranon se nuk ha ushqim kurrë: Unë thjesht pi shumë ujë

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara