Sport

​Zyrtare: Liverpooli transferon talentin portugez, Fabio Carvalho

Carvalho luajti një rol kyç në promovimin e Fulhamit në Premier Ligë në sezonin 2021-2022

Published

on

Liverpooli ka konfirmuar transferimin e talentit Fabio Carvalho i cili do të bashkohet me ekipin gjatë kësaj vere.

Sulmuesi 19-vjeçar do të përfundojë zyrtarisht kalimin te Liverpooli më 1 korrik.

Carvalho luajti një rol kyç në promovimin e Fulhamit në Premier Ligë në sezonin 2021-2022, duke shënuar 10 gola dhe asistuar tetë herë në 36 ndeshje teksa skuadra e trajnerit Marco Silva fitoi titullin kampion.

Talenti premtues është i lindur në rajonin e Lisbonës në Portugali.

Carvalho bëri debutimin e tij për Portugalinë U21 në mars të këtij viti, pasi kishte përfaqësuar më parë Anglinë në nivel të të rinjve.

Carvalho kaloi në radhët e akademisë në Fulhamit dhe bëri 44 paraqitje për klubin londinez.

Sport

Gjysmëfinalja e Champions League: Atletico Madrid pret Arsenalin në orën 21:00

Published

on

By

Sonte në orën 21:00, Madridi do të jetë qendra e futbollit evropian, ku Atletico Madrid do të kërkojë finalen e madhe të Champions League në një përballje jetike kundër Arsenalit.

Si e vetmja skuadër spanjolle që ka arritur deri në këtë fazë, “Colchoneros” mbajnë mbi supe peshën e një kombi të tërë, duke u mbështetur te një seri mbresëlënëse fitoresh dhe te një mbrojtje e çeliktë.

Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur dhe me një atmosferë elektrizuese, ku tifozët do të jenë “lojtari i 12-të” për të ndalur hovin e “Topçinjve” të Londrës.

Kjo gjysmëfinale premton një luftë të vërtetë taktike dhe emocionale, ku pasioni madrilen do të ndeshet me ambicien e madhe angleze për lavdi.

Continue Reading

Sport

Amir Rrahmani rinovon me Napolin deri në vitin 2029

Published

on

By

Amir Rrahmani do të vazhdojë të mbetet shtylla e mbrojtjes së Napolit edhe për shumë vite të tjera. Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, i cili është pjesë e gjigantit italian që nga viti 2020, ka arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2029.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur italian, Nicolo Schira, i cili konfirmon se marrëveshja mes palëve tashmë është nënshkruar. Me kontratën e re, mbrojtësi dardan ka përfituar edhe një rritje të ndjeshme të pagës, duke kaluar nga 2.5 milionë euro në 3.8 milionë euro në sezon.

Ky rinovim konfirmon rëndësinë e madhe që Rrahmani ka në planet e klubit napolitan, duke u rreshtuar ndër lojtarët më të vlerësuar dhe më të paguar të skuadrës.

 

Continue Reading

Lajmet

Driton Kuka nderohet me “Pllakën e Artë” në Mal të Zi për sukseset historike

Published

on

By

Trajneri i mirënjohur i Kosovës, Driton Kuka, ka pranuar çmimin kryesor “Pllaka e Artë” nga Akademia Sportive e Malit të Zi. Ky vlerësim i lartë iu nda gjatë Konferencës së 24-t Ndërkombëtare të mbajtur në Budva, si mirënjohje për rezultatet e tij të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

Akademia ka vlerësuar lart kontributin e Kukës në promovimin e sportit të xhudos dhe arritjet e tij të pashembullta që e ngritën Kosovën në majat e sportit botëror. Ky çmim vjen si dëshmi e punës së palodhshme të trajnerit që krijoi një “shkollë të artë” të xhudos në vendin tonë.

Nën udhëheqjen e Driton Kukës, ekipi i Kosovës ka arritur rekorde historike që përfshijnë:5 medalje olimpike; 10 medalje botërore; 30 medalje evropiane, si dhe qindra dekorata të tjera në gara prestigjioze.

Ky sukses i radhës konfirmon statusin e Kukës si një prej trajnerëve më të suksesshëm në botë, duke i dhënë Kosovës një imazh të fuqishëm përmes sportit.

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalet marrin flakë, Bashkimi pret Borën, Trepça përballet me Pejën

Published

on

By

Të mërkurën mbrëma vazhdon gara e zjarrtë në plejofin e Superligës së Kosovës në basketboll, ku në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren zhvillohet gjysmëfinalja e tretë mes Bashkimit dhe Borës së Prishtinës, me fillim nga ora 19:30.

Seria mes dy skuadrave është plotësisht e baraspeshuar, pasi pas dy takimeve të para rezultati është 1:1. Për të siguruar një vend në finale, skuadra duhet të arrijë tri fitore, ndaj kjo përballje pritet të ketë peshë të madhe për vazhdimin e garës.

Si Bashkimi, ashtu edhe Bora synojnë të hedhin hapin vendimtar drejt finales, në një duel ku pritet atmosferë e zjarrtë dhe rivalitet maksimal. Dy ndeshjet e para kanë qenë shumë të forta dhe të barabarta, duke u vendosur vetëm në momentet e fundit.

Ndërkohë, të enjten luhet edhe gjysmëfinalja tjetër mes Trepçës dhe Pejës. Edhe kjo seri është e barazuar 1:1, ndërsa ndeshja e tretë zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, po ashtu nga ora 19:30.

Continue Reading

Të kërkuara