Lajmet

​Zogaj: Qeveria po tenton të cenojë pavarësinë e gjyqësorit

Sipas kreut të KGjK-së, parashkrimi i rasteve vjen si pasojë e mungesës së kapaciteteve me gjyqtarë.

Published

on

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka thënë se rasti i 11- vjeçares, e cila dyshohet se është dhunuar, nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë.

Zogaj, i cili në një konferencë për media kritikoi qeverinë e cila sipas tij e ka targetuar në mënyrë tendencioze sistemin gjyqësor duke tentuar të cenojë pavarësinë e tij, derisa po fliste edhe për çështjen e të miturës u përballë me protestë nga aktivistë të shoqërisë civile.

Këta të fundit kanë thënë se Zogaj duhet të kërkojë falje sipas tyre për dështimin e gjykatësve në mbrojtjen e grave.

Zogaj ka thënë se në Kosovë çështja e cenimit të integritetit seksual është zinxhir dhe përgjegjësia bartet edhe te qendrat rehabilituese.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të ketë në vëmendje nevojën e investimeve në këtë drejtim meqë sipas tij gjyqtarët për përballen me mungesë të ekspertizave profesionale, të cilat janë përgjegjësi e institucioneve të vendit.

“Ka diçka që duhet thënë në mënyrë publike dhe të kuptohen qytetarët, ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë, njëri nga 11 të pandehurit që ndodhet sot në gjykatë, pesë për rastin e parë dhe gjashtë në rastin e dytë, është e vërtetë që ka precedent penal dhe ka pasur disa vepra në gjykatë, ka edhe vendime që janë bërë publike sipas komunikatës së Gjykatës Themelore në Prishtinë. Në njërin prej vendimeve ka një dënim burgu, dhe kush mban përgjegjësinë për mungesën e rehabilitimit të këtij personi, a është Këshilli Gjyqësor ose sistemi gjyqësor për qendrën korrektuese”, ka thënë ai.

Aktivistja e shoqërisë civile, Liridona Sijarina, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi për rastet e dhunës seksuale të cilat po parashkruhen.

“Nuk kemi kohë t’ju dëgjojmë për shkak se keni dështuar në shumicën e rasteve të dhunës seksuale dhe nuk keni të drejtë të flisni për këtë. SI akt moral ju duhet të kërkoni falje për të gjitha rastet e parashkruara. Ju nuk keni të drejtë të flisni për rastet e dhunës seksuale pa kërkuar falje dhe pa kërkuar përgjegjësi dhe pa i shkarkuar krejt gjyqtarët që ju kanë parashkruar rastet…Kjo është e pa tolerueshme dhe ofendim për krejt neve, për rrogat që ju i merrni, ju dilni dhe na tallni këtu. Ju duhet t’i shkarkoni gjyqtarët që kanë dështuar t’i mbrojnë gratë dhe asgjë më shumë”, ka thënë ajo.

Ndërsa sipas kreut të KGjK-së, parashkrimi i rasteve vjen si pasojë e mungesës së kapaciteteve me gjyqtarë.

“A mjaftojnë 11 gjyqtarë në vendin tonë t’i gjykojnë 40% të këtyre çështjeve. Dhe kjo është përgjegjësi ekskluzive dhe ndërhyrje e drejtpërdrejt e qeverisë në sistemin gjyqësor. Në buxhetin e vitit 2022 vetëm nëntë pozita janë liruar për gjyqtarë dhe ato për gjykatën komerciale. Deri në momentin kur nuk kemi kapacitete të mjaftueshme me gjyqtarë, bashkëpunëtorë dhe staf tjetër profesional nënkuptoni që do të kemi parashkrime në sistemin gjyqësor”, ka thënë ai.

Konferenca e thirrur nga Zogaj u ndërpre për disa minuta si pasojë e protestës së aktivistëve, të cilët vazhduan në sheshet e Prishtinës me thirrjen për drejtësi.

Megjithatë, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës u kthye para mediave për të drejtuar disa kritika në drejtim të qeverisë, që sipas tij po tenton të cenojë pavarësinë e gjyqësorit.

“Kjo konferencë e Këshillit Gjyqësor është organizuar duke pasur parasysh edhe diskutimet e fundit që po ndodhin nga ekzekutivi, i cili e ka targetuar sistemin gjyqësor në veçanti, e ka targetuar në mënyrë shumë tendencioze, të papranueshme duke tentuar të cenohet pavarësia e gjyqësorit”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se Ministria e Drejtësisë nuk ka zhvilluar aktivitete koordinuese pas opinionit të Venecias, lidhur me procesin e vettingut.

“Konferenca e djeshme e ministres së Drejtësisë është konfirmim i dështimit të Ministrisë së Drejtësisë në procesin e vettingut. Ne jemi të bindur që askush nuk mund të dalë jashtë opinionit të Venecias. Asnjë koordinim dhe asnjë vlerësim nuk është bërë për asnjë prej alternativave lidhur me procesin e vettingut. Sot kemi një pako që në këndvështrimin e Këshillit nuk ka asnjë vlerë, që është dorëzuar në Kuvend”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka thënë se ligjit për paga dhe ai për zyrtarë publikë tregojnë tendencën e qeverisë ndaj sistemit të drejtësisë.

“Ligji për paga dhe ligji për zyrtarë publikë, tregon në mënyrën besoj më të mirë të mundshëm tendencën e qeverisë ndaj këtij sistemit gjyqësor. Merreni draft- ligjin për pagat dhe projektligjin për zyrtar publik dhe do të shihni në çfarë mase do të ndërhyhet në sistemin gjyqësor, ndërkohë që kemi të gjitha garancitë kushtetuese dhe të këshillit të gjyqtarëve evropianë që nuk mund të cenohet në asnjë mënyrë. Është në tërësi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi ne jemi sistem i pavarur për çdo pozitë, pa marrë parasysh duhet të marrë konfirmimin nga Ministria e Administratës Publike”, ka thënë Zogaj.

Zogaj ka thënë se Këshillit Gjyqësor i Kosovës është i vendosur për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit.

Ndryshe, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli Prokurorial janë përplasur rreth qasjes në statistikat e gjyqësorit. Ministria ka thënë se deri tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim i sistemit gjyqësor mbi mundësimin e qasjes së kësaj ministrie në statistikat e gjyqësorit.

Ministria e Drejtësisë ka thënë se asnjëherë nuk do të heshtë ndaj performancës së dobët të gjyqësorit.

Reagimi i MD-së vjen pasi Këshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit thanë se prononcimet publike të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu për parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale në Prokurori, demantohen tërësisht nga raportet zyrtare të sistemit prokurorial.

Nga raportet e KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, sipas të dhënave për veprat penale për rastet e dhunës seksuale nga viti 2017 deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, janë parashkruar katër raste, që ka pasur të bëjnë me dhunën seksuale.

Ndërsa, kryeministri Kurti dje në një konferencë tha se sipas të dhënave për rastet e dhunës seksuale, mbi 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale.

Ai tha se mbi 85% e këtyre rasteve, viktimat ishin vajza të mitura dhe rreth 140 prokurorë kanë lejuar parashkrimin e lëndëve për këto raste. Më tej, ai tha se 70% të prokurorëve kanë lejuar parashkrimin e lëndëve për këto raste.

Kurti tha se nëse kryerësi ka qenë i dënuar për vepra penale dhe ndërkohë gjendet i lirë, atëherë kjo dëshmon dështimin e zinxhirit institucional. Për këtë arsye, sipas tij, vettingu është alternativa e vetme për sistemin gjyqësor e prokurorial.

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

lajme

“Jo në emrin tim” para Ministrisë së Drejtësisë “Voto Ligjin”, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Published

on

By

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”, duke kërkuar procedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së.

Aktivisti Rron Kafegjolli deklaroi se qytetarët prej 17 ditësh po kërkojnë miratimin e këtij ligji, duke e cilësuar vonesën si të papranueshme.

Sipas Kafegjollit, bazuar në deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, ligji po mbahet i bllokuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave.

“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyra. Sepse bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, u shpreh ai.

Kafegjolli kritikoi ministren Donika Gërvalla dhe ministrin Hekuran Murati, duke kërkuar nga institucionet që të veprojnë në përputhje me kërkesat e qytetarëve.

“Institucionet e këtij shteti nuk mund të mbeten peng i inateve apo bindjeve personale të ministres Gërvalla dhe ministrit Murati. Shteti nuk është pronë private e dikujt”, tha Kafegjolli.

Duke iu referuar afatit për zgjedhjen e presidentit, i cili skadon më 6 tetor, ai i bëri thirrje Qeverisë që të mos e zvarrisë më tej procesin e miratimit të ligjit.

“Qeveria duhet ta dijë se rinia po ju vëzhgon dhe 6 tetori po afron me shpejtësi. Mos e provokoni durimin tonë”, deklaroi ai.

Kafegjolli e përmbylli fjalimin duke i bërë thirrje Qeverisë që ta dëgjojë zërin e protestuesve dhe të veprojë lidhur me kërkesën për miratimin e ligjit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT: Formimi profesional për liderët e së ardhmes

Published

on

By

Në një epokë ku media dhe komunikimi po transformohen me ritme të shpejta, profesionistët e së ardhmes kanë nevojë për njohuri të avancuara, mendim kritik dhe aftësi praktike.

Pikërisht për këtë, UBT ofron programin Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim, të konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë për të udhëhequr në sektorin e medias, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Programi Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim ndërthur në mënyrë strategjike shkencat sociale, teknologjinë e informacionit, gazetarinë, Marrëdhëniet me Publikun (PR) dhe krijimin e përmbajtjes digjitale.

Përmes kombinimit të njohurive teorike me përvojën praktike dhe hulumtimin shkencor, studentët zhvillojnë kompetenca të avancuara për t’u përballur me kërkesat e tregut modern të punës, si në Kosovë ashtu edhe në tregun global.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet etikës profesionale, mendimit kritik dhe aftësisë për të analizuar, interpretuar dhe menaxhuar komunikimin dhe imazhin e institucioneve dhe organizatave.

Kjo e bën programin një mundësi të përshtatshme për të gjithë ata që synojnë të avancojnë profesionalisht në media, gazetari, komunikim strategjik, PR, marketing dhe përmbajtje digjitale.

Përveç mundësisë për të ndjekur një program Master të orientuar drejt zhvillimit profesional, UBT ofron edhe një mbështetje të rëndësishme financiare për studentët. Përmes bursës Engaged Scholarship, studentet që janë pjesë e kësaj fushe përfitojnë 20% zbritje në tarifën e studimeve gjatë gjithë periudhës së programit Master.

Kjo bursë përfaqëson një mundësi konkrete për studentët që duan të investojnë në arsimimin e tyre të avancuar, duke pasur njëkohësisht mbështetje financiare gjatë gjithë rrugëtimit akademik.

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT është një mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të zhvilluar kompetenca profesionale dhe për të ndërtuar bazat e një karriere të suksesshme në një sektor që ndryshon vazhdimisht.

Apliko në programin Gjuhë, Media dhe Komunikim -Master dhe përfito 20% bursë përmes Engaged Scholarship.

Continue Reading

Të kërkuara