Lajmet

​Zjarrfikësit në kryeqytet ankohen për buxhetin e ulët

Ndihmës i komandantit ka shtuar se duhet të rritet numri i stafit.

Published

on

Dita ndërkombëtare e zjarrfikësve dhe shpëtimit zjarrfikësit e Prishtinës i pret në gjendje jo të mirë. Ata kërkojnë kushte më të mira pune, zgjidhjen e statusit dhe një buxhet të caktuar dedikuar për këtë kategori.

Malë Gashi, ndihmës i komandantit në Brigadën e Zjarrfikëseve në Prishtinë, tha se për shkak të statusit të pa definuar, ata nuk kanë buxhet të caktuar të dedikuar për brigadën e zjarrfikësve. Ai thotë gjithashtu se edhe kushtet e punës duhet të përmirësohen.

“Kushtet duhet të përmirësohen. Tash në proces të ndërtimit një pjesë e kësaj tarrace ku po duket, ka rrjedhur poshtë nga uji në katet e tjera. Komuna ka hapur tender për atë pjesë dhe besoj se do të rregullohet. Ne nuk kemi buxhet të caktuar për brigadën e zjarrfikëseve për shkak të statusit të ulët”, theksoi Gashi.

Ai ka bërë të ditur për arsyeje të ngecjes së buxhetit, Agjencia e menaxhimit emergjent në bashkëpunim me komunat nuk ka pasur mundësi të ndaj pajisje personale, teksa komuna po i mbështet kërkesat e tyre.

“Ne jemi punëtorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme që menaxhohen nga Agjencia e menaxhimit emergjence në koordinim dhe bashkëpunim me komunat. Kjo ka ngecur për shkak të buxhetit, por komuna e Prishtinës dhe AME-ja ndajnë buxhet ose pajisje personale aty ku mundësi. Për arsyeje të buxhetit që nuk e ka nën menaxhim, nuk ka ndarë buxhet dhe nuk ka mundësi ta ndajë. Ndërsa komuna ndan buxhet herë pas here dhe na mbështet në kërkesat tona”, tha ai.

Ndihmës i komandantit gjithashtu ka shtuar se duhet të rritet numri i stafit, ku duhet të jenë 135 operativë që punojnë me ndërrime.

“Ne kemi staf prej 92 vetash në brigadën profesionale, por jo vetëm këtu, sepse kjo është baza, ndërsa kemi edhe dy stacione të tjera Llapnasellë dhe Kodrën e Trimave… Kjo shkon për kokë të banorit. Në përgjithësi standardi është kështu dhe në bazë të vlerësimit të rrezikut që paraqiten brenda një territori. Te ne në fakt minimumi duhet të jetë 135 operativë që të punojnë me ndërrime. Ne kemi shumë mungesa, përveç kësaj, mosha mesatare ka arritur një shkallë ku nuk është e mirë për shërbimin tonë”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, me rastin e Ditës Botërore të Zjarrfikësve, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar sot Brigadën e Zjarrfikësve në kryeqytet.

Lajmet

Rama: Refuzimi për ta çuar PZHK-në në shqyrtim publik mohon të drejtën e qytetarëve

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se mosvotimi i nxjerrjes në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) përbën një mohim të së drejtës së qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrje.

“Sot votohet për transparencë të plotë”, deklaroi Rama, duke theksuar se votimi nuk është për miratim të planit, por për ta bërë dokumentin publik dhe të hapur për koment nga qytetarët.

Sipas tij, pas një viti e gjysmë bllokimesh, procesi po vazhdon të pengohet nga ata që nuk duan transparencë dhe përfshirje qytetare.

Ndërkohë, opozita kryesore në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, duke e cilësuar planin si të paligjshëm.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Kosova me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë në vitin 2025

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Kosova pritet të ketë rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë gjatë vitit 2025, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përmes një postimi në Facebook, sipas Muratit kjo rritje është rezultat i reformave të ndërmarra gjatë katër viteve të fundit, të cilat janë vlerësuar pozitivisht nga Banka Botërore dhe FMN-ja.

Ai përmendi takimet e fundit me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Akihiko Nishio, dhe me misionin e FMN-së të udhëhequr nga David Amaglobelli, gjatë të cilave Kosova është përgëzuar për performancën ekonomike dhe maturinë fiskale.

“Rezultatet e punës së mirë 4-vjeçare mund të mos shihen menjëherë, por sigurisht që herët a vonë do të vërehen”, ka shkruar Murati, duke shtuar se megjithatë ka ende shumë punë për të bërë.

Continue Reading

Lajmet

Avokati i familjes Lika: Të përmbahemi nga hamendjet, drejtësia s’duhet të ndikohet

Published

on

By

Avokati Arianit Koci, i angazhuar nga familja e rreshterit të ndjerë Muhamet Lika, i ka bërë thirrje publikut dhe mediave që të shmangin komentet e pabazuara lidhur me rastin e vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Kaçanik.

Në një deklaratë publike, Koci theksoi se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka asnjë cilësim zyrtar që e ndërlidh rastin me terrorizmin apo ndonjë grup me motive religjioze.

“Drejtësia nuk lejohet të ngatërrohet me hamendje. As Policia e as Prokuroria nuk kanë konstatuar ndonjë lidhje me ndonjë grup terrorist”, u shpreh ai.

Avokati shtoi se nëse gjatë hetimeve dalin të dhëna të reja, opinioni publik do të njoftohet zyrtarisht. Ai e cilësoi vrasjen si një akt makabër dhe tha se autorët do të përballen me drejtësinë.

Continue Reading

Lajmet

86 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 86 aksidente trafiku. Nga to, një ka rezultuar me fatalitet, 25 me lëndime trupore dhe 61 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar gjithsej 2,241 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.

Po ashtu, policia ka arrestuar 26 persona, ndërsa 15 janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara