Sport

​Zhgënjehet Ronaldo, kërkon largimin nga Al-Nassri

Portugezi thuhet se është lodhur nga tretmani i tij në Arabinë Saudite.

Publikuar

Cristiano Ronaldo raportohet se është i zhgënjyer me aventurën në Arabinë Saudite dhe po kërkon që të largohet nga Al-Nassri këtë verë, raporton gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”.

Portugezi thuhet se është lodhur nga tretmani i tij në Arabinë Saudite dhe në mënyrë ideale do të donte të kthehej në Evropë, pasi u largua nga Manchester United në janar.

Deri më tani nuk ka raportime se ndonjë skuadër e madhe evropiane është e interesuar për të pasur kartonin e yllit portugez, sidomos kur dihet paga e lartë që kërkon ai.

Sport

Albi Mall Superliga vjen me tri përballje në program

Të tri duelet pritet të zhvillohen me fillim nga ora 15:00.

Publikuar

nga

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Java e 29-të fillon me përballjen ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit. Kryeqytetasit e presin skuadrën e Gentian Mezanit, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me gjilanasit që do të kërkojnë fitoren për t’i ikur zonës së rënies edhe pse do të jetë mjaftë e vështirë për ta.

Në përballjen e radhës Drita e pret në shtëpi Lirinë, ku edhe do t’i duhet ta fitojë ndeshjen në mënyrë që të mbetet në garë me Ballkanin dhe Llapin për titullin kampion.

Ndërkohë që lideri aktual, Ballkani do të zhvilloj ndeshjen e radhës në transfertë, ku pritet nga Feronikeli ’74, në “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Skuadra e Ilir Dajës do të synoj fitorën në mënyrë që ta ruaj vendin e parë në klasfikim.

Të tri duelet pritet të zhvillohen me fillim nga ora 15:00./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

Madje javën e ardhshme në ndeshjet e kthimit të Champions League, Europa League dhe Conference League mund të zyrtarizohet edhe pjesëmarrja e pesë skuadrave italiane në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Publikuar

nga

Italia vazhdon të kryesojë renditjen e kampionateve elitare të Evropës dhe mesjava në kompeticionet evropiane, thelloi edhe më shumë diferencën me Gjermaninë ndjekëse. Madje javën e ardhshme në ndeshjet e kthimit të Champions League, Europa League dhe Conference League mund të zyrtarizohet edhe pjesëmarrja e pesë skuadrave italiane në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Për këtë mjafton një kombinim nga i cili Atalanta të eliminojë Liverpoolin në Europa League (bergamasit janë në rrugën e duhur pas fitores 3-0 në Anfield) si dhe Fiorentina të kalojë Plzen në Conference League.

Ndeshja e parë e vjollcëve në transfertë përfundoi me shifrat 0-0 dhe në Firence italianët do të jenë favoritët kryesorë për të kaluar më tej. Kështu me kualifikimin e Atalantës dhe Fiorentinës, Italia do të kishte zyrtarisht pesë skuadra në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Ndërkaq ka edhe një tjetër kombinim që Italia të marrë pjesë me pesë skuadra në Champions League sezonin e ardhshëm dhe që lidhet me rezultatin e skuadrave angleze dhe gjermane në çerekfinalen e Champions League./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Formacioni i javës në Europa League, dy yjet shqiptarë pjesë e më të mirëve

“Sofa Score” ka publikuar 11-shen më të mirë të Europa League, ku nuk mungon Gjimshiti dhe Xhaka.

Publikuar

nga

Mbrëmë u luajtën katër sfidat e para çerekfinale të Europa League, ku nuk mungoi spektakli.

Padyshim që surpriza ishte përballja e Atalantës ndaj Liverpoolit, ku këta të fundit pësuan plot tri gola në “Anfield”. Në ndeshjen tjetër, Leverkuseni i Granit Xhakës mposhti West Hamin me rezultatin 2-0.

Gjithashtu festoi Roma në “San Siro” kundër Milanit, por edhe Benfica ndaj Marseille.

Ndërkohë “Sofa Score” ka publikuar 11-shen më të mirë të Europa League, ku nuk mungon Gjimshiti dhe Xhaka./UBTNews/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sofascore (@sofascore_official)

Vazhdo të lexosh

Sport

PSG ofron 80 milionë për Thuram, Inter ka gati zëvëndësuesin e tij

Skuadra parisiene e sheh Thuramin si futbollistin e duhur për të zëvendësuar Kylian Mbappen.

Publikuar

nga

Marcus Thuram mund të largohet nga Interi në fund të sezonit. Aventura e sulmuesit francez me klubin zikaltër mund të përfundojë pas vetëm një sezoni, pasi 26-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e Paris Saint-Germainit.

Skuadra parisiene e sheh Thuramin si futbollistin e duhur për të zëvendësuar Kylian Mbappen, i cili do të largohet me parametra zero në fund të sezonit dhe skuadra është e gatshme të paguajë deri në 80 milionë euro për kartonin e tij.

Natyrisht kjo shifër josh Interin, që mori Thuramin me parametra zero verën e kaluar dhe nëse arrin ta shesë për 80 milionë, atëherë mund të rregullojë kushtet financiare.

Në të njëjtën kohë, Marotta dhe Ausilio kanë nisur të bëjnë edhe llogaritë, pasi me 80 milionë euro mund të afrojnë dy futbollistë me peshë, sulmuesin islandez Gudmundsson nga Genoa dhe mbrojtësin italian Buongiorno nga Torino.

Në këtë mënyrë, jo vetëm që reparti i sulmit do të mbetej i kompletuar, por do të vinte edhe një mbrojtës i të tashmes dhe të ardhmes, teksa të dy bashkë mund të marrin një pagë aq sa merr aktualisht Thuram te Interi./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara