Lajmet

​Zgjedhjet presidenciale në Francë, raundi i dytë do të jetë tepër i ngushtë

Sipas raundit të dytë, Macron do të fitojë me 51 përqind të votave.

Published

on

Televizioni francez TF1 ka dalë me parashikimet se kush do të jetë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Francë pas dy javësh.

Ndërsa në raundin e parë presidenti aktual Emmanuel Macron ka fituar 28.1 përqind të votave sipas sondazheve paraprake, duke siguruar një raund të dytë, përballë tij më 24 prill do të jetë Marine Le Pen, e cila sot mori 23 përqind.

TF1 ndërkaq ka realizuar një sondazh për raundin e dytë, sipas të cilit Macron do të fitojë me 51 përqind të votave, ndërsa Le Pen 49 përqind.

“Ai (Macron) mund të ketë fituar raundin e parë me pesë pikë, por ky sondazh i cili është transmetuar nga një prej dy rrjeteve të mëdha televizive tregon se kjo garë nuk ka përfunduar. Kjo është arsyeja pse Macron dhe Le Pen tani do të duhet të luftojnë për çdo votë”, shkruan BBC.

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Rajoni

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Të kërkuara