Lajmet

​Zemaj: Së shpejt nis vaksinimi në Kosovë

Published

on

Me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve për zbatimin e masave anti-COVID, si dhe përgatitjen për fushatën e vaksinimit, sot Ministria e Shëndetësisë ka lansuar kampanjën “Bashkë Kundër COVID-19”, ku edhe njëherë u tha se shpejt në Kosovë do nis vaksinimi i qytetarëve kundër kësaj pandemie.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se përmes kësaj fushate dërgohen mesazhe të qarta për zbatim të masave anti-COVID. Po ashtu, me këtë kampanjë synohet të rritet niveli i vetëdijes së qytetarëve për vaksinimin, i cili siç tha ai pritet të nis së shpejti në Kosovë.

“Lansimi i një fushate me mesazhe të qarta që bënë thirrje për zbatim të masave në fuqi dhe përgatitjen për fazat e mëtejme të kontrollit dhe luftimit të pandemisë, është një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për të vazhduar me aktivitetet që synim primar ka mbrojtjen e shëndetit publik të popullatës sonë me fokus parandalimin apo shkëputjen e zinxhirit të përhapjes së mëtejmë të infeksionit. Fushata ‘Bashkë Kundër COVID-19’ është një dëshmi e këtij përkushtimi dhe ne besojmë që ajo do ketë ndikim në uljen e numrit të infeksioneve me COVID, përmes ngritjes së vetëdijes për masat në fuqi higjiena, bartja e maskës dhe distancës. Gjithashtu, do të ngrisë nivelin e njohurive të popullatës sonë për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19 që pritet të fillojë shumë shpejt edhe në vendin tonë”, theksoi Zemaj.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani tha se përmes kësaj kampanje po synojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve të Kosovës për zbatimin e masave anti-COVID. Ai po ashtu deklaroi se me fushatën “Bashkë Kundër COVID-19”, ka për qëllim edhe përgatitjen për fushatën e vaksinimit kundër kësaj pandemie.

“Në vazhdën e këtyre aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së COVID-19 fillojmë këtë fushatë gjegjësisht lansimin e kampanjës “Bashkë Kundër COVID-19”, në mënyrë që të bëjmë informimin dhe ndërgjegjësimin e popullatës për mirëmbajtje dhe forcim të zbatimit të masave parandaluese dhe përgatitjen për fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, e cila do të fillojë së shpejti. Fushata ka për synim që të rris dhe forcoj më tutje vetëdijësimin e qytetarëve të Kosovës dhe parandalimin e COVID-19 dhe zbatimin e masave të domosdoshme mbrojtëse, personale dhe institucionale të cilat luajnë shëndetin publik dhe shpëtojnë jetët. Fushata synon të përkrah edhe institucionet qendrore dhe lokal në përballimin e sfidave të shumta lidhur me pandeminë dhe bashkëjetesën me virusin në një normalitetit”, tha ai.

Koordinatorja për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson tha se tash e sa kohë virusi ka nxjerr në pah dobësitë që i kemi dhe ku duhet të punohet. Sipas saj, tashmë është një fazë kritike dhe nuk është koha për t’u çlodhur, pasi sistemi shëndetësor është i lodhur dhe respektimi i masave anti-COVID është tejet i rëndësishëm.

“Jemi në një fazë shumë kritike, ku të gjithë jemi të lodhur dhe kemi shpresë se vaksina do të vijë. Pra, ne kemi një tendencë siç bëjnë njerëzit për t’u çlodhur pak, por nuk është koha për t’u çlodhur deri në atë mënyrë që të mos mund të parandalojmë virusin dhe mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin, sepse tani është më e rëndësishme se kurrë që të mos rrisim përhapjen të virusit sepse sistemi i Kujdesit Shëndetësor është i lodhur. Po, është më mirë i përgatitur tani, ne kemi më shumë kapacitete testuese, gjithashtu si rezultat i këtij projekti kemi le të themi më shumë njohuri, kemi më shumë pajisje, por jemi të lodhur. Pra, është më e rëndësishme se kurrë që të vazhdojmë me këto masa, duke mbajtur maskë, duke larë duart dhe duke mbajtur distancën”, tha ajo.

Fushata “Bashkë Kundër COVID-19”, financohet nga Mbretëria e Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë, implementohet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara në koordinim me ekipin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ministrinë e Shëndetësisë, IKSHP-në dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Në 24 orëshin e fundit pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 591 raste, ndërsa janë raportuar shtatë raste të vdekjes si pasojë e infekimit me SARS CoV-2. Ndërsa, Kosova është i vetmi vend në rajon i cili nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër pandemisë. 

lajme

U ndaluan punimet në një objekt ndërtimi në Kllokot: Inspektorati i Punës konstaton parregullsi

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Kllokot, pas konstatimit të parregullsive që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.

Vendimi u mor gjatë inspektimeve të rregullta në terren, ku inspektorët konstatuan se subjektet ndërtuese nuk i kishin plotësuar kushtet ligjore për mbrojtjen e punëtorëve. Ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e plotë të këtyre parregullsive dhe krijimin e një ambienti të sigurt pune.

Me këtë rast, Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me rigorozitet legjislacionin në fuqi, duke paralajmëruar se garantimi i sigurisë dhe i shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet i pakompromis. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është ndaluar për 48 orë në Pejë, nën dyshimin se ka kryer dy vepra të rënda penale kundër integritetit seksual ndaj vajzës së tij të mitur.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa viktima po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore.

Sipas të dhënave zyrtare nga raporti i Prokurorit të Shtetit, Departamenti për Të Mitur po e ngarkon të dyshuarin për veprat penale “Sulmi seksual” dhe “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të fëmijëve”.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, organet e rendit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast janë sekuestruar prova materiale, kryesisht pajisje elektronike që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprave penale. /E.A/

Continue Reading

lajme

Macron uron presidenten Justina Shiroka-Pula: Franca mbështet perspektivën evropiane dhe dialogun e Kosovës

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër urimi presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të shtetit, duke riafirmuar përkushtimin e Parisit për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në letrën e tij, kreu i shtetit francez shprehu shpresën se ky mandat do të mundësojë avancimin e reformave kyçe që kontribuojnë drejtpërdrejt në perspektivën evropiane të Kosovës. Macron po ashtu solli në vëmendje partneritetin historik mes dy vendeve, si dhe takimin e realizuar më parë me kryeministrin Albin Kurti në Paris.

Urimi i presidentit francez nënvizoi gjithashtu bashkëpunimin e fundit diplomatik, duke veçuar vizitën e ministrit të deleguar për Evropën në Prishtinë gjatë muajit korrik, e cila u kurorëzua me nënshkrimin e disa marrëveshjeve të reja bilaterale.

Në përmbyllje të letrës, Macron theksoi rëndësinë e veçantë që ka normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e plotë të Francës për procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Drita e Prishtina përballen sot në Gjilan për majën e tabelës

Published

on

By

Kampioni në fuqi, Drita, dhe klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina, do të përballen sot në Gjilan në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiroja e dytë e Albi Mall Superligës. Sfidë kjo ku tri pikët mbajnë një peshë të jashtëzakonshme në luftën për kreun e tabelës.

Ballafaqimi i dy gjigantëve të futbollit vendor do të zhvillohet në stadiumin ndihmës me bari artificial në Gjilan, ku ambalazhohet një përplasje e fortë taktike. Për skuadrën e Dritës, ky takim përfaqëson shansin ideal për të vazhduar ecurinë pozitive dhe për t’u barazuar me Prishtinën në pozitën e dytë me 26 pikë. Në krahun tjetër, bardhekaltërit nga kryeqyteti synojnë një fitore që do t’i ngjiste në kuotën e 29 pikëve, duke parakaluar lideren aktuale, Malishevën, që udhëheq me 27 pikë.

Format e të dyja ekipeve paralajmërojnë një duel mjaft interesant. Drita hyn në këtë përballje pas katër fitoreve radhazi në kampionat, përfshirë edhe një triumf bindës 0-3 të arritur pikërisht ndaj Prishtinës në kryeqytet. Ndërkaq, Prishtina – e cila e e nisi këtë edicion me shtatë fitore rresht – ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë dulet e fundit, duke kërkuar kësisoj këndelljen në një nga transfertat më të vështira të sezonit.

Peshën e takimit e rrit edhe bilanci i historikut mes tyre. Në dhjetë përballjet e fundit, Drita dominon me pesë fitore kundrejt dy të Prishtinës, ndërsa tri sfida janë mbyllur me barazim. Sidoqoftë, Prishtina mbetet skuadra më e dekoruar në vend me 11 tituj kampioni, nëntë Kupa dhe 11 Superkupa pas pavarësimit të futbollit kosovar. Nga ana tjetër, Drita ka konsoliduar suksesin në futbollin e pasluftës me pesë tituj kampioni, dy prej të cilëve radhazi në edicionet e fundit, duke i dhënë këtij derbi të gjitha përbërësit e një përplasjeje të madhe sportive. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara