Lajmet

​Zelensky sot viziton Britaninë e Madhe

Ai do të shikojë trupat e vendit të tij duke u trajnuar nga forcat e armatosura britanike.

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të bëjë vizitën e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën që nga pushtimi rus në vendin e tij, tha Downing Street.

Ai do të shikojë trupat e vendit të tij duke u trajnuar nga forcat e armatosura britanike, me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak duke njoftuar se vendi i tij do të zgjerojë trajnimin për pilotët luftarakë ukrainas dhe marinsat, duke premtuar gjithashtu një investim afatgjatë në ushtrinë e Ukrainës, shkruan CNN.

Sunak tha: “Vizita e presidentit Zelensky në MB është një dëshmi e guximit, vendosmërisë dhe luftës së vendit të tij dhe një dëshmi e miqësisë së pathyeshme midis dy vendeve tona”.

Ai ka shtuar se që nga viti 2014, Britania e Madhe ka ofruar trajnime jetike për forcat ukrainase, duke i lejuar ata të mbrojnë vendin e tyre, të mbrojnë sovranitetin e tyre dhe të luftojnë për territorin e tyre.

“Jam krenar që sot do ta zgjerojmë atë trajnim nga ushtarët tek marinsat dhe pilotët e avionëve luftarakë, duke siguruar që Ukraina të ketë një ushtri të aftë për të mbrojtur interesat e saj edhe në të ardhmen”, deklaroi ai.

Vizita e Zelenskyt në Londër është vetëm e dyta e tij jashtë vendit të tij qëkur Rusia pushtoi Ukrainën pothuajse një vit më parë, pas vizitës së tij në Uashington DC gjatë muajit dhjetor.

Lajmet

Përfundon afati, PZAP pranon 7 ankesa për rezultatet përfundimtare të 28 dhjetorit

Published

on

Në ora 11:00 ka përfunduar afati për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Nga ky institucion kanë thënë për Gazetën Express se kanë pranuar 7 ankesa në lidhje me shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ.PZAP shton se për këto ankesa ka 96 orë kohë të vendosë.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar shtatë (7) ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Për të gjitha ankesat e pranuara, PZAP do të vendosë brenda afatit ligjor prej nëntëdhjetë e gjashtë (96) orësh nga data e parashtrimit të secilës ankesë.”

Nga: Ekonomia Online

 

Continue Reading

Lajmet

Jahjaga mohon të ketë lidhje me dosjen “Epstein”

Published

on

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka mohuar raportimet për lidhjen e saj me dosjen “Epstein”, duke thënë se ajo nuk ka pasur asnjëherë njohje apo takim të çfarëdo lloj kontaktit me Jeffery Epstein.

Ajo thotë se në email për të cilën raportohet kur përmendet presidentit i Kosovës, nuk është e qartë se cili dhe nuk përmendet kërkesa për takim në emër të tij apo të saj.

Reagimi i plotë:

Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein”  janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.

Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.

Në këtë email te palëve të treta përmendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk përmendet kërkesa për takim në emër të tij apo të saj.

Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund të vërehet lehtë nga dokumentet. Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani.

Nga: Ekonomia Online

 

Continue Reading

Lajmet

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn për krime lufte kundër popullsisë civile dhe e ka dënuar me 13 vjet burg, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor më 2 shkurt 2026, raporton KosovaPress.

Vendimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, i cili ka bërë të ditur se i akuzuari është dënuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër civilëve, ndërsa është obliguar për shpenzimet e procedurës gjyqësore në shumën prej 200 euro dhe 100 euro të tjera për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

Sipas aktakuzës, Muhamet Alidemaj kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që kishte ndodhur në mars 1999, e ku ishin vrarë e masakruar 130 shqiptarë./Kosovapress/

Continue Reading

Lajmet

UBT nikoqir i punëtorisë ndërkombëtare për sigurinë kibernetike në kuadër të projektit SHIELD

Published

on

By

UBT ishte nikoqir i punëtorisë ndërkombëtare për zhvillimin e kurrikulës në fushën e sigurisë kibernetike, e cila u mbajt më 27 dhe 28 janar. Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit SHIELD – United for Cyber Safety: Up-Skilling High School Communities for Protecting Students, i mbështetur nga Erasmus+.

Projekti u koordinua nga Ss. Cyril and Methodius University në Shkup, ndërsa partnerë janë University “St. Kliment Ohridski”, në Sofia, UBT, si dhe Ekonomikas un Kultūras Augstskola, në Letoni. Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i komuniteteve shkollore të arsimit të mesëm përmes zhvillimit të aftësive dhe njohurive në fushën e sigurisë kibernetike, me fokus në mbrojtjen e nxënësve dhe përdorimin e sigurt të teknologjisë.

Në hapjen e punëtorisë mori pjesë edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili theksoi se UBT ka investuar vazhdimisht në zhvillimin e kapaciteteve akademike dhe ka krijuar departamente të veçanta për fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjive të avancuara, duke e konsideruar këtë fushë si jetike për të ardhmen e arsimit dhe shoqërisë digjitale.

Agjenda e punëtorisë përfshiu sesione të dedikuara për analizën e nevojave arsimore, përcaktimin e fushës së trajnimeve në siguri kibernetike, strukturimin e kurrikulës dhe rezultateve të të nxënit, si dhe qasjen gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme në dizajnimin e trajnimeve. Po ashtu, diskutimet u fokusuan edhe në format e ofrimit të trajnimeve, materialet mësimore, mjetet digjitale, si dhe planifikimin e testimit pilot dhe zbatimit të kurrikulës.

Kjo punëtori paraqet një hap të rëndësishëm drejt ndërlidhjes së arsimit profesional me sfidat aktuale të sigurisë digjitale, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rolin e UBT-së si një institucion lider në zhvillimin e programeve inovative dhe të orientuara drejt nevojave reale të shoqërisë.

Continue Reading

Të kërkuara