Lajmet

​Zelensky: Raundi i dytë i negociatave, në një “të ardhme të afërt”

Zyrtarët rusë dhe ukrainas u takuan sot në raundin e parë të diskutimeve pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë.

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se një raund i dytë negociatash me zyrtarët rusë do të “bëhet në të ardhmen e afërt”.

Zyrtarët rusë dhe ukrainas u takuan sot në raundin e parë të diskutimeve pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë.

“Delegacionet ukrainase dhe ruse zhvilluan raundin e parë të negociatave në zonën e kufirit Ukrainë-Bjellorusi me qëllim gjetjen e bazës së përbashkët për armëpushimin më të shpejtë. Palët diskutuan në detaje një sërë temash kyçe për të cilat ata kanë perspektiva për gjetjen e vendimeve të pranueshme reciproke”, tha Zelensky.

“U mor një vendim që menjëherë të zhvillohen konsultime shtesë në kryeqytetet e shteteve. Pas kësaj, raundi i dytë i negociatave të palëve ukrainase dhe ruse do të zhvillohet në të ardhmen e afërt”, ka shtuar ai, transmeton Fox News.

Lajmet

Inspektorati largon veturat e braktisura në hapësirat publike në Prishtinë

Published

on

By

Inspektorati i komunës së Prishtinës ka nisur sot një aksion të rëndësishëm për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet.

Në një njoftim për media, Inspektorati bën të ditur se kjo po bëhet me synim që të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat e fjetura që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban.

“Inspektorati i Prishtinës, nën udhëheqjen e Drejtorit Florian Dushi, ka nisur një aksion të rëndësishëm për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet. Ky aksion është pjesë e vizionit të Kryetarit Përparim Rama për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe banorët e Prishtinës. Me këtë iniciativë, synohet të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat e fjetura që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Këshilltari i Orbanit: Hungaria me gjasë s’do t’i rezistonte një pushtimi rus

Published

on

By

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është përfshirë në një skandal të brendshëm politik, pasi një prej këshilltarëve të tij më të afërt është përballur me kritika nga opozita në Hungari, për shkak se ai ka sugjeruar se Budapesti nuk do të kishte luftuar për të zmbrapsur një pushtim rus, siç po bën Ukraina.

Balazs Orban, drejtori politik i kryeministrit hungarez, tha për ueb-faqen Mandier më 26 shtator se vendimi i Ukrainës për t’i rezistuar pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës të nisur nga Moska ishte “i papërgjegjshëm” dhe tërhoqi paralele me pushtimin sovjetik të Hungarisë më 1956 që u përball me rezistencë të armatosur popullore, e cila u shtyp.

“Duke pasur parasysh ngjarjet e vitit 1956, ne me gjasë nuk do të bënim çfarë presidenti [ukrainas Volodymyr] Zelenksy bëri dy vjet e gjysmë më herët, pasi është e papërgjegjshme, për shkak se ne mund të shohim se ai e çoi shtetin e tij në një luftë defensive, shumë jetë u humbën dhe territore u humbën”, tha Balazs Orban, i cili është edhe anëtar i Parlamentit hungarez.

“Sërish, është e drejta e tyre, është vendimi i tyre sovran, ata kanë të drejtë të veprojnë kështu. Por, nëse ne do të pyeteshim, ne nuk do të kishim këshilluar këtë, bazuar në atë që ndodhi më 1956”, shtoi ai.

Afër 2.500 deri në 3.000 hungarezë, shumica civilë të armatosur, u vranë gjatë luftimeve ndërmjet 23 tetorit deri më 4 nëntor të vitit 1956, kundër trupave sovjetike që kishin ndërhyrë për të rrëzuar Qeverinë reformiste të Imre Nagy.

Por, në një video të publikuar më pas në Facebook, Balazs Orban, tha se fjalët e tij “qëllimshëm janë keqinterpretuar” dhe se “heronjtë e vitit 1956 janë heronjtë tanë kombëtarë”.

Por, ky shpjegim nuk u përfill nga opozita.

Peter Magyar, lideri i partisë opozitare të qendrës së djathtë, Tisza, kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Balaz Orban, i cili nuk ka lidhje familjare me kryeministri hungarez.

Kryeministri hungarez, që ka lidhje të ngushta me presidenti rus, Vladimir Putin, ka refuzuar që ta dënojë pushtimin rus të Ukrainës. Ai po ashtu ka refuzuar që t’iu bashkohet sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë./REL

Continue Reading

Lajmet

Arabia Saudite formon aleancë globale për të nxitur zgjidhjen izraelito-palestineze me dy shtete

Published

on

By

Arabia Saudite ka krijuar një aleancë globale për të nxitur një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez, tha të enjten ministri i jashtëm i vendit, Princi Faisal bin Farhan Al Saud, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Aleanca përfshin një numër vendesh arabe dhe myslimane dhe partnerë evropianë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve saudite.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shkroi në “X” se takimet e para do të jenë në Riad dhe Bruksel.

Pas shpërthimit të luftës së Gazës tetorin e kaluar midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas që sundon Gazën, Arabia Saudite vuri në akull plane të mbështetura nga SHBA për mbretërinë për të normalizuar lidhjet me Izraelin, thanë dy burime të njohura me të menduarit e Riadit në fillim të këtij viti./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Vaksina kundër kancerit të mitrës tani ofrohet edhe për vajzat 13 deri 21-vjeçare

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se tash e tutje ofrohet vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV), edhe për vajzat nga mosha 13-21. Përmes një njoftimi zyrtar, thuhet se për këtë grupmoshë, vaksinimi kundër HPV bëhet në baza vullnetare.

Po ashtu, kanë bërë të ditur se pas fazës së parë të suksesshme të vaksinimit kundër HPV, për vajzat e klasave të gjashta, sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, tani ka filluar faza e dytë, gjatë të cilës deri më 31 dhjetor 2024, vaksinën kundër HPV mund ta marrin edhe vajzat të cilat s’janë vaksinuar gjatë fazës së parë.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se, me rekomandim të Komitetit Profesional Këshillues për Vaksinim, dhe me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, tash e tutje, ofrohet vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV) edhe për vajzat nga mosha 13-21 vjeçe. Për këtë grup-moshë, vaksinimi kundër HPV bëhet në baza vullnetare. Vaksinimi bëhet në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse dhe në IKSHPK”, thuhet në postimin e tyre.

Continue Reading

Të kërkuara