Lajmet

​Zelensky: Bombardimet ruse ndaj qyteteve nuk kanë pushuar që nga mesnata

Ai thotë se linjat e mbrojtjes së Ukrainës po rezistojnë.

Published

on

Ndërsa Sergei Lavrov është duke mbajtur konferencë në Moskë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar një video të re. Ai thotë se linjat e mbrojtjes së Ukrainës po rezistojnë, por thotë se bombardimet e qyteteve nuk kanë pushuar që nga mesnata.

Ai thotë se ndryshimi në taktikën e Rusisë – në shënjestrimin e zonave civile – tregon se Ukraina ka qenë e suksesshme në rezistimin e planit të Moskës për një fitore të shpejtë nëpërmjet sulmit tokësor.

“Ne nuk kemi asgjë për të humbur veç lirisë sonë”, thotë Zelensky, duke shtuar se Ukraina po furnizohet çdo ditë me armë nga aleatët e saj ndërkombëtarë.

Komentet e tij vijnë pasi filloi një hetim për krime të mundshme lufte, ku Rusia akuzohet për bombardimin e civilëve.

Aktualitet

Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

E Përditësuar:

07:45

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ku do vazhdojë paraqitja e provave të mbrojtjes me thirrjen e dëshmitarëve në këtë rast të gjykimit.

Specialja njofton se në këtë çështje gjyqësore pritet që dy dëshmitarë të japin dëshmi në sallë të gjyqit këtë javë.

Gjatë dy javëve të kaluar kanë dëshmuar tre dëshmitarë të thirrur nga Mbrojtja, si John Duncan i cili ishte dëshmitari i tretë i cili ishte një ish-punonjës i shërbimit diplomatik të Britanisë së Madhe.

Ai dha dëshmi kryesisht në seancë publike.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për krime lufte, Trupi Gjykues më 18 shtator urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, duke konstatuar se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera.

Trupi Gjykues gjykoi se lirimi i të akuzuarve në posedim të informacionit të ndjeshëm nuk do të ndihmonte mbrojtjen efikase të dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi tashmë ose të atyre që mund të dëshmojnë në procese paralele.

Në rastin e z. Selimi, Trupi Gjykues rikujtoi se duket se z. Selimi nxori informacion konfidencial për palë të treta të paautorizuara, çka përforcoi konstatimin e Trupit Gjykues se ekziston rreziku që z. Selimi të pengojë ecurinë e procesit.

Trupi Gjykues tha se të akuzuarit gjenden në paraburgim për një kohë të gjatë, por vazhdimin e paraburgimit e gjykoi të arsyeshëm bazuar në faktet se ndaj të akuzuarve janë ngritur akuza për krime të rënda ndërkombëtare, ku pretendohet se ata luajtën rol të rëndësishëm dhe mund të përballen me burgim të gjatë në qoftë se shpallen fajtorë./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon sot masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese

Published

on

Masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese përfundon sot, pasi që nga 5 shtatori, kjo masë i ka pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe procedurat për formimin e Qeverisë.

Me anë kësaj, Kushtetuesja vlerësonte se ndalimi i të gjitha vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, dhe çdo procedurë e mëtejme për formimin e Qeverisë, mund të evitojë rreziqe apo dëme të pariparueshme që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore dhe nxjerrjen e vendimeve në kundërshtim me Kushtetutën.

Tutje, kjo gjykatë vlerësonte se në kuptim të përcaktimeve të Ligjit, ekzistojnë rrethana të interesit publik e që përfshijnë ruajtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Kjo ndalesë ndërmarrë pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, e cila kontestoi mënyrën e zhvillimit të seancës konstituive të Kuvendit, rrjedhimisht votimin e nënkryetarit që i takonte komunitetit serb./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5  deri në 7 gradë Celsius, derisa ato maksimalet do të lëvizin nga 15 e deri në 18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga perëndimi, me një shpejtësi prej një e deri në 3m/s , njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Këto janë temperaturat për sot

Published

on

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti sot do të jetë me intervale me diell por dhe vranësira të shpërndara.

Duke filluar nga dita e enjte, priten edhe riga të herëpashershme shiu.

Temperaturat minimale sot do të sillen nga 3 deri në 6C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 12 deri në 16°C.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, me intensitet të lehtë deri mesatar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara