

Kuriozitete
Zbulohet Toka e dyfishtë e cila mund të jetë e banueshme
Zbulimi u bë nga një grup studiuesish të udhëhequr nga Diana Kossakowski nga Instituti Gjerman Max Planck.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiAstronomët kanë zbuluar një planet përtej sistemit tonë diellor që ka një masë të ngjashme me atë të Tokës dhe është potencialisht i banueshëm.
Eksoplaneti me masën e Tokës rrotullohet rreth një ylli xhuxh të kuq të quajtur Wolf 1069 në yjësinë Cygnus, vetëm 31 vite dritë nga Toka I cili vlerësohet të jetë afërsisht i njëjtë me madhësinë e Tokës dhe gjithashtu me të njëjtën masë.
Zbulimi u bë nga një grup studiuesish të udhëhequr nga Diana Kossakowski nga Instituti Gjerman Max Planck për Astronomi në Heidelberg, i cili e botoi atë në revistën Astronomy & Astrophysics.
Ky planet ka një orbitë që zgjat rreth 15 ditë. Prandaj është shumë afër yllit të tij, Wolf 1069, merr vetëm rreth 65% të energjisë që Toka merr nga Dielli. Kjo ndodh sepse planeti “xhuxhi i kuq” është shumë më i dobët dhe më i ftohtë se Dielli ynë, temperatura mesatare e llogaritur për planetin, është rreth -23 gradë, gjë që tregon se është një trup shkëmbor.
Planeti i ri renditet i gjashti, për nga largësia, midis atyre me masë toke potencialisht të banueshme dhe u identifikua falë projektit Carmenes, aktiv që nga viti 2016, i cili përdor observatorin Calar Alto në Spanjë.
Mund të jetë i banueshëm, pavarësisht se është vazhdimisht e ndriçuar dhe është vazhdimisht në errësirë, ashtu si Hëna. Për më tepër, nëse do të kishte edhe një atmosferë, autorët e studimit vlerësuan se temperatura mund të rritet deri në 13 gradë, duke lejuar ekzistencën e ujit në një zonë të madhe të përballë yllit.
Kuriozitete
Cilat janë 8 zakonet që ndikojnë në inteligjencën tuaj?
Published
1 day agoon
April 10, 2025
Niveli i inteligjencës nuk është një vlerë fikse dhe e pandryshueshme dhe sipas ekspertëve, ai ndikohet nga stili i jetesës dhe zakonet që ndjekim çdo ditë.
Nëse keni bërë dy teste inteligjence e keni marrë rezultate të ndryshme, kjo ndodh sepse aftësitë mendore ndryshojnë nga dita në ditë.
Këto janë disa prej zakoneve të përditshme që, sipas kërkimeve shkencore, mund të rrisin inteligjencën tuaj:
Flini mjaftueshëm: Gjumi i mirë – zakonisht më shumë se 7 orë në natë – është i lidhur me përmirësimin e funksioneve njohëse dhe kujtesës. Edhe pse nevojat për gjumë ndryshojnë nga personi në person, pushimi i mjaftueshëm është thelbësor për shëndetin e trurit.
Mësoni diçka të re çdo ditë: Edhe vetëm 10 minuta në ditë të dedikuara për të mësuar diçka të re – si një fakt historik, një recetë të re ose një aftësi të re – stimulojnë zhvillimin e neuroneve të reja.
Meditoni: Praktika e meditimit është treguar se përmirëson përqendrimin, vetëdijen dhe redukton stresin, duke ndikuar pozitivisht në performancën mendore.
Fokusohuni në një gjë në një kohë: Multitasking nuk është gjithmonë produktiv. Përkundrazi, përqendrimi në një detyrë të vetme përmirëson cilësinë e mendimit dhe efikasitetin.
Lexoni rregullisht: Leximi ndihmon në zhvillimin e të menduarit kritik, përqendrimit dhe zgjeron njohuritë në mënyrë të vazhdueshme.
Ushtrimet fizike: Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në uljen e stresit – të dyja këto janë të rëndësishme për funksionimin optimal të trurit.
Luani lojëra stimuluese: Lojërat që kërkojnë strategji e logjikë si enigma, shah a lojëra tavoline ndihmojnë në stërvitjen e trurit.
Qëndroni në kontakt me diellin: Marrja e mjaftueshme e vitaminës D ndihmon në përmirësimin e humorit dhe funksioneve mendore. Megjithatë, shumë njerëz vuajnë nga mungesa e saj, veçanërisht gjatë dimrit.
Zbatimi i zakoneve jo vetëm që përmirëson funksionet e trurit, por ndihmon në krijimin e një jetese më të balancuar dhe të shëndetshme. /UBT News/
Kuriozitete
Pretendon se është njeriu më i vjetër në botë, fermeri feston 125-vjetorin
Published
2 days agoon
April 9, 2025
Marcelino Abad Tolentino, një fermer i thjeshtë nga Peruja, festoi fundjavën e kaluar ditëlindjen e tij të 125-të mes buzëqeshjeve dhe shoqërisë së kujdestarëve të tij në një azil.
Ndonëse nuk ka një certifikatë lindjeje, mban kartë identiteti kombëtare të lëshuar nga shteti peruan që tregon se ka lindur më 5 prill 1900.
I njohur me nofkën “Mashico”, Marcelino ka kaluar jetën e tij në mes të natyrës, duke ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme e të qetë. Sipas qeverisë, kjo jetë mes florës dhe faunës së Huánuco-s ka kontribuar në jetëgjatësinë e tij të jashtëzakonshme.
Dieta e tij ka qenë gjithmonë e pasur me fruta dhe perime, ndërsa tani nuk mund ta nisë ditën pa një avokado.
I rritur si jetim, pasi prindërit e tij humbën jetën në një përmbytje kur ai ishte vetëm 7 vjeç, Marcelino nuk u martua kurrë dhe nuk pati fëmijë. Ai punoi si fermer dhe murator për dekada me radhë, duke jetuar pa energji elektrike deri në moshën 119-vjeçare.
Historia doli në dritë për herë të parë vetëm më 2019, falë një programi shtetëror që i dha atij akses në pension dhe shërbime tjera sociale.
Qeveria peruane është duke përgatitur një kërkesë për njohjen e tij zyrtare si njeriu më i vjetër në botë nga Libri i Rekordeve Guinness.
Nëse mosha e tij konfirmohet zyrtarisht, Marcelino do të thyejë rekordin aktual të mbajtur nga Jeanne Calment, e cila jetoi deri në moshën 122 vjeç e 164 ditë.
Kuriozitete
Zgjohuni çdo ditë në të njëjtin orar, këshilla e ekspertëve për shëndetin
Published
3 days agoon
April 8, 2025
Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo.
Nëse me dëshirë zgjoheni për shkak të punës për çdo ditë, zgjohuni në të njëjtën kohë edhe gjatë vikendit kur nuk shkoni në punë, do të ndiheni shumë më mirë, më energjikë dhe më të kënaqur se sa të flini më gjatë.
Sipas mindbodygreen, është mirë të keni edhe ndonjë rutinë, të cilat kanë të bëjnë me zgjimin e mëngjesit dhe ndihmojnë të filloni ditën me energji të mirë, për shembull, të bëni një dush apo të meditoni, transmeton Telegrafi.
Koha në të cilën zgjoheni çdo mëngjes mbase është njësoj e rëndësishme si edhe koha e shkuarjes për të fjetur gjumë natën e kaluar, ka treguar një hulumtim të cilin e ka bërë web portali Mattress Inquirer.
Individët, të cilët zgjohen rreptësisht në të njëjtën kohë, janë më të kënaqur në të gjitha aspektet e jetës se njerëzit të cilët ndonjëherë zgjohen më herët dhe herë-herë më vonë dhe nuk e kanë rutinën e tillë.
Disa hulumtime na bëjnë të supozojmë që zgjimi i hershëm në të njëjtën kohë do të mund të jetë çelësi për produktivitet kulmor, gjë që do të shpjegonte përse individët të cilët e kanë këtë shprehi shpesh janë më të kënaqur me situatën e tyre financiare dhe afariste.
Orari i çrregullt i gjumit dhe i zgjimit mund të dëmtojë organizmin me uljen e nivelit të kolesterinës së mirë, rritjen e yndyrës trupore dhe faktorëve të rrezikut për diabet dhe sëmundje të zemrës, ka treguar hulumtimi. Gjithashtu, kjo nuk është mirë as për shëndetin mendor.
Kuriozitete
Katër ‘flamuj të kuq’ që tregojnë se po rezervoni në hotelin e gabuar
Published
6 days agoon
April 5, 2025
Të gjithë kemi të paktën një përvojë të pakëndshme për një natë të kaluar në një hotel që nuk ka përmbushur aspak pritshmëritë tona; dhoma me njolla të pashpjegueshme, minj apo buburreca, dritat që dridhen në korridore sikur të ishte një film horror, mëngjeset që thuajse na helmuan ose punonjësit e vrazhdë që ia dolën të shkatërronin një udhëtim që kishim planifikuar prej kohësh.
Por ka skenarë edhe më të këqij: rezervime false, të cilat na kushtojnë para sepse, me të mbërritur në destinacionin tonë, mund kuptojmë se hoteli as që ekziston.
Të paktën pasi kemi gjithnjë e më shumë mjete online në dispozicion, me foto, përshkrime të vendit dhe, më e rëndësishmja, vlerësime dhe komente, mund të mbrohemi nga një zgjedhje e gabuar hoteli.
Këto janë, sipas Washington Post, “flamujt e kuq” që na paralajmërojnë të mos shtypim kurrë butonin “book/rezervim”:
Faqja problematike – Para se të bëni rezervim, vizitoni faqen, kontrolloni emrin e hotelit, fotot dhe përshkrimet. P.sh tekstet që janë të përkthyera automatikisht ose foto joreale që duket se janë vjedhur, ose përpunuar, tregojnë se diçka nuk shkon.
Shumë komente të këqija – Një ose dy komente nga njëqind nuk do të thotë asgjë, ka gjithmonë pushues që kanë pritshmëri të ndryshme nga tonat dhe nga ato që premton një hotel. Po, kur komentet e këqija janë shumë të këqija dhe, aq më tepër, kur pronarët e hoteleve përgjigjen në mënyrë të keqe, p.sh. nëse tregohen të pasjellshëm ose ironikë, është më mirë të vazhdojmë kërkimin tonë diku tjetër.
Ofertat që janë shumë të mira për të qenë të vërteta – Nëse nata fillon nga 80 euro ju gjeni hotel për 40, kontrolloni me kujdes, p.sh, a ka tarifa shtesë për shërbimet që mund të mos i keni imagjinuar, nga mëngjesi deri te Wifi. Nëse jo, mbase hoteli ka nevojë për rinovim të menjëhershëm ose ndodhet në një lagje të rrezikshme.
Sjellja e vrazhdë e punonjësve në telefon – Këshillohet të bëni një telefonatë paraprakisht, ku jo vetëm mund të negocioni një çmim më të mirë, por edhe të kuptoni deri diku shërbimin e hotelit. Nëse hasni në komente të vrazhda ose joprofesionale: mos rezervoni!

Si të mbroheni nga poleni, këshilla praktike për një pranverë pa alergji

Seriali hit i Netflix “Adolescence” pritet të ketë një sezon të dytë

Aleatët e Ukrainës premtojnë 21 miliardë euro ndihmë ushtarake

Mos e teproni me marrjen e magnezit, ka efekte të tmerrshme anësore

Bërnabiç zbulon datën: Kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë

Nis sot zyrtarisht fushata zgjedhore në Shqipëri

Renault Clio do të jetë me një kufizues shpejtësie në 109 km/h

Von der Leyen: Nëse negociatat me Trump dështojnë, BE do përgatisë masa hakmarrëse

Kryeministri francez: Kina nuk mund të zëvendësojë SHBA-në si partner tregtar
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota3 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota3 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë