Lajmet

​Zajmi: Buxheti i shteti dhe paraja publike po tentohet të kursehet në kurriz të specializantëve

Zajmi ka treguar kërkesat që ata duan që t’u realizohen specializantëve.

Published

on

Edhe sot një grup i specializantëve kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë, kjo pasi që ata vlerësojnë se diskriminimi i tyre veçse është thelluar edhe më shumë.

Kryetari i Këshillit të Specializantëve, Arianit Zajmi ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet bartëse që strategjinë e premtimeve ta konvertojnë në strategji të veprimit të realizimit të kërkesave të tyre.

Me këtë rast ata kanë theksuar se kërkesat e tyre do të mund të realizoheshin në një afat të shkurtër kohor por që sipas tyre mungon vullneti politik. Zajmi ka treguar kërkesat që ata duan që t’u realizohen specializantëve.

“Kërkesa jonë është që specializantët me subvencione të kenë statusin e specializantit të rregullt me marrë një pagë të denjitetshme, me marrë në fillim të muajit ashtu siç e marrin të gjithë punëtorët shëndetësorë për shkak që ky grupi i margjinalizuar i specializantëve po diskriminohen dhe nuk po i marrin pagat me kohë, nganjëherë iu vonohen e nganjëherë nuk i iu dalin fare. Ne kërkojmë që çdo kujdestari t’iu paguhet për shkak që sot specializantët kujdestarojnë në vikend dhe ditë feste dhe nuk marrin asnjë cent”, shpjegoi Zajmi.

Zajmi theksoi se pas takimit që kanë pasur me minsitrin e Shëndetësisë kanë pritur që veçse të fillojë realizimi i kërkesave të tyre por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Madje ai ka theksuar se po tentohet që buxheti i shtetit të kursehet në kurriz të specializantëve.

“Jemi të detyruar me protestu rrugës për të drejtat dhe kushtet elementare të jetesës që nuk po plotësohen tash e një vit pothuajse. Këto kushte për të cilat ne po luftojmë me u plotësu do të mund të mund realizohen brenda një periudhe një ditore apo dy ditore mirëpo po mungon vullneti politik për me i realizu kërkesat tona elementare me një far forme po tentohet që buxheti i shtetit dhe paraja publike me u kursy në kurriz të specializantëve[…] Kemi kërkuar takim dhe kemi prit nga ministri i Shëndetësisë që të realizoj premtimin e tij i cili ka thënë se në fillim të janarit do të realizojnë kërkesat tona por nuk janë realziu. Dhe mund të them se strategjia kryesore që po përdoret me i relaizu kërkesat tona është strategjia e premtimeve dhe unë u bëjë thirrje institucioneve që me ndërru këtë formë të strategjisë dhe strategjisë së premtimit me konvertu në strategjinë e veprimit drejt realizimit të kërkesave tona”, tha Zajmi.

Kërkesë tjetër ishte edhe se nëntë specializantët që vijnë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria të fitojnë të drejtën e pagesës për punë që ata bëjnë.

Specializantët kanë bërë të ditur që nuk do të ndalen së protestuari derisa të plotësohen kërkesat për ata po detyrohen të protestojnë. 

Lajmet

Cakolli: Fuqia politike matet me buxhetin që qeveriset, jo vetëm me numrin e komunave

Published

on

By

Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale, duke theksuar se peshën reale politike të partive duhet ta përcaktojë buxheti që ato do të menaxhojnë në nivel lokal, e jo vetëm numri i komunave të fituara.

Në një postim publik, Cakolli ka argumentuar se “fuqia politike nuk matet vetëm me numrin e komunave, por me madhësinë e përgjegjësisë që secila parti do të mbajë – pra, me buxhetin që do të qeverisë.”

Duke u bazuar në të dhënat e buxheteve komunale për vitin 2026, ai ka paraqitur përllogaritjet sipas partive:

LDK → 7 komuna me buxhet rreth €272 milionë

PDK → 6 komuna me buxhet rreth €195 milionë

LVV → 7 komuna me buxhet rreth €171 milionë

AAK → 5 komuna me buxhet rreth €119 milionë

Sipas Cakollit, këto shifra tregojnë se LDK-ja do të qeverisë rreth një të tretën e buxheteve komunale të Kosovës, ndërsa PDK dhe LVV kanë peshë të ngjashme, dhe AAK ruan pozicion të qëndrueshëm me komuna të mesme e buxhete solide.

“Matja mbi këtë premisë është ndër më objektivet për të analizuar ndikimin politik në nivel lokal,” ka përfunduar Cakolli./EO

Continue Reading

Lajmet

U.D. e ambasadores së BE-së në Kosovë për zgjedhjet: Dëshmi të demokracisë së Kosovës

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Bashkimit Europian në Kosovë, Eva Palatova mirëpriti zhvillimin “e rregullt dhe gjithpërfshirës” të rundit të dytë të zgjedhjeve në 18 komunat e vendit.

Ajo i konsideroi zgjedhjet lokale si dëshmi të demokracisë në Kosovë.

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti sonte zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 18 komuna të Kosovës, që shënuan përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë së Kosovës”, shkroi Zyra e BE-së mbrëmë në një postim në X./EO

Continue Reading

Lajmet

Fatmir Shehollit i vazhdohet masa e paraburgimit

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për spiunazh, raporton KosovaPress.

Këta e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e cila deklaroi se vazhdimi i masës së paraburgimit ka qenë kërkesës e Prokurorisë Speciale.

Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 07 nëntor 2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka deklaruar Gashi.

Fatmir Sheholli u arrestua më 9 tetor 2025 nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë nën dyshimet se ishte i përfshirë në spiunazh. Ndërsa, më 10 tetor Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte vendosur masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muajsh.

Sheholli, zyrtarisht përfaqësues i shoqërisë civile nga Instituti për Avancimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, është përfolur në media për lidhje me Serbinë. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor./KP

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta ish-trajneri legjendar i NBA-së

Published

on

Ka ndërruar jetë ish-trajneri legjendar i NBA-së, Lenny Wilkens në moshën 88-vjeçare dhe për vdekjen e Wilkens njoftoi familja e tij.

Wilkens, kishte qenë edhe lojtar në NBA, ku luajti ndër vite për skuadra si St.Louis Hawks, Seattle Supersonics, Cleveland Cavaliers dhe Portland Trailblazers, ku edhe i kishte menaxhuar si trajner.

Ndërsa suksesin e tij më të madh e kishte pasur si trajner, ku ishte shpallë kampion me Seattle Supersonics në vitin 1979.

Ai më pas menaxhoi edhe skuadrat si Atlanta Hawks, Toronto Raptors, New York Knicks dhe ishte pjesë e “NBA Hall of Fame”, për arritjet e tij historike në këtë ligë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara