Sport

​Zagklis: FBK është ndër më aktivet me ngjarje dhe organizime

Zagklis po qëndron në Kosovë për vizitë.

Published

on

Njeriu i parë i basketbollit në botë, Andreas Zagklis po viziton Kosovën, ku do të qëndrojë edhe nesër.

Zagklis fillimisht ka vizituar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), ku është takuar me drejtuesit e FBK-së, Arben Fetahun, kryetar i FBK-së dhe Elvira Dushkun, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së.

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës është njoftuar me stafin e FBK-së dhe ka parë nga afër zyrat se, ku punojnë dhe çfarë pune bëhet për basketbollin e Kosovës. Zagklis është shprehur shumë i kënaqur me pritjen që i është bërë.

“Ky është vit jubilar, pasi është 90 vjetori i themelimit të FIBA-s, ku po zhvillohen shumë aktivitete në mbarë botën dhe jam shumë i lumtur që sot gjendem në mesin tuaj. Federata e Basketbollit e Kosovës edhe pse është pranuar që një kohë të shkurtër, është ndër më aktivet me ngjarje dhe organizime. Ju dëshiroj shumë suksese për të ardhmen”, ka thënë Zagklis para stafit të FBK-së.

Ai së bashku me drejtuesit e FBK-së nga ora 14:30 në hotel “Sheraton” do të takohen me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Nga ora 20:00 do të ndjekë finalen e Superkupës Mbarëkombëtare në Mitrovicë mes Tiranës dhe Trepçës.

Ndërkohë, nesër (7 tetor) do të takohet me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama (nga ora 10:00 në Komunën e Prishtinës) dhe me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku (nga ora 11:00 në MKRS).

Sport

Holanda fiton bindshëm, Tunizia eliminohet pa pikë

Published

on

By

Holanda ka regjistruar një fitore të sigurt 3:1 ndaj Tunizisë në Kansas City, duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë të Grupit F me shtatë pikë.

Ndeshja nisi furishëm për holandezët, të cilët kaluan në epërsi që në minutën e tretë pas një autogoli të Ellyes Skhirit. Vetëm katër minuta më vonë, Brian Brobbey dyfishoi avantazhin, duke e çuar rezultatin në 2:0.

Tunizia u rikthye në lojë në minutën e 54-t me golin e Hazem Mastourit, por Holanda reagoi shpejt. Në minutën e 62-të, Jan Paul van Hecke vulosi fitoren me golin për 3:1.

Me këtë disfatë, Tunizia i humbi të tre ndeshjet e grupit dhe i jep fund paraqitjes në turne.

D.L

Continue Reading

Sport

Japonia pa humbje, Suedia kalon si e treta

Published

on

By

Japonia dhe Suedia kanë siguruar kualifikimin në fazën e nokautit të Kupës së Botës, pasi barazuan 1:1 në ndeshjen e fundit të Grupit F.

Takimi, i zhvilluar të premten në Arlington para rreth 70 mijë shikuesve, ishte vendimtar për renditjen përfundimtare të grupit. Japonia kaloi në epërsi në minutën e 56-të me golin e Daizen Maedës, ndërsa Suedia reagoi shpejt dhe barazoi gjashtë minuta më vonë, kur Anthony Elanga realizoi për 1:1.

Japonia e mbylli fazën e grupeve pa humbje, duke grumbulluar pesë pikë dhe duke siguruar vendin e dytë në grup. Ndërkohë, Suedia, që në kualifikime kishte përfunduar pas Kosovës, avancoi nga pozita e tretë me katër pikë.

Në fazën e nokautit kualifikohen tetë përfaqësueset më të mira të vendeve të treta nga 12 grupet e turneut, ndërsa Suedia ishte njëra prej tyre.

Për Japoninë, ky është kualifikimi i tretë radhazi nga faza e grupeve dhe i pesti në shtatë pjesëmarrje në Kupën e Botës.

Edhe Suedia vazhdon serinë pozitive, pasi ka kaluar fazën e grupeve në secilin prej katër edicioneve të fundit në të cilat është kualifikuar.

D.L

Foto: aljazeera

Continue Reading

Sport

Fitorja ndaj SHBA-së nuk i mjaftoi Turqisë për kualifikim

Published

on

By

Turqia e mbylli me fitore paraqitjen në Kupën e Botës, por suksesi 3:2 ndaj SHBA-së nuk mjaftoi për të siguruar një vend në fazën e nokautit.

Në ndeshjen e zhvilluar në Inglewood, të premten në mëngjes sipas kohës së Kosovës, turqit triumfuan falë një goli dramatik të Kaan Ayhan në minutën e 98-të. Megjithatë, dy humbjet e mëparshme ndaj Australisë dhe Paraguait rezultuan fatale për ekipin turk, që e mbylli garën në vendin e fundit të Grupit D me tri pikë.

SHBA-ja, pavarësisht humbjes, e ruajti pozitën e parë në grup me gjashtë pikë dhe avancoi në fazën tjetër. Australia u rendit e dyta me katër pikë, ndërsa Paraguai përfundoi i treti, gjithashtu me katër pikë, dhe pritet të sigurojë kalimin tutje si një nga ekipet më të mira të vendeve të treta.

Për Turqinë shënuan Arda Güler në minutën e 10-të, Burak Yılmaz në të 31-tën dhe Kaan Ayhan në minutën e 98-të. Për SHBA-në realizuan Auston Trusty në minutën e tretë dhe Sebastian Berhalter në minutën e 49-të.

Amerikanët, të cilët e kishin siguruar më herët kualifikimin, u paraqitën me një formacion të ndryshuar, duke aktivizuar nëntë lojtarë të rinj nga minuta e parë.

Turqia kishte udhëtuar drejt SHBA-së me pritshmëri të larta, pasi në plejof kishte eliminuar Kosovën, por dështimet në dy ndeshjet e para ia pamundësuan vazhdimin e garës.

Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Australia dhe Paraguai barazuan 0:0.

D.L

Foto:.theguardian

Continue Reading

Sport

Xhaka në qendër të polemikave, eksperti i referimit mbron vendimin e gjyqtarit

Published

on

By

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen ndaj Kanadasë, e vlefshme për Kupën e Botës 2026. Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 32-të pas një incidenti gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi.

Xhaka tentoi të ekzekutonte një ndërprerje, por nuk e goditi topin dhe në të njëjtin moment pati kontakt me sulmuesin kanadez Cyle Larin. Gjyqtari brazilian Ramon Abatti vendosi të ndëshkojë me karton të verdhë të dy lojtarët, pasi edhe Larin nuk kishte respektuar distancën e kërkuar gjatë ekzekutimit të goditjes së lirë.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, la të kuptohet se situata mund të ishte interpretuar ndryshe nga gjyqtari. Megjithatë, ish-gjyqtari i njohur zviceran dhe eksperti i referimit, Urs Meier, e mbështeti plotësisht vendimin e arbitrit.

“Kartoni i verdhë për të dy lojtarët ishte vendimi i duhur. Edhe unë do të veproja njësoj”, deklaroi Meier për mediat zvicerane.

Pavarësisht këtij episodi, Zvicra triumfoi ndaj Kanadasë dhe siguroi vendin e parë në grup, duke avancuar me sukses në fazën eliminatore të Kupës së Botës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara