Lajmet

​YIHR thirrje Qeverisë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Në Kosovë ende mungojnë eshtrat e mbi 1 mijë e 600 personave të cilët janë zhdukur në luftën e vitit 1998-99.

Published

on

Në shënim të 27 prillit Ditës së Personave të Pagjetur, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) sot ka zhvilluar aksion ku kanë vendosur 1 mijë e 620 lule në shenjë përkujtimi për personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Marigona Shabiu, drejtore ekzekutive e organizatës, ka thënë se çështja e personave të pagjetur po shtyhet shumë dhe shfrytëzohet për çështje politike. Ajo ka shtuar se kjo protestë ka për qëllim nxitjen ndaj Qeverisë së Kosovës, për të shtuar intensitetin e punës në zbardhjen e fatit e të gjithë të pagjeturve.

“Ne si organizatë çdo vit e shënojmë këtë ditë si thirrje e jona për të bërë presion publik ndaj Qeverisë së Kosovës, për të shtuar intensitetin e punës së saj në zbardhjen e fatit e të gjithë të pagjeturve në Kosovë. Aktualisht i kemi 1620 persona, të cilët figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Për ne kjo çështje është shumë shqetësuese. Edhe 23 vjet pas lufte, familjarët e këtyre personave vazhdojnë të presin për të ditur se çfarë ka ndodhur me familjarët e tyre. Ne konsiderojmë se kjo çështje po shtyhet shumë, dhe po politizohet si nga Qeveria e Kosovës si dhe nga ana e Qeverisë së Serbisë. Kërkesa jonë është që të mos përdoret si çështje politike për poenë politikë nga të dyja palët, por të trajtohet si çështje humane dhe personat që figurojnë akoma të zhdukur t’iu kthehen familjarëve të tyre dhe të dihet çfarë ka ndodhur më ta, pastaj të vazhdohet më tutje me vendosjen e drejtësisë për krimet që janë bëre ndaj këtyre personave”, ka thënë ajo.

Shabiu ka thënë se lulet e verdha simbolizojnë çështjen e personave të pagjetur.

“Vendosja e numrit 1620 me lule ngjyrë te verdhë, gjithashtu e kemi edhe vendosjen e ribonave është simbolikë e çështjes se personave të pagjetur, ngjyra e verdhë simbolizon në nivel ndërkombëtar çështjen e personave të pagjetur, andaj sot kemi vendosur t’i përfshimë qytetarët në shënimin e kësaj dite, në thirrjen e protestës sonë ndaj Qeverisë së Kosovës për të zbardhur fatin e personave të pagjetur”, tha Shabiu.

Në Kosovë ende mungojnë eshtrat e mbi 1 mijë e 600 personave të cilët janë zhdukur në luftën e vitit 1998-99. Gjatë vitit 2021 institucionet kosovare në bashkëpunim me ato serbe dhe Misionin Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) kryen gërmime në 9 lokacione të ndryshme në Kosovë dhe Serbi të cilat rezultuan me gjetjen e 24 personave që më pas iu dorëzuan familjarëve të tyre.

Continue Reading

lajme

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria dominon dhe mposht Finlandën 2-0, një pikë larg Ligës B

Published

on

By

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Finlandës me rezultat 2-0, duke dominuar plotësisht takimin dhe duke arkëtuar pikët e plota.

Sipas vlerësimeve të platformës statistikore “Sofascore”, lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall mesfushori Kristjan Asllani me notën 8.1, i ndjekur nga Ernest Muçi dhe Elseid Hysaj, të cilët u vlerësuan me nga 7.9. Në anën tjetër, te Finlanda paraqitjen më të dobët e pati Tenho, i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq, duke marrë notën 5.9.

Pas këtij triumfi, kuqezinjtë e kanë fatin në duart e tyre: në përballjen e radhës kundër Bjellorusisë, Shqipërisë i mjafton së paku një pikë për të siguruar zyrtarisht promovimin në Ligën B. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara