Lajmet

​Xheladini i LDK-së merr 51% të votave për kryetar të Dragashit

Xheladini ka fituar me 51.16% të votave.

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatin përfundimtar të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Dragashit, i cili e nxjerr fitues kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bexhet Xheladini.

Sipas rezultatit të KQZ-së, Xheladini ka fituar me 51.16% të votave duke e lënë prapa kandidatin e partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani i cili ka marrë 48.84% të votave.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se palët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) deri nesër më datë 17 dhjetor në orën 11:00.

“Bexhet Xheladini nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 6 mijë e 192 vota, 51.16% ndërsa Shaban Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës 5 mijë e 912 vota me 48.84%. Me tetë vota për shpallet rezultati për komunën e Dragashit. Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankesa në shpalljen e rezultatit Brenda 24 orëve duke filluar nga ora 11:00 deri nesër në orën 11:00 kanë të drejtë ankese”, ka thënë Radoniqi.

Vendimi i KQZ-së vjen pas përsëritjes së votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar nga kjo komunë dhe numërimit të fletëvotimeve.

Kujtojmë që më 14 nëntor 2021 është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. 

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara