Kronikë e zezë

​Vrasja e dy vëllezërve në Gjakovë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Bëhet fjalë për të dyshuarin, Gjon Gjokaj.

Published

on

Gjykata Themelore e Gjakovës njofton se i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Gjon Gjokaj, i cili dyshohet për vrasjen e dy vëllezërve nga fshati Madanaj dhe mbajtje pa autorizim të armës.

Siç njofton Gjykata, sipas kërkesës, “me datën 25 qershor 2023 rreth orës 20:20 min në fshatin Madanaj të Gjakovës, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin H. I. dhe B. I., nga fshati Madanaj dhe këtë për shkak të një kontesti pronësor””, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, ”Vrasja e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Në komunikatë thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, në seancën dëgjimore të mbajtur në ambientet e spitalit ku i pandehuri gjendet për trajtim mjekësor, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të rënda.

“I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 25 qershor 2023 dhe do të zgjasë deri më 25 korrik 2023”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. 

Lajmet

Arrestohet një grua në Vushtrri për dyshim në rrëmbim të të miturit

Published

on

Një grua është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për veprën penale “rrëmbim i të miturit”.

Sipas autoriteteve policore, arrestimi është realizuar në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ndërsa hetimet po vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje në Malishevë, Gjakovë dhe Graçanicë

Published

on

Tri raste të ndara të dhunës në familje janë raportuar në Malishevë, Gjakovë dhe Graçanicë, ku si pasojë janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Në Malishevë, më 10.06.2026 rreth orës 16:30, është arrestuar një i dyshuar kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë, në të njëjtën kohë, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Graçanicë, më 10.06.2026 rreth orës 02:00, ankuesja kosovare ka njoftuar se i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident trafiku me fatalitet në Prizren, humb jetën biçiklisti

Published

on

Ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture, të cilën e drejtonte një i dyshuar mashkull kosovar, dhe një biçiklete në rrugën “Faik Konica” në Prizren më 10.06.2026 rreth orës 09:58.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i biçikletës, viktimë mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku gjatë trajtimit ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Tentim vrasje ndaj një gruaje, arrestohet i dyshuari

Published

on

Sipas raportit policor, një grua ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga një i dyshuar mashkull kosovar në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur më 10 qershor 2026, rreth orës 11:20. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një mjet i mprehtë, i cili dyshohet se është përdorur gjatë sulmit.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe ka pranuar trajtim mjekësor psikiatrik. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara