Lajmet

​Vitia paralajmëron masa të reja anti-COVID

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa të reja anti-COVID. Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se sado që është lajm i mirë arritja e vaksinave, masat duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët.

Vitia tha se me të marrë detyrën kanë intensifikuar punën për sigurimin e vaksinave të tjera, për çka tha se janë në rrugë të mirë dhe se kanë marrë konfirmime nga kompani të tjera. Ai tha se shpreson që shumë shpejt do të përfundojnë të gjitha procedurat dhe vaksinat të vijnë sa më shpejt.

“Sado që është lajm i mirë që po mbërrin vaksinat masat të cilat janë në fuqi dhe masat të cilat do të ndërmerren në ditët në vazhdim në raport me situatën në terren është shumë e rëndësishme që të respektohen nga të gjithë ne dhe nga qytetarët”, tha ai.

Ai i është përgjigjur edhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, sa i përket planit të vaksinimit.

“Plani për vaksinim tani më veç është përpiluar edhe më herët, natyrisht fillon me punëtorët shëndetësorë ashtu siç janë informuar edhe qytetarët, kurse do të vazhdojë me personat mbi moshën 80-vjeçare dhe ne i kemi listat e këtyre personave. Janë diku rreth 30 mijë persona mbi moshën 80-vjeçare dhe natyrisht atyre nuk do t’iu kërkohet vetëm në platformë që të aplikojnë në platformën online, mirëpo do të kontaktohen dhe secili person mbi moshën 80-vjeçare sipas planit do ta marrë vaksinën në këtë kontingjent, duke vazhduar sipas këtij plani pastaj me moshat tjera në kontingjentet tjera që do të vijnë në vijim”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit njoftoi se arsyeja pse e ka marrë i pari vaksinën antiCOVID, është për shkak të reputacionit të lënduar të vaksinës AstraZeneca në botë. E siç tha ai, po të ishte vaksina e Pfizerit apo Moderna, nuk do ta merrte.

Vendi

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara