Lajmet

​Vitia: MSh ka iniciuar procedurën e kontraktimit të insulinave për periudhën katërmujore

Ai tha se blerja e këtyre insulinave kishte nisur në vitin e kaluar, por kjo procedurë ka pasur shumë probleme.

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se kjo ministri ka iniciuar procedurat për kontraktimin e insulinave për një periudhë katërmujore. Këtë deklaratë Vitia e bëri pas pyetjes parlamentare që adresoi në seancën e sotme deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj.

Ai tha se blerja e këtyre insulinave kishte nisur në vitin e kaluar, por kjo procedurë ka pasur shumë probleme.

“Inicimi i procedurës për kontraktim të insulinave ka filluar në vitin e kaluar kjo procedurë për shkak të shumë problemeve fatkeqësisht është e papërfunduar. Bazuar në ligjin e Prokurimit Publik, MSh e ka pasur të pamundur të filloj me procedurat për kontraktim të njëjtit produkt në kohë të njëjtë dhe me njoftimin nga departamenti i prokurimit 12.05/ 2021 se ka përfunduar procesi i vlerësimi dhe lënda është procedura. MSh ka kërkuar inicimin e procedurës së kontraktimit të insulinave për një periudhë katër mujore, kjo procedurë është në proces dhe presim që brenda muajit të kontraktohet sasi e mjaftueshme deri në përfundimin e procedurës së lartë cekur”, tha Vitia.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj tha se Kosova ka një qeveri dhe është shtet, prandaj tha se mos po teprohet duke u furnizuar me insulina dhe vaksina nga Shqipëria.

“Jeni ministër dhe duheni me bë zgjedhje sepse në vazhdimësi qytetarët po na drejtohen për mungesë të insulinave dhe qytetarët po detyrohen të gjendje zgjidhje në Republikën e Shqipërisë, mirë që e kemi Shqipërinë edhe për vaksina edhe për insulina, por mos po e teprojmë. E kemi një qeveri dhe një shtet dhe duhet t’i sigurojmë edhe vaksinat dhe insulinat”, tha ajo.

Lajmet

Aksident me fatalitet në Lluzhan, arrestohet shoferi

Published

on

By

Një aksident trafiku me pasojë fatale ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë një person.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, kur viktima u godit nga një veturë, drejtuesi i së cilës u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes pa iu ofruar ndihmë.

Viktima u dërgua me urgjencë në Qendrën Kliniake Universitare të Kosovës (QKUK), mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai ka ndërruar jetë të martën, më 25 gusht.

Ndërkaq, po më 25 gusht, organet e rendit kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin që po ngaste automjetin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Prezanton patentë shoferi të dyshuar si të falsifikuar në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është ndaluar në ANP “Adem Jashari” pasi gjatë kontrollit të dokumenteve personale dhe të automjetit ka prezantuar një patentë shoferi të lëshuar nga një shtet tjetër, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.

Me urdhër të prokurorit, dokumenti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Digjen tri vetura dhe një pjesë e shtëpisë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tri vetura dhe një pjesë e një shtëpie janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Selman Lokaj” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 01:10, ndërsa rrethanat e përhapjes së zjarrit ende nuk dihen.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.

Rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mosmarrëveshje në Podujevë, nxirret arma dhe konfiskohen 36 fishekë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje verbale në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, një person dyshohet se ka kanosur një tjetër, i cili më pas dyshohet se ka nxjerrë armën në praninë e tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 36 fishekë, një kuti përcjellëse me pajisje, si dhe lejen e armës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara