Sport

​Veteranët e Flamurtarit dhe Prishtinës ballafaqohen sot në 30 vjetorin e themelimit të FFK-së

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se sot do të zhvillohet ndeshja revyale ndërmjet veteranëve të Flamurtarit dhe Prishtinës për nder të 30 vjetorit të themelimit të kësaj federate. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 në stadiumin e Flamurtarit.

“Sot në orën 17:00 në stadiumin e Flamurtarit do të zhvillohet ndeshja revyale për nder të 30-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe fillimit të kampionatit të parë të pavarur të futbollit kosovar.

Ishte pikërisht 13 shtatori i vitit 1991, kur edhe pse në kushte tejet të vështira dhe nën okupimin e egër nga Serbia, drejtuesit e klubeve, futbollistët dhe punëtorët sportivë të asaj kohe me guxim dhe vendosmëri arritën të fillojnë garat në Kampionatin e parë të futbollit në Republikën e Kosovës.

Ndeshja hapëse ishte ajo ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës. Kësisoj, për çdo vit nën organizimin e FFK-së në shenjë përkujtimi për këtë datë të rëndësishme organizohet ndeshja ndërmjet veteranëve të Flamurtarit dhe veteranëve të Prishtinës, ku zakonisht paraqiten lojtarët që ishin pjesë e kësaj date historike, si dhe zyrtarët e asaj ndeshje”, njofton FFK-ja.

Sport

Aksident me motor për Vlade Divacin, legjenda e basketbollit shtrohet në spital në Mal të Zi

Published

on

Vlade Divac është përfshirë në një aksident me motoçikletë në Mal të Zi.

Sipas medias lokale “pobjeda.me”, legjenda e basketbollit evropian dhe botëror ka pasur një aksident me motoçikletën e tij në bregdetin e Malit të Zi.

Ai ra nga motoçikleta e tij pranë Lusticas dhe për shkak të lëndimeve që pësoi gjatë rënies, u desh të dërgohej në një spital aty pranë.

 

Continue Reading

Sport

Nora Gjakova, zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF!

Published

on

By

Nora Gjakova, krenaria e sportit kosovar, ka shkruar edhe një kapitull të ri në historinë e saj të jashtëzakonshme – këtë herë jo me medalje të arta, por me përfaqësim dhe ndikim ndërkombëtar, raporton KosovaPress.

Kampione Olimpike, medaliste botërore dhe evropiane, Nora është tashmë zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) – një trupë elitare që formëson të ardhmen e këtij sporti në rang global.

IJF ka vlerësuar jo vetëm sukseset e saj sportive, por edhe urtësinë, përkushtimin dhe ndikimin që ajo ka brenda dhe jashtë tatamit. Roli i saj i ri është thelbësor: të jetë zëri i xhudistëve nga e gjithë bota, të shtyjë për politika të drejta dhe të kontribuojë në zhvillimin e xhudos me vizion e integritet.

Ky është një hap historik edhe për Kosovën – për herë të parë një sportiste nga vendi ynë bëhet pjesë e vendimmarrjes në një organizatë kaq të madhe ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

Kosova në top-10 shtetet në Botërorin e xhudos

Published

on

Ekipi kosovar në xhudo e ka përmbyllur aventurën në Kampionatin Botëror të xhudos që u mbajt në Budapest të Hungarisë.

Kosova e mbylli si e 10-ta në renditje këtë Botëror, shkruan Gazeta Express.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 54 kilogramë, kurse Laura Fazliu u stolis me medaljen e bronztë.

Continue Reading

Sport

Botërori i klubeve gjithnjë më interesant

Published

on

Gjatë ditës së djeshme dhe natën vonë janë zhvilluar disa ndeshje shumë interesante në garat e Botërorit të klubeve.

Lionel Mesi tregoi se, pavarësisht se luan në një ligë më të dobët, është ende ai i vjetri. Me një gol të bukur, i dha fitoren ekipit të tij Inter Miami ndaj Portos me rezultat 2:1.

Në ndeshjen tjetër, Palmeiras mundi Al Ahlyn 2:0. Atletiko Madrid u rikthye te fitorja, duke mundur Seattle Sounders 3:1.

Befasi e mbrëmjes ishe humbja e Paris Saint-Germain ndaj ekipit Botafogo me rezultat 1:0.

Sot në orar janë dy ndeshje gjithashtu interesante. Nga ora 18:00, Benfika ndeshet me Aucklanin, ndërsa nga ora 20 takohen Flamengo-Chelsea.

 

Continue Reading

Të kërkuara