Lajmet

​Verifikimi i listave, KQZ thotë se do të veprojë sipas aktgjykimit të Kushtetueses

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të tregojë nëse në listat me kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës, ka emra të cilët nuk kanë të drejtë kandidimi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se përveç KGjK-së, sot u janë drejtuar edhe pesë institucioneve të tjera me kërkesën për verifikim të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt. Nga të njëjtat KQZ ka kërkuar që deri më 20 janar të përgjigjen rreth verifikimit.

“Germat ‘a’, ‘p’ dhe ‘q’ në nenin 29 theksojnë se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: a) gjykatës apo prokuror në Kosovë ose gjetkë; p) me anë të vendimit të gjykatës i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe q) i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit. Prandaj, kemi kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të na dërgojnë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë gjykatës; nëse janë subjekt i vendimit të gjykatës me të cilin i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe nëse janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit”, tha ai.

Në fund të vitit të kaluar, kur gjykata kushtetuese konstatoi se Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitime, deklaroi gjithashtu se çdo person që në tre vitet e fundit është dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë nuk mund të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme”, tha zëdhënësi i KQZ-së.

Institucionet nga të cilët po kërkohet të verifikohen emrat që janë në listat me kandidatë deputetë, kanë afat deri më 20 janar që t’i përgjigjen KQZ-së.

“Në frymën e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për bashkëpunim ndërinstitucional, ne kemi kërkuar nga këto institucione që në afatin më të shkurtër të mundshëm, por jo më vonë se më 20 janar 2021, në orën 12:00, të na përgjigjen në kërkesat tona për verifikim”, tha Elezi.

Këshilli Gjyqësor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes janë institucionet që do të bëjnë verifikimin e personave që janë në listat për kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara