Lajmet
Vendoset gurthemeli për fillimin e ndërtimit të QMF-së në lagjen “Arbëria” në Gjilan
Kryeministri Albin Kurti tha se në lagjen “Arbëria” tash e sa kohë ka pasur nevojë për një QMF.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNë lagjen “Arbëria” në Gjilan është vendosur gurthemeli për fillimin e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare. Ndërtimi i kësaj qendre është donacion nga Katari dhe do të ketë hapësirë prej më shumë se 370 metra katror. Gjatë së hënës, kur filluan punimet e QMF-së, u tha se në qendrën ekzistuese po ofrohen rreth 20 mijë shërbime në vit.
Kryeministri Albin Kurti tha se në lagjen “Arbëria” tash e sa kohë ka pasur nevojë për një QMF për shëndetin publik, për pacientët, për mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë.
“Shpresoj që me shkëlqesinë e tij, Ali bin Hamad Al Marri, do të vijmë sërish këtu që ta inaugurojmë hapjen e Qendrës së Mjekësisë Familjare pas ndërtimit. Pra të vijmë gjithmonë për gëzime e të mos kemi nevojë të vijmë për shërbime këtu. Mirëpo të gjithë ata të cilët janë të sëmurë apo pacientë do t’i kenë kushtet e duhura, në një hapësirë prej gjithsej 373 metra katrorë, ku do të ofrohen kujdesi i mjekëve dhe infermierëve tanë. Gjithashtu dua të falënderojë dhe kryetarin e komunës, Alban Hysenin për punën përgatitore që të vijmë deri tek kjo pikë ku do ta vëmë gurthemelin, ta inaugurojmë fillimin e punës drejt ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare për lagjen Arbëria në Gjilan”, ka deklaruar Kurti.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni theksoi se kjo është prej lagjeve më të mëdha të qytetit, ku përveç banorëve të lagjes ka frekuentim edhe nga banorë të fshatrave përreth.
“Janë diku rreth 20 mijë shërbime që ofrohen në vit në qendrën ekzistuese të mjekësisë familjare. Me ç’rast me infrastrukturë të re, mundësi më të mira, e kushte më shumë të favorshme edhe cilësia e shërbimeve do të rritet por edhe numri. Është një prej projekteve të para që e kemi nisur me organizatën, ndërkohë që projekte të reja presim edhe në të ardhmen”, tha Hyseni.
Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al marri në vendosjen e këtij gurthemeli tregoi se kjo është dhuratë nga populli i Katarit.
“Kjo qendër shëndetësore është dhuratë nga populli i Katarit për popullin mik të Kosovës. Marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe shtetit të Katarit janë solide dhe shumë të shkëlqyera. Dhe ne bëjmë gjitha përpjekjet të mundshme që këto marrëdhënie t’i zhvillojmë më tej. Jam shumë i lumtur që ky projekt nuk është i vetmi, kemi edhe një projekt tjetër po sot në të cilin do të vendosim gurthemelin. Prandaj, gjej rastin që të falënderojë kryeministrin dhe gjithë Qeverinë e Kosovës për facilitetet dhe lehtësimin e të gjitha punëve, operacioneve të cilat i zhvillon Katar Charity në Kosovë”, ka thënë ai.
Zëvendësdrejtori gjeneral i Katar Charity, Nawaf Al Hammadi në Kosovë tha se kjo qendër shëndetësore do t’i shërbejë komunitetit të këtij qyteti.
“Mesazhi im i fundit për banorët e Gjilanit dhe patjetër dhe qytetarëve të Kosovës është kjo qendër shëndetësore është dhuratë nga populli i Katarit për popullin e Kosovës, i cili meriton dhe besoj do të ketë mbështetje nga ana jonë. Shteti i Katarit, qeveri dhe popull kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me qeverinë dhe popullin e Kosovës dhe këto marrëdhënie do të kenë edhe më shumë zhvillime pozitive në të ardhmen”, deklaroi ai.
Gjatë ditës kryeministri Albin Kurti do të takohet me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni.
lajme
Dy çmime për studentët e UBT-së në Konventën e Industrisë së Drurit
Published
16 hours agoon
November 26, 2025By
Driton Iseni
Studentët e UBT-së kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në garën studentore të dizajnit, të zhvilluar në kuadër të Konventës së 8-të të Industrisë së Drurit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme për sektorin e përpunimit të drurit në Kosovë. Konventa, e organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, mblodhi profesionistë, ekspertë dhe studentë nga e gjithë vendi, duke krijuar një platformë të rëndësishme për prezantimin e ideve dhe inovacioneve në industrinë e drurit.
Në këtë aktivitet, të dy çmimet kryesore u fituan nga studentët e UBT-së: vendi i dytë u fitua nga Berna Salihu dhe vendi i tretë nga Diona Ukaj. Të dy projektet u vlerësuan për kreativitetin, funksionalitetin dhe elegancën e dizajnit, duke reflektuar përgatitjen profesionale dhe qasjen moderne të studentëve në këtë fushë.
Në këtë konferencë mori pjesë edhe Dekania e Fakultetit të Artit dhe Dizajnit në UBT, Ariana Gjoni, e cila përfaqësoi institucionin në emër të Rektorit të UBT-së. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet industrisë dhe institucioneve akademike, si dy shtylla kyçe për zhvillimin e sektorit të drurit dhe të dizajnit në Kosovë.
UBT ka ndërtuar ndër vite një model unik bashkëpunimi me industrinë e drurit, prodhimit dhe dizajnit. Institucioni beson se universiteti duhet të jetë i lidhur ngushtë me ekonominë reale, të prodhojë dije praktike dhe të kontribuojë në modernizimin e industrisë. Si rezultat, çdo vit më shumë se 90% e studentëve të UBT-së punësohen në këtë sektor, shpesh para diplomimit.
Suksesi i Bernës dhe Diona Ukajt përbën një dëshmi të talentit, përkushtimit dhe nivelit të lartë të përgatitjes së studentëve të UBT-së. Institucioni shpreh krenarinë për këtë arritje dhe riafirmon angazhimin për t’i mbështetur studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.
Lajmet
PDK arrin koalicion me “Listën për Familjen”
Published
18 hours agoon
November 26, 2025By
UBTnews
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë një koalicion me “Listën për Familjen”.
Kjo u bë e ditur në konferencën për media nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
“Sot kam kënaqësinë t’ju njoftoj që me z. Rrahmani dhe anëtarë të tjerë të listës Familja kemi bërë marrëveshje për koalicion dhe bashkëpunim para dhe paszgjedhor. Qëllimi i këtij koalicioni është që të bashkojmë forcat në funksion të asaj që të bëjmë progres dhe ta ndryshojmë gjendjen në vend, duke përfshirë ekonominë, drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, emergjencat, sigurinë dhe, normalisht, duke pasur kujdes edhe për mirëqenien dhe familjen. Jam i bindur që ky është një koalicion i qëndrueshëm dhe se do të kemi sukses. Normalisht që do të kemi pjesëmarrje nga lista Familja në listën zgjedhore të PDK-së. Është vlerë e shtuar çdo kandidat për deputet që do të jetë në listën e përbashkët”, tha ai./EO
Lajmet
Zemaj: Çdokush që e ka nis luftën kundër aparatit shtetëror të okupimit serb e ka nis përmes LDK-së
Published
18 hours agoon
November 26, 2025By
UBTnews
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media për zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme që do të mbahen me 28 dhjetor.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj tha se pjesëmarrja e mërgatës në procesin e votimit është legjitimim dhe forcim i demokracisë në vend.
“Mërgata e Kosovës ka qenë gjithmonë shtylla e proceseve shtet-ndërtuese. Në ditët më të vështira mërgata ishte krah nesh, në momentet më vendimtare ishte zëri i arsyeshëm dhe i vendosur për të mirën e vendit tonë. Ne i bëjmë thirrje mërgatës të jenë pjesë e këtij procesi jetik. LDK do të mbrojë çdo ditë të drejtën e mërgatës për t’u regjistruar për të votuar dhe për t’u trajtuar me dinjitet që ata e meritojnë. Asnjë pengesë politike asnjë tendencë për bllokadë dhe asnjë vijë partie nuk mund ta ndalë të drejtën demokratike të mërgatës sonë dhe integritetin e votës së tyre. Jemi të bindur që me pjesëmarrjen e mërgatës ky proces do të jetë më i fortë më legjitim dhe më përfaqësues për të gjithë qytetarët të Republikës së Kosovës“, tha Zemaj.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës tha se Lëvizja Vetëvendosje ka shfaqur nga fillimi tendencën për siç thotë ai kapjen e bordit të televizionit publik.
“Tash 5 vite po bëhen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje dhe e cila nga dita e parë e marrjes së mandatit në Kuvendin e Kosovës ka shpërfaqur hapur tendencën për kapjen e bordit të RTK gjë të cilën e ka arrit me shumicë votash dhe përmes bordit ka vendos njerëz që janë militantë të LVV dhe sot po udhëheqin RTK-në. Kjo ka qenë fatkeqësi edhe për televizionin publik edhe për redaksinë editoriale të cilën në vazhdimësi është kritikuar përmes lajmeve të porositura dhe të njëanshme“.
Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është baza themelore e shtetit pasi sipas tij aktivitetet kundër okupimit serb kanë nisur përmes LDK-së.
“LDK mund ta them me përgjegjësi të plotë, është baza themelore e shtetit dhe demokracisë në këtë vend, nga viti 1989 e deri më sot. Çdokush që e ka nis luftën kundër aparatit shtetëror të okupimit serb e ka nis përmes LDK, dikush përmes forumit të rinisë dikush përmes luftës çlirimtare dhe dikush pas shtet-ndërtimit apo edhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, tha Zemaj.
Kujtojmë se sot ka nisur regjistrimi i votuesve jashtë vendit të qytetarëve të Kosovës./KP
Lajmet
Kamioni përplaset me dy vetura në Llaushë të Skenderajt
Published
18 hours agoon
November 26, 2025By
UBTnews
Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti rrugor sot në Llaushë të Skenderajt.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicë, Avni Zahiti ka konfirmuar se në këtë aksident ishin të përfshira një kamion dhe dy vetura.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Llaushë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti./KP
Countdown-i i “Fest 64” ka nisur, festivali që elektrizon fundvitin
Si t’i bëni peshqirët sërish të butë me një produkt krejt natyral?
Mos e pini kafenë në çdo orar, ja koha më e mirë sipas ekspertëve
Dy çmime për studentët e UBT-së në Konventën e Industrisë së Drurit
Hidhet shorti i Kupës së Kosovës
Shëro aneminë me këto ushqime të fuqishme
Rita Ora feston ditëlindjen e 35-të
Kina zbulon depozitën më të madhe të arit në historinë e saj
PDK arrin koalicion me “Listën për Familjen”
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës
