Lajmet

​Varhelyi: Marrëveshja Kosovë-Serbi urgjente, palët të jenë konstruktive

Varhelyi ritheksoi mbështetjen e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Published

on

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është urgjente. Vetëm në këtë formë, sipas tij iu mundësohet dy shteteve të avancojnë në rrugët e tyre drejt BE-së, derisa kërkoi konstruktivitet nga dy palët.

Në konferencën për medie, pasi u publikuan raportet vjetore për vendet e Ballkanit Perëndimor, Varhelyi ritheksoi mbështetjen e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kosova ka gëzuar stabilitet politik gjatë gjithë vitit, dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre në rrugën evropiane. Gjatë periudhës raportuese, Kosova ka bërë përpjekje për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe ka intensifikuar luftën kundër korrupsionit. Sa i përket liberalizimit të vizave, komisioni qëndron prapa vlerësimit të korrikut të vitit 2018, se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet. Propozimi është ende në pritje në këshill, siç e dini, dhe ne mirëpresim që diskutimet janë gati të rifillojnë. Ne po mbështesim diskutimet me përditësimin teknik të vlerësimit tonë. Marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë është urgjente dhe vendimtare për t’i mundësuar Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre përkatëse drejt BE-së. Sigurisht që ne po e mbështesim këtë proces, por ne kemi nevojë për angazhim të plotë si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina në mënyrë konstruktive, që ky dialog të jetë i suksesshëm”, tha ai.

Komisioneri për zgjerim po ashtu kërkoi nga Serbia që të shtojë përpjekjet e saj në përafrim të pozicioneve me BE-në në politikën e jashtë, sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë.

“Në kontekstin aktual gjeopolitik është gjithashtu e qartë se Serbia duhet të shtojë përpjekjet e saj në përafrimin me pozicionet e BE-së në politikën e jashtme, duke përfshirë deklaratat dhe sanksionet në përputhje me kornizën negociuese… Nuk thashë se janë pezulluar, jo, nuk do të ishte e drejtë të them, përkundrazi, reformat po avancojnë dhe kështu negociatat e anëtarësimit, nuk janë pezulluar, por nëse Serbia do të donte për të përshpejtuar anëtarësimin e saj, sigurisht që do të ishte adresimi i çështjes së përafrimit të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), sepse kjo mund të krijojë një atmosferë mjaft pozitive në anën e shteteve anëtare për të përshpejtuar ritmin e negociatave”, tha ai.

Komisioni Evropian sot publikoi raportin vjetor për Kosovën dhe vendet të tjera të bashkimit Evropian.

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24- orësh, ngjarja është raportuar rreth orës 19:00, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor.

Pas ekzaminimit fillestar, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës burrë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti aktualisht po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen” deri në pranimin e rezultateve mjeko-ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Të kërkuara