Lajmet

​Vaksina e AstraZeneca aprovohet për përdorim

Published

on

Vaksina ndaj koronavirusit e krijuar nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit, është aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo shënon një pikë kthese të madhe dhe do të çojë në një zgjerim masiv në fushatën e imunizimit të Mbretërisë së Bashkuar, e cila synon ta kthejë jetën në normalitet.

Britania e Madhe ka porositur 100 milionë doza nga prodhuesi AstraZeneca – të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milion njerëz.

Miratimi nga rregullatori i ilaçeve, do të thotë që vaksina është e sigurt dhe efektive.

Vaksina Oxford-AstraZeneca u krijua në muajt e parë të vitit 2020, testuar tek vullnetari i parë në prill dhe që atëherë ka kaluar nëpër prova klinike në shkallë të gjerë që përfshijnë mijëra njerëz.

Vaksina e AstraZenecas është e dyta që aprovohet në Mbretërinë e Bashkuar, pasi vaksinës Pfizer-BioNTech iu dha “drita jeshile” në dhjetor.

Më shumë se 600 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar janë vaksinuar që kur Margaret Keenan u bë e para në botë që mori vaksinën.

Por vaksina Oxford-AstraZeneca do të çojë në një rritje të konsiderueshme të vaksinimit pasi është e lirë dhe prodhohet lehtë në masë.

Ajo mund të ruhet në frigorifer standard, ndryshe nga Pfizer/BioNTech që ka nevojë për ruajtje në temperaturë ultra të ftohtë: -70 gradë Celsius.

Lajmet

​De Bruyne mbyll vitin 2025, dyshohet për një dëmtim të rëndë

Published

on

Kevin De Bruyne rrezikon ta mbyllë para kohe vitin 2025 pas lëndimit të pësuar në ndeshjen Napoli–Inter.

Mesfushori belg u detyrua të largohej nga fusha menjëherë pas shënimit të golit nga penalltia, pasi ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe më pas u pa me paterica në pankinë.

Sipas Gazzetta dello Sport, dyshohet për një këputje të rëndë në bicepsin femoris, e cila mund ta mbajë jashtë fushave për disa muaj. Napoli shpreson që dëmtimi të mos ketë prekur zonën ku lojtari u operua në vitin 2023 gjatë kohës së tij te Manchester City.

Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, De Bruyne mund t’i nënshtrohet një operacioni, gjë që do ta detyronte të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Edhe në rastin më të mirë, ai pritet të qëndrojë jashtë për dy ose tre muaj, duke i dhënë fund praktikisht vitit 2025.

Napoli ndërkohë mund të detyrohet të bëjë ndryshime në listën e Ligës së Kampionëve, me mundësi që në vend të belgut të përfshihet njëri mes Marianuccit apo Mazzocchit. Rezultatet e ekzaminimeve priten të përcaktojnë kohën e rikuperimit të mesfushorit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi shkarkon trajnerin Tudor

Published

on

Humbja ndaj Lazios i ka kushtuar trajnerit Igor Tudorit, ku klubi bardhezi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kroat pas një serie rezultatesh të dobëta në fillim të këtij sezoni.

Sipas La Gazetta dello Sport detyrën e përkohshme të trajnerit do ta marrë Massimo Brambilla, deri në emërimin e pasardhësit të ri.

Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe ndodhet aktualisht në vendin e tetë të renditjes.

Në fazën e grupeve të Champions League, bardhezinjtë kanë siguruar vetëm dy pikë në tre takime, çka ka thelluar krizën e skuadrës torineze./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vihen nën mbrojtje Liqeni i Ujmanit dhe Mali Mokna

Published

on

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë vënë nën mbrojtje Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit. 

Ai ka thënë se javën e kaluar ka nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të “Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit”, i cili sipas tij është nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në Kosovë.

“Me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor. Pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka shkruar se zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, siç ka thënë duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit

Published

on

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ende nuk ka marrë ndonjë vendim sa i përket kërkesës së Listës Serbe rreth formës së zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Nga Kushtetuesja kanë thënë se kjo kërkesë është ende në shqyrtim.

“Kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara