Sport

​UEFA e përjashton Tottenhamin nga Liga e Konferencës

Ky rezultat sheh Tottenhamin të përfundojë i treti në Grupin G.

Published

on

Tottenham Hotspur është ka mbetur jashtë Ligës së Konferencës të Evropës pasi paneli disiplinor i UEFA-s i dha fitoren në tavolinë (3-0) skuadrës franceze Rennes pasi ndeshja u anulua për shkak të COVID-19.

Ky rezultat sheh Tottenhamin të përfundojë i treti në Grupin G, tre pikë prapa skuadrës holandeze Vitesse Arnhem, e cila kalon në fazën eliminatore ku do të luajë me Rapid wienan.

“Spursat” nuk ishin në gjendje ta zhvillonin ndeshjen kundër Rennes, për shkak të numrit të madh të rasteve me coronavirus.

“Ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës së Evropës 2021/22 midis Tottenham Hotspur FC dhe Stade Rennais FC, që fillimisht ishte planifikuar të luhej më 9 dhjetor 2021, nuk u zhvilluar për shkak të problemeve brenda skuadrës angleze, e cila për këtë arsye mendohet se e ka humbur ndeshjen 0-3 në përputhje me Aneksin J.3.1 të Rregulloreve të Ligës së Konferencave të UEFA Europa (Sezoni 2021/22).”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga UEFA.

Sport

Anglia dhe Argjentina përballen sonte për biletën e finales

Published

on

By

Gjithçka është gati për një spektakël të madh futbollistik. Anglia dhe Argjentina do të përballen sonte në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, në një duel ku vetëm njëra prej tyre do të sigurojë vendin në finalen e madhe, aty ku tashmë pret Spanja, e cila eliminoi Francën.

Përballja pritet të jetë jashtëzakonisht e fortë, pasi të dyja kombëtaret kanë treguar cilësi dhe karakter gjatë gjithë turneut. Anglia synon të rikthehet në finalen e Botërorit dhe të vazhdojë ëndrrën për trofeun e shumëpritur, ndërsa Argjentina kërkon një tjetër finale, duke u mbështetur te përvoja dhe mentaliteti fitues që e ka karakterizuar në ndeshjet eliminatore.

Të dyja skuadrat kanë kaluar pengesa të vështira për të arritur në mesin e katër kombëtareve më të mira të botës, ndërsa sonte nuk do të ketë vend për gabime. Një moment magjik, një gol apo një pritje vendimtare mund të përcaktojë ekipin që do të përballet me Spanjën në finalen e madhe.

Me yje në të dyja kampet dhe me miliona tifozë që do ta ndjekin sfidën nga e gjithë bota, kjo gjysmëfinale premton emocione, ritëm të lartë dhe futboll të nivelit më të lartë. Fituesi do të sigurojë biletën për finalen, ndërsa humbësi do të duhet të kënaqet me ndeshjen për vendin e tretë.

D.L

Continue Reading

Sport

FIFA pritet të gjobisë lojtarët dhe trajnerët që kritikuan gjyqtarët

Published

on

By

Lojtarët dhe trajnerët që kanë kritikuar publikisht gjyqtarët gjatë Kupës së Botës mund të përballen me masa disiplinore dhe gjoba nga FIFA pas përfundimit të turneut.

Sipas një gazetari të The Athletic, të cituar nga mediumi kroat Jutarnji, përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ai i Egjiptit, Hossam Hassan, si dhe mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji, janë ndër emrat që kanë shprehur kritikat më të ashpra ndaj arbitrimit.

Burime pranë FIFA-s kanë bërë të ditur se organi qeverisës i futbollit botëror nuk dëshiron të komentojë procedurat disiplinore aktuale apo të mundshme. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, nuk përjashtohet mundësia që pas përfundimit të Kupës së Botës të ndërmerren masa ndaj atyre që kanë shkelur rregulloret disiplinore.

Vendimi për çdo sanksion do të bazohet në raportet e gjyqtarëve dhe në vlerësimin e rrethanave të secilit rast.

FIFA ka vepruar në mënyrë të ngjashme edhe pas Kupës së Botës në Katar në vitin 2022, kur sanksionoi disa federata për shkelje të ndryshme disiplinore.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U20 shënon fitoren e parë në Evropian, mposht bindshëm Armeninë

Published

on

By

Përfaqësuesja U20 e Kosovës ka regjistruar fitoren e parë në FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B, pasi mposhti bindshëm Armeninë me rezultat 86:67, në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve.

Dardanët e rinj zhvilluan një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë takimit, duke dominuar në parket dhe duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Loja e organizuar në sulm dhe mbrojtja e fortë i siguruan Kosovës një fitore të merituar.

Më i dalluari në radhët e Kosovës ishte Erolt Rrahmani, i cili e përfundoi ndeshjen me 15 pikë dhe 18 kërcime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Noa Istrefi me 18 pikë, ndërsa Mal Tusuni realizoi “double-double” me 12 pikë dhe 10 kërcime.

Kjo fitore i jep moral dhe vetëbesim ekipit të Kosovës për sfidat e radhës në Kampionatin Evropian U20, Divizioni B.

D.L

Continue Reading

Sport

FC Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Published

on

By

Ëndrra e FC Dritës për të vazhduar rrugëtimin në UEFA Champions League mori fund në raundin e parë kualifikues, pasi kampionia e Kosovës u mposht 3:2 nga Kauno Žalgiris në ndeshjen e kthimit, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas barazimit 1:1 në takimin e parë, sfida e kthimit ishte mjaft e luftuar dhe e mbushur me emocione, ndërsa fituesi u vendos vetëm në minutat shtesë, kur mysafirët realizuan golin e fitores nga pika e bardhë.

Kauno Žalgiris kaloi në epërsi në minutën e 9-të me golin e Vykintas Slivka. Drita reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin në minutën e 21-të përmes Igball Jasharit. Në pjesën e dytë, Arb Manaj realizoi në minutën e 53-të për t’i dhënë epërsinë kampiones së Kosovës dhe për të rikthyer shpresat për kualifikim.

Megjithatë, skuadra lituaneze nuk u dorëzua. Vykintas Slivka shënoi golin e barazimit në minutën e 82-të, ndërsa në minutën e 94-t, Amine Benchaib u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke vulosur fitoren 3:2 dhe kualifikimin e Kauno Žalgiris në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Me këtë disfatë, Drita i jep fund rrugëtimit në Champions League dhe tashmë do ta vazhdojë garimin në UEFA Conference League.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara